AKTUALITET

“Qëllova për vetëmbrojtje”/ Vrasja e Anastas Qatos në Belgjikë, nis gjyqi për autorin (EMRAT)

E.D Përditësimi i fundit 8 Shtator 2024, 13:58

“Qëllova për vetëmbrojtje”/ Vrasja e Anastas Qatos

BRUKSEL- 46-vjeçari shqiptar Mikel Mehmetaj është në gjyq para Gjykatës së Assencës së Brukselit për vrasje dhe tentativë vrasje të kryera në vitin 2015 përballë një kafeneje në Rue de Malines. 46-vjeçari thotë se ka qëlluar për tu mbrojtur pasi është goditur me thikë.

“Nëse nuk shkova në spital apo në polici ndodhi se kisha frikë”, deklaroi ai. 

Mikel Mehmetaj, 46-vjeçari shqiptar, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje pasi qëlloi dy persona jashtë një kafeneje në Rue de Malines në Bruksel në shtator 2015. Ai pretendoi se kishte vepruar në vetëmbrojtje, pasi u godit me thikë. Gjithashtu juristët dhe palët në gjykim i bënë të akuzuarit pyetje të ndryshme në seancën që filloi të premten rreth orës 15:00. Disa anëtarë të jurisë i kërkuan atij detaje në lidhje me armën që posedonte dhe lëndimet që ai tha se kishte pësuar.

“Po, unë dija të mbaja armën, sepse në Shqipëri kishte luftë. para se të përdorja armën, kam marrë dy plagë me thikë në gjoks. Nëse nuk shkova në spital apo në polici, ishte nga frika, duke ditur se nga vija, domethënë nga Shqipëria”, tha Mehmetaj. 

I akuzuari ka treguar gjithashtu se ka punuar si “truprojë” e personit të quajtur Kristo, pronar i kafenesë “Au DM”, përballë së cilës kanë ndodhur ngjarjet. Ai tha se për këtë detyrë paguhej disa qindra euro në muaj. Më tej i akuzuari ka shpjeguar se arma që ka përdorur për të qëlluar mbi viktimat është e Kristos.

Më 26 shtator 2015 rreth orës 08:20, një patrullë nga zona e policisë Bruksel-Capital/Ixelles u thirr për të shtëna me armë para kafenesë “Au DM”, rue de Malines në Bruksel. Një burrë, Anastas Qato, ishte shtrirë në tokë. Ai kishte marrë disa predha në gjoks. Ai vdiq nga plagët e marra. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i këtij të fundit, Artani.

Sipas dëshmive të caktuara të raportuara gjatë hetimeve, personi i quajtur Vani, Mikel Mehmetaj si dhe Anastas dhe Artan Qato që të katër punonin në disa kafene, mes të cilave edhe “Au DM”, në pronësi të personit të quajtur Kristo. Dyshohet se këto lokale shërbenin veçanërisht për të mbuluar apo justifikuar të ardhurat që vinin nga trafiku i drogës.

Në janar 2019, hetuesit identifikuan një të dyshuar bazuar në informacionet e autoriteteve shqiptare. Ishte Mikel Mehmetaj, i njohur për trafik droge. Më pas ai u shtrua në spitalin e Tiranës, kryeqyteti shqiptar, pasi mbeti viktimë e një tentativë vrasjeje ndaj personit të tij.

Më 20 tetor 2020, Mikel Mehmetaj u arrestua në Maqedoninë e Veriut dhe më pas u transferua në Belgjikë. Ai ka rrëfyer se është autori i të shtënave që vranë Anastas Qaton dhe plagosën Artan Qaton. Ai tha se veproi për të mbrojtur veten pasi u godit me thikë. Nuk shkova për mjekim në Bruksel, tha ai, dhe u largova në Shqipëri. Gjyqi do të vazhdojë të hënën.

Artikuj te sugjeruar

r.ll AKTUALITET 8 Shtator08:06

Qeveri ulu: 4!

foto ilustruese TIRANË- Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë