anija libra e marines italiane
ITALI- Nga e hëna "Libra", anija e Marinës, do të kthehet në stacionin e saj 20 milje nga Lampedusa për të patrulluar ujërat dhe për të mirëpritur emigrantët e shpëtuar në Mesdhe për të kryer kontrollin e parë në bord dhe më pas për të transportuar për në Shqipëri, vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta sipas legjislacionit italian.
Në thelb, Gjykata e Romës vendosi se procedura e përshpejtuar e kufirit nuk mund të zbatohet për emigrantët që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian. Tani është e qartë, për Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, nuk vend nuk mund të përcaktohet i sigurtë, nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.
Prandaj nëse do të ndiqeshin kriteret e Gjykatës së BE-së, Roma do të duhej të rishikonte listën e saj të vendeve të sigurta, duke përjashtuar për shembull Tunizinë, Egjiptin apo Bangladeshin nga ku vijnë shumica e azilkërkuesve. Kjo do të ishte fundi i projektit “Albania”.
Ndërkohë pas nisjes dhe kthimit mbrapsht të grupit të parë të emigrantëve në tetor, pas përplasje së mëvonshme kokë më kokë me gjyqësorin, sherrin e nxehtë politik dhe polemikat mbi kostot e operacionit, qeveria italiane po përpiqet sërish të vijojë me zbatimin e marrëveshjes, e forcuar kësaj here nga një lëvizje e duhur.
Më 21 tetor, qeveria e Giorgia Melonit miratoi një dekret ligjor që shënon përmirësimin e listës së saj të "vendeve të sigurta", e cila kaloi nga normë dytësore në primare, me qëllim që ta forcojë dhe ta imponojë si prioritare, në hierarkinë juridike, në raport me udhëzimet e Gjykatës Evropian
A do të ketë sukses nisja e dytë? Në realitet, mund të mos mjaftojë të vazhdohet pa pengesa dhe polemika të tjera. Të martën e kaluar mbërriti dokumenti i parë zyrtar që vë në dyshim legjitimitetin e këtij vendimi: Gjykata e Bolonjës, duke shqyrtuar një ankesë të paraqitur nga një tridhjetë vjeçar nga Bangladeshi, të cilit i ishte refuzuar azili, i kërkoi Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të përcaktonte nëse dekreti i qeverise nuk duhet të zbatohet duke qenë se kriteret e përdorura nga qeveria në përcaktimin e një vendi "të sigurt" bien ndesh me ligjin evropian. Kjo është për të shmangur rrezikun e një deportimeve në shkelje të parimit të mos-kthimit, parim ky thelbësor i të drejtës ndërkombëtare.
Ndërkohë kampet emigrantëve në Shëngjin dhe tre objektet e akomodimit në Gjadër, ai për azilkërkuesit, ai për emigrantët që do të riatdhesohen e burgu, prej dy javësh kanë mbetur pa “mysafirë” por të populluar nga thuajse 300 punëtorë: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët. Një tjetër shenjë se pavarësisht fillimit “ters” qeveria italiane është e vendosur të ecë përpara është komunikimi që u shfaq dje në faqen e Ministrisë së Drejtësisë për kontratën e pastrimit në kampin në Gjadër që i është caktuar një kompanie nga Tirana, "Pastrime Silvio", ku do të paguhet 48 mijë euro për 6 muaj./Corriere della Sera
marreveshja me italine per emigrantet qeveria e giorgia melonit
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
2 Nëntor08:09
A është Shqipëria gati t'i presë? Potenciali i rikthimit të emigrantëve, ende nuk ka një shifër të saktë të tyre
foto ilustruese
TIRANË- Mungesat në tregun e punës dhe rritja e pagave në dy vitet e fundit mund të frenojnë largimin e t&eum...
r.ll
AKTUALITET
2 Nëntor08:09
BE shpall me prioritet investimin në hekurudhat shqiptare pjesë e rrjetit kryesor europian
foto ilustruese
TIRANË- Dy linja hekurudhore shqiptare Durrës-Hani i Hotit dhe Rrogozhinë – Maqedoni e Veriut u shpallën pjes&eum...
r.ll
AKTUALITET
2 Nëntor08:09
Kushte të qëndrueshme atmosferike, zbuloni si pritet të jetë moti sot
foto ilustruese
TIRANË- Ashtu siç po ndodh prej disa ditësh tashmë edhe për këtë fundjavë vendi ynë do t&eum...
r.ll
AKTUALITET
1 Nëntor22:55
La Repubblica: Policët italianë të kampeve të Gjadrit dhe Shëngjinit do rrinë në hotel me 5 yje, qeveria do paguajë 9 milionë për 1 vit
foto ilustruese
ITALI- Mediat italiane i kanë kushtuar vazhdimisht artikuj dhe shkrime zbatimit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqip&e...
E.D
AKTUALITET
1 Nëntor22:40
Mesazhi nga Tirana i ambasadores izraelite për liderin e ri të Hezbollah: Do shkosh te paraardhësit nëse sulmon Izraelin
TIRANË- Ambasadrorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, tha se nuk duan që të fillojmë një luftë me Iranin, por t...
E.D
AKTUALITET
1 Nëntor21:39
U kapën me kokainë me vlerë 29 000 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali
ITALI- Policia italiane arrestoi dy shqiptarë, të moshës 38 dhe 31 vjeç, për posedim me qëllim tregtimin e kokainës. Nj&e...
E.D
AKTUALITET
1 Nëntor20:29
Vazhdojnë luftimet në Gazë, dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite
GAZA- Dyzet e shtatë palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, shumica prej tyre fëmijë dhe gra, nga ...
r.ll
AKTUALITET
1 Nëntor20:17
Nxorri armën e shërbimit në spital gjatë një vizite mjekësore, AMP pezullon nga detyra policin në Gjirokastër
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra një punonjës policie në Gjirokastër, pas...
E.D
AKTUALITET
1 Nëntor18:03
Aksidenti i trefishtë në aksin Pogradec-Lin, dy persona përfundojnë në spital
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin, në zonën e njohur si Guri i Kuq. Mësohet se në ...
r.ll
AKTUALITET
1 Nëntor17:30
E rrezikshme në Tiranë, gruaja tenton të godasë me thikë të riun te "Rruga e Elbasanit"
foto ilustruese
TIRANË- Një konflikt ka ndodhur pasditen e sotme tek "Rruga e Elbasanit" në kryeqytet. Sipas burimeve për Dosja.al nj&e...