Qeveria ka miratuar një vendim të ri, i cili përcakton rregullat dhe standardet teknike për funksionimin e platformave të basteve sportive online në vend. Agjencia për Media dhe Informim, ka njoftuar se ky vendim është miratuar në mbledhjen e qeverisë, e cila u zhvillua më 11 mars të vitit 2026.
Ky vendim ka si qëllim rritjen e kontrollit dhe transparencës në funksionimin e basteve sportive online nga subjektet e licencuara. Në vendim parashikohen një sërë kriteresh teknike dhe kërkesash minimale që duhet të plotësojnë sistemet, faqet e internetit dhe aplikacionet përmes të cilave ofrohen bastet sportive online. Në mënyrë që të garantohet aksesi i ligjshëm në këto platforma, të parandalohen lojrat e paligjshme dhe të mbrohen të dhënat personale, janë përcaktuar rregulla të qarta për identifikimin dhe regjistrimin e lojtarëve.
Vendimi trajton edhe mënyrën e kryerjes së pagesave dhe transaksioneve financiare. Kjo duke përcaktuar se çdo veprim financiar që lidhet me bastet sportive online duhet të regjistrohet dhe të monitorohet në kohë reale nga institucionet përgjegjëse shtetërore.
Qeveria njoftoi zyrtarisht:
•Përcaktimin e standardeve,që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/website-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:
a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardëare dhe softëare;
b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit të ligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;
c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Mars20:44
Protesta e opozitës/ Parlamenti blindohet me gardh metalik, shtohen masat e sigurisë (VIDEO)
Pak orë para seancës plenare, kur demokratët do të protestojnë brenda dhe jashtë sallës së seancave plenare, Parlamenti ...
AKTUALITET
11 Mars20:41
Vdekja e 25-vjeçares nga Lezha, gazetarja jep detaje të reja: Kush e zbuloi në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli nga Lezha ndërroi jetë në...
AKTUALITET
11 Mars20:36
Anulimi i tenderit të Porto Romanos/ Kreu i Dhomës Amerikane: Me interes të sjellim kompani nga SHBA
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, ka reaguar për mediat pas dështimit të tenderit për...
AKTUALITET
11 Mars20:36
AKU bllokon 738 kg fileto pule/ Mishi me probleme në KMY, bllokohet edhe një sasi djathi në “Bonum”
Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Tira...
AKTUALITET
11 Mars19:49
‘Do ju vras me thikë’/ 24-vjeçari shqiptar tërbohet ndaj policisë spanjolle. Gjykata merr vendim ndaj tij
“Herën tjetër do të vras një polic me thikë, jam i lodhur nga bezdisjet e tyre”.
Ky ishte kërcënimi i një t...
AKTUALITET
11 Mars19:47
Ku shkoi tenderi 2 milionë euro?/ Plasin ujërat tek Llixhat e Bënjës, shkallët kthehen në shatërvan
Llixhat e Bënjës, një nga pikat më të vizituara në Përmet i janë nënshtruar para disa javësh një procesi ...
AKTUALITET
11 Mars19:46
Emri/ Trafikanti shqiptar i kokainës lirohet për një firmë të harruar
Mirsadi, trafikanti shqiptar i kokainës, është i lirë! Ky djalosh 24-vjeçar, i zeshkët dhe me mjekër, ishte arrestuar m&eum...
AKTUALITET
11 Mars19:38
Aksident në galerinë e kromit në Bulqizë
Një tjetër aksident me pasoja të rënda është regjistruar në një galeri kromi në minierën e Bulqizës. N&eu...
AKTUALITET
11 Mars19:36
Ngriti dyshime te policia, i riu shqiptar kapet me 2 kg kokainë
Një operacion anti-drogë nga Policia e Shtetit çoi në arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe sekuestrimin e afërsisht dy kilogra...
AKTUALITET
11 Mars19:24
Dështimi i Porto Romanos/ Ekspertja: Rama orienton ata që i vijnë nga mbrapa për të mos mbajtur asnjë lloj përgjegjësie
Ekspertja e çështjeve ekonomike, Meri Lika, e ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meço në SYRI TV, ka komentuar d...