Tetë ditë protesta kundër qeverisë, Washington Post: Pakënaqësia në Shqipëri po rritet
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin e ri për koncesionet dhe partneritetet publike-private (PPP), që përcakton mënyrën se si shteti dhe sektori privat do të bashkëpunojnë për të zhvilluar projekte me interes publik, si rrugë, spitale, shkolla, impiante energjie apo shërbime komunale. Gjithashtu, u miratua edhe vendimi për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin ekonomik në bashkitë Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan, me qëllim nxitjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës në këto zona.
Gjithashtu, qeveria miratoi në parim marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunim strategjik në fushat:
• Kujdesi shëndetësor
• Energjia
• Mjedisi
• Industria e sigurisë dhe mbrojtjes
• Menaxhimi i migracionit
• Arsimi
• Inovacioni
• Diaspora
• Transformimi ekonomik
• Rritja inteligjente
Vendimi synon të formalizojë bashkëpunimin strategjik dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë, duke krijuar një kuadër të strukturuar për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në fushat e sipërpërmendura.
Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” përcakton kuadrin ligjor për mënyrën se si shteti dhe sektori privat bashkëpunojnë për të realizuar projekte me interes publik, nëpërmjet koncesioneve ose partneriteteve publike-private (PPP).
Objekti:
• Kompetencat e autoriteteve publike për të lidhur kontrata PPP;
• Procedurat e dhënies, nënshkrimit, ndryshimit ose ndërprerjes së kontratave;
• Ndarjen e risqeve financiare dhe fiskale ndërmjet palëve;
• Mënyrën e mbështetjes financiare dhe rregullimet që lidhen me politikat e koncesioneve.
Ligji përcakton termat:
• Koncesion – Marrëveshje për ndërtim ose ofrim shërbimesh publike, ku partneri privat shpërblehet me të drejtën e shfrytëzimit të veprës ose me pagesë.
• Partneritet publik privat (PPP): Bashkëpunim i qëndrueshëm ndërmjet shtetit dhe operatorit privat për ofrimin e shërbimeve ose infrastrukturës publike.
• Risk operacional: Rreziku që i transferohet koncesionarit lidhur me kërkesën, ofertën apo disponueshmërinë e objektit.
• SPV (Subjekti për Qëllime të Veçanta): Shoqëri private e krijuar posaçërisht për zbatimin e kontratës së koncesionit/PPP.
Fusha e zbatimit
PPP-të mund të aplikohen në sektorë si transporti, energjia, uji, menaxhimi i mbetjeve, telekomunikacioni, arsimi, kultura, shëndetësia.
Ky nen përcakton bazat mbi të cilat zhvillohet çdo procedurë për dhënien e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP).
1. Parimet e përgjithshme – Procedurat zbatohen duke respektuar transparencën, trajtimin e barabartë, mosdiskriminimin, proporcionalitetin, efikasitetin, reciprocitetin dhe sigurinë ligjore.
2. Paanshmëria e procedurës – Përgatitja e procedurës konkurruese, përfshirë përllogaritjen e vlerës, nuk duhet të ketë qëllim favorizimi apo përjashtimi të padrejtë të operatorëve ekonomikë apo të shërbimeve të caktuara.
3. Autonomia e autoriteteve publike – Autoritetet qendrore dhe vendore kanë të drejtë të vendosin mënyrën më të përshtatshme për të menaxhuar punimet dhe shërbimet publike, duke garantuar cilësi, siguri, përballueshmëri, trajtim të barabartë dhe akses universal.
Ato mund të kryejnë detyrat me burimet e veta, në bashkëpunim me të tjera autoritete, ose t’i delegojnë ato operatorëve ekonomikë.
4. Ruajtja e sistemit të pronësisë publike – Ligji nuk kërkon privatizimin e ndërmarrjeve publike dhe nuk ndikon në sistemin e pronësisë në Republikën e Shqipërisë.
Një vajzë 12-vjeçare nga Delvina është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës nga familjarët e saj, pa...
Në kuadër të ligjit për Paketën e Maleve Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillim në disa bashk...
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa vendime dhe projektligje për zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe forc...
Gjatë marrjes në pyetje në Polici, autori Kristo Mema ka fajësuar viktimën se i ka shqetësuar kalin pasi i kishte thënë...
Ayu Putri, 20 vjeç me origjinë nga Indonezia ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur. 20-vjeçarja jetonte së bashku me sh...
Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës, pasi akuzohet se kanosi me armë, specialistin e Policisë së...
Dy aksidente më vdekje në punë janë regjistruar këtë të mërkurë në Domje, ku dy punonjës kanë...
Gazetari Almer Toska ka treguar prapaskenat për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK. Në News24, ai ...
Ish-deputeti i PS-së Etjen Xhafaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Xhafaj ka mbajtur postin e deputet...
Policia ka proceduar penalisht një tregtar 43-vjeçar në Kukës pasi po kontrabandonte veshje nga Shqipëria drejt Kosovës. Poli...