AKTUALITET

Qyno fiton ndaj SPAK, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese "pro" lirisë së medias

M.B. Përditësimi i fundit 21 Maj 2025, 17:22

Qyno fiton ndaj SPAK, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

TIRANA- Vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese i marrë më 22 prill 2025 në favor të gazetarit Elton Qyno është zbardhur i plotë. Bëhet fjalët për rastin e padisë së tij për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në vendim thuhet se Gjykata konstaton se vendimet gjyqësore dhe të prokurorisë, që kanë lejuar kontrollet dhe sekuestrimet, nuk kanë vendosur për themelin e akuzave, por janë vendime të ndërmjetme të procedimit penal në funksion të mbledhjes së provave për faktin penal.

Gjithashtu Gjykata çmon se ligjvënësi duhet të vlerësojë nëse duhet plotësuar legjislacioni procedural penal për t’i ofruar individit mjetet juridike efektive për kundërshtimin përpara gjykatave të zakonshme të masës së kontrollit të vendeve ose atij personal edhe në rastin kur kontrolli nuk shoqërohet me masën e sekuestrimit, për sa kohë që kontrolli mbart në vetvete mundësinë për të cenuar të drejtat dhe liritë themelore. 

"Gjykata evidenton se objekti i gjykimit kushtetues kufizohet në kontrollin kushtetues të tre vendimeve gjyqësore (vendimet nr. 501/2023, nr. 4/2024 dhe nr. 36/2024) që kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të nxjerra nga provat materiale të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës dhe të vendit të punës së kërkuesit, pavarësisht se vetë provat materiale, nga të cilat janë nxjerrë të dhënat kompjuterike, janë sekuestruar me vendimin tjetër gjyqësor (vendimi nr. 500/2023)", thuhet në vendim.

Gjykata Kushtetuese vë në dukje se liria e shtypit luan rolin jetik të mbrojtësit publik në përparimin e një shoqërie demokratike për ta bërë pushtetin shtetëror më transparent, më efikas dhe më afër qytetarit. Kushtetuesja thekson se e drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së shtypit. Në vendim thuhet se mbrojtja e burimeve të gazetarit është një prej garancive kryesore të lirisë kushtetuese të shtypit, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë.

Në vendim theksohet se kjo e drejtë e gazetarit krijon kushtet për vendosjen e një marrëdhënieje besimi midis gazetarit dhe informatorit të tij, marrëdhënie që i mundëson gazetarit të marrë informacione për çështje me interes publik, edhe në rastet kur zbulimi i burimit të informacionit mund të jetë i ndaluar me ligj ose do të sillte sanksione të tjera. Kushtetuesja thotë se mungesa e kësaj mbrojtjeje mund të dekurajojë informatorët për të ndihmuar shtypin për informimin e publikut rreth çështjeve me interes publik.

Në këtë kuptim, thuhet në vendim, konfidencialiteti i burimeve të gazetarit mbron jo vetëm gazetarin, por edhe vetë individët që janë burimet që e ndihmojnë gazetarin të informojë qytetarët për çështje me interes publik. Gjykata Kushtetuese shton se e drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tij nuk është thjesht një privilegj për t’u dhënë ose hequr në varësi të ligjshmërisë së burimeve, pasi, në thelb ajo mbron edhe të drejtën e informimit të qytetarëve, që është në vetvete interes publik.

Po ashtu Gjykata arriti në përfundimin se vendimet gjyqësore të cilat kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit. Për sa i përket kritereve të kufizimit, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja është bërë me ligj dhe për një interes publik.

Megjithatë, shton Kushtetuesja, në kuadër edhe të standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja, vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk është proporcionale. Në këtë kuptim, Gjykata vlerësoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim.

Rasti i gazetarit Elton Qyno

Në padi, Qyno kërkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.

Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e "detyrimit për paraqitje" për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.

elton qyno

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë