Ahmetaj zbardh përgjimin: Po bëhet trafik armësh, vijnë nga Afrika paketohen në Shqipëri, marrin rrugët ...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Policisë Shkodër, për arrestimin e Barush (Bajram) Bregut pak ditë më parë, i dyshuar si “ushtar” i Ibrahim Licit dhe për një vrasje të dyfishtë në përplasjen mes grupeve rivale në qytetin verior.
Gjatë ndjekjes nga një patrullë e “Shqiponjave”, Bregu ka qëlluar në ajër me qëllim kanosjen e uniformave blu dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Policia e Shkodrës në atë operacion sekuestroi gëzhojën e plumbit me të cilën dyshohet se ka qëlluar Bajram Bregu ndërsa sekuestroi edhe një pistoletë me dollap që u gjet afër vendit të ngjarjes.
Pavarësisht kësaj gëzhoja nuk korrespondon me pistoletën e gjetur duke shtuar dyshimet se Bajram Bregu ka pasur edhe një pistoletë tjetër prej të cilës ka qëlluar dhe e ka marrë me vete gjatë arratisjes.
Policia edhe pse mbërriti me shpejtësi në vendngjarje nuk arriti të arrestojë Bajram Bregun, i shpallur në kërkim edhe më përpara për vepra të tjera penale sepse ia doli që t’i shpëtojë ndjekjes. Sipas dyshimeve ky shtetas ka përdorur dyert e brendshme përmes oborreve dhe bahçeve në lagjen “Kiras” për t’u arratisur dhe duke i shpëtuar prangosjes.
Në këtë operacion policia arrestoi shtetasi Ervis Baba, 43 vjeç, pasi ishte drejtuesi i automjetit ku ndodhej Bajram Bregu. I arrestuari bashkë me një 17-vjeçar nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndaluar dhe shtoi shpejtësinë e makinës.
Dyshohet se në një rrugicë në lagjen “Kiras” shtetasi Bajram Bregu ka zbritur nga ky automjet dhe duke vrapuar ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë. Pas pak minutash policia e Shkodrës rrethoi zonën, por i dyshuari arriti që të arratisej duke i shpëtuar arrestimit të policisë.
Gjatë marrjes në pyetje 43-vjeçari Ervis Baba ka mohuar se ka njohje me Bajram Bregun. Ai shprehet se nuk e ka idenë se kush ka qenë në automjetin e tij.
I prangosuri i tha policisë se “duke ecur në rrugë një person i ka nxjerrë dorën rastësisht” dhe se ka ndaluar duke e marrë në automjet por sipas tij nuk e ka idenë se kush është personi që mori në makinën e tij duke thënë se nuk e di nëse ishte Bajram Bregu apo dikush tjetër.
“Një person më nxori dorën në rrugë teksa po ecja me makinë. U ndala dhe e mora por unë nuk e njoh se kush ishte. Nuk e kam idenë se kush është ai person pasi nuk kam asnjë lidhje me të. Thjeshtë e mora rastësisht teksa po ecja me makinë”, mësohet të ketë thënë 43-vjeçari Baba për policinë e Shkodrës.
Ndërkohë shtetasi tjetër 17 vjeç po ashtu nuk ka dhënë asnjë detaj për policinë e Shkodrës duke pasur një heshtje totale.
Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një fabrikë për përpunimin e ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, me pasojë një person të plagosur. Ngjarja u shë...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar më 6 mars në gjimnazin “Sulejman Delvin...
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 20 maj për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt. Mësohet se kryebashkiaku i Tiranës i ë...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma për përfitime në mënyrë abuzive n&eum...
Sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. ...
Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore që synon uljen e menjëhershme të çmimit të karburante...
Banorë të zonës së Rrjollit protestuan para ambienteve të SPAK, duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik n&e...
Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në Lindjen e Mesme po ndikon edhe ...
Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të rritet në mënyrë galopante, duke kërcënuar të thyejë rekordi...