AKTUALITET

QSUT bleu pajisjen e kobaltit në kohën kur bota e nxjerr nga përdorimi

r.ll Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 11:07
QSUT bleu pajisjen e kobaltit në kohën kur bota e nxjerr nga
aparatura e kobaltit

TIRANË- QSUT bleu pajisjen e kobaltit për terapi ndaj të sëmurëve me sëmundje malinje, në vitin 2021, menjëherë pas Pandemisë Covid -19, po kjo terapi, e cila përdor rreze gama të prodhuara nga kobalti-60 për trajtimin e tumoreve malinje, ka përdorim të kufizuar në botën moderne.

Kjo teknikë ka qenë një metodë e rëndësishme në historinë e radioterapisë pas Luftës së Dytë Botërore, por sot është zëvendësuar për shumicën e rasteve nga teknologjitë më moderne dhe më të sofistikuara të radioterapisë, siç janë terapia me rreze X dhe terapia me rreze ionizuese të ngjashme.  (The Global Role of Radiation Therapy in Cancer Management: Cobalt-60 Machines and Teletherapy).

Blerja e një pajisje që po del nga qarkullimi nga QSUT dhe lënia e saj jashtë kushteve të sigurisë tregon për mangësi të thella në administrimin dhe menaxhimin e qendrës spitalore me të madhe në vend, sipas ekspertëve.

Nga studimet shkencore ka plot të dhëna që dëshmojnë se mbajtja e pajisjes në kushte jo te sigurta (bunkerë betoni) shkakton dëme të mëdha në shëndet te personat që kanë ekspozim të gjatë afër saj.

Trajtim me Kobalt qe i përhapur nga vitet 1960 deri në 1980, por tani gjithnjë e më pak po përdoret kjo lloj terapie për shkak të përparimit teknologjik. Pasi pajisjet e kobaltit dalin nga funksioni mbetjet kanë kosto administrimi për shkak të nivelit të lartë të radioaktivitetit.

Studimet mbi teknologjitë e trajtimit të kancerit tregojnë se rreze gama të prodhuara nga kobalti-60 kufizohen në intensitetin dhe formën e tyre. Në krahasim me Kobaltin teknologjitë moderne kanë aftësi të mëdha për të ndryshuar intensitetin dhe orientimin e rrezeve, duke bërë të mundur trajtim më të precizuar dhe më të sigurt.

Gjithashtu terapia moderne me rreze X dhe teknologji të tjera ofrojnë mundësi të avancuara për të shënuar dhe trajtuar më saktësisht tumoret, duke minimizuar dëmtimin e indeve të të shëndetshme.

Në disa vende të zhvilluara, ka ende përdorim të kufizuar të Kobalto-terapisë në raste të caktuara, sidomos atje ku nuk ka qasje të lehtë në teknologji më të sofistikuara. Megjithatë, trendi global është që të shkojë drejt përdorimit të teknologjive më moderne të radioterapisë për trajtimin e tumoreve malinje.

Terapia me cobalt-60 ka pasur një përdorim të konsiderueshëm në disa vende dhe rajone në të kaluarën, por sot është zvogëluar shumë për shkak të zhvillimeve në teknologjitë e radioterapisë. Megjithatë, ka disa vende ku ende mund të gjendet një përdorim i caktuar i kësaj teknike.

Ka disa arsye pse përdorimi i Kobalto-terapisë është reduktuar. Për dallim nga teknologjitë moderne të radioterapisë, Kobalto-terapia ofron më pak mundësi për caktim të rrezeve në forma dhe intensitete të ndryshme, duke e bërë atë më pak efektive në disa raste.

Inspektime të mëparshme te Organizatës Botërore të tregtisë kanë gjetur se Shqipëria ka mungesa të theksuar në pajiset mjekësore të cilat në të shumtën e rasteve janë të vjetra. Gjithashtu Shqipëria ka shumë pak radiologë të cilat nuk janë të aftë të përdorin risitë teknologjike të shkencës.

Një hetim i fundit i prokurorisë së Tiranës, nisur nga denoncimet e qytetarëve gjeti se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.

Që të përdoret Kobalto-Terapia duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IEAHEA.

Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike./MONITOR

aparatura e kobaltit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë