AKTUALITET

"Radarët e fikur prej 26 orësh!" Anija e ngarkuar me eksplozivë për Izraelin ankorohet në fshehtësi në Porto Romano, mund të kontribuojë në kryerjen e krimeve të luftës

M.B. Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 16:01

"Radarët e fikur prej 26 orësh!" Anija e ngarkuar me

PORTO ROMANO- Me radarët e fikur prej 26 orësh në detin Jon, anija e konteinerëve “Kathrin” u ankorua në fshehtësi në portin e karburanteve, “Multi Buoy Mooring” në Porto Romano të Durrësit mëngjesin e së enjtes, pasi ishte refuzuar më parë të hynte në ujërat territorialë të Nambias në Afrikë dhe Maltës në skajin jugor të Europës. Anija prej 130 metrash e gjatë mbart dhjetë konteinerë në bordin e saj dhe u vëzhgua nga këta reporterë teksa qëndronte e ankoruar në kalatë pranë një vinçi jeshil të stërmadh dhe një anijeje të dytë përkrah saj.

Sipas alarmit të ngritur nga organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Amnesty International, anija “Kathrin” dyshohet se mbart në bord një ngarkesë vdekjeprurëse eksplozivësh e destinuar për Izraelin dhe kjo lëndë luftarake besohet se mund të kontribuojë në kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve palestinezë.

Amnesty International i tha BIRN përmes një zëdhënësi se Shqipëria rrezikon të shkelë konventat ndërkombëtare, nëse e kishte lejuar anijen në territorin e saj.

“Ligji humanitar ndërkombëtar i ndalon të gjitha shtetet që t’i transferojnë armë një pale të përfshirë në konflikt të armatosur…” tha Patrick Wicken, kërkues i Amnesty International për çështjet ushtarake, të sigurisë dhe policisë.

“Nëse kjo anije është ankoruar në një port shqiptar, Shqipëria rrezikon të shkelë detyrimet e saj për të mos inkurajuar, ndihmuar apo asistuar në shkeljen e konventës së Gjenevës,” shtoi Wicken.

Konflikti i fundit në Gaza konsiderohet si konflikti më vdekjeprurës në historinë e gjatë të përplasjeve izraelito-palestineze. Ky konflikt nisi me sulmin e papritur të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, duke përfshirë sulme nga toka, ajri dhe deti. Ky sulm çoi në vrasjen e afro 1,200 izraelitëve, ndërsa Hamasi mori gjithashtu qindra pengje.

Izraeli u përgjigj me një ofensivë të madhe ushtarake, duke shkaktuar luftime të ashpra mes të dy palëve, të cilat kanë shtuar vuajtjet e civilëve palestinezë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ky konflikt ka shkaktuar viktima të mëdha, ku 43,000 palestinezë janë vrarë vetëm në Gaza.

Udhëtimi i anijes “Kathrin” është shoqëruar me polemika që nga nisja e saj nga porti Hai Phong i Vietnamit korrikun e shkuar dhe udhëtimit përreth Afrikës dhe detit Mesdhe, përpara se të ankorohej në portin privat të karburanteve në Durrës këtë të enjte.

Më 24 gusht, autoritetet e Nambias revokuan një leje të dhënë më parë për ankorimin e anijes në portin kryesor të vendit mbi dyshimet se kjo ngarkesë do të kontribuonte për krimet e luftës në Gaza.

Në fund të shtatorit, edhe Malta refuzoi që ta pranonte anijen në ujërat e veta territoriale pas kërkesave të marra nga bordi i saj për ndërrimin e ekuipazhit si dhe furnizimin me ushqim.

Raporterja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Palestinën, Francesca Albanese i bëri thirrje më parë qeverisë malteze që të ndalonte avancimin e anijes, me shqetësimin se ngarkesa e lëndëve eksplozive dyshohej se mund të përdorej në operacione ushtarake izraelite.

Por këtë mëngjes me diell në portin “Multi Buoy Mooring” në Porto Romano, shqetësimi i vetëm duket se ishte prania e gazetarëve të BIRN.

Porti “Multi Buoy Mooring” zotërohet përmes një kontrate koncesionare me qeverinë shqiptare nga kompanitë e hidrokarbureve “Kastrati” dhe “Europetrol Group”.

Në kodrën që ngrihet disa metra mbi port, dy djem të rinj me rroba të errëta civile u prezantuan si punonjës të Policisë së Shtetit dhe u kërkuan këtyre reporterëve që të mos e fotografonin anijen me pretendimin se “nuk lejohet”. Persona të tjerë që u prezantuan si “shefa” u përpoqën gjithashtu që të ndalonin fotografimin e anijes.

Qeveria shqiptare nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për lejimin e anijes dhe akuzat për shkeljen e konventave ndërkombëtare deri në publikimin e këtij shkrimi./ BIRN

kathrin lufta ne lindjen e mesme porto romano

lufta në lindjen e mesme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë