AKTUALITET

Radhë kamionësh në Portin e Durrësit, kosto shtesë për operatorët dhe rrezik për dëmtim mallrash

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Qershor 2026, 16:17
Radhë kamionësh në Portin e Durrësit, kosto shtesë

Prej gati një jave, pranë Portit të Durrësit janë krijuar radhë të gjata kamionësh me mallra tregtare që presin të hyjnë ose të dalin nga terminali i kontejnerëve. Operatorë të transportit të mallrave me kamion, të kontaktuar nga Monitor, pohuan se vonesat po shkaktohen nga mungesa e mjeteve të specializuara për përpunimin e kontejnerëve, veçanërisht e pajisjeve “reachstacker”, të cilat përdoren për shkarkimin e kontejnerëve të importit dhe ngarkimin e atyre të eksportit.

Kjo situatë pritet t’u shkaktojë dëme financiare dhe kosto shtesë operatorëve të transportit të mallrave, ku shumë prej tyre importojnë edhe produkte që po mbahen në ambiente frigoriferike.

Nga ana tjetër, Autoriteti Portual i Durrësit (APD) pohoi për Monitor se situata lidhet kryesisht me kufizimet e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë fundjavave, të vendosura në kuadër të masave të sezonit turistik. Sipas Policisë së Shtetit në zbatim të udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga 19 qershori deri më 15 shtator zbatohen kufizime për qarkullimin e mjeteve të transportit të mallrave me masë mbi 7.5 tonë.

Kufizimet aplikohen të premten nga ora 15:00 deri në 24:00, si dhe gjatë gjithë ditës së shtunë dhe të dielës, me synim lehtësimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë rrugore në akset turistike.

Po ashtu, Autoriteti Portual pohon se terminali disponon mjetet e nevojshme për përpunimin e kontejnerëve dhe se po punohet me kapacitet të plotë. Sipas APD në dispozicion për përpunimin e kontejnerëve janë 8 reachstacker (mjet që përdoret për trajtimin e kontejnerëve).

Situata me radhët e gjata rikthen në vëmendje problemet që ka hasur ndër vite terminali i kontejnerëve në Portin e Durrësit.

Pas zgjidhjes së njëanshme në vitin 2018 të kontratës koncesionare me kompaninë turke “Container Terminal Durrës”, çështje që në Arbitrazh u fitua nga shteti, duke shmangur faturën e dëmit prej 100 mln euro që u kërkua nga kompania, operimi i terminalit ka kaluar në disa faza administrimi.

Pas ndërprerjes së kësaj kontrate, shërbimi iu dha për 5 vite kompanisë malteze, “Hili Company Limited”, e përfaqësuar në Shqipëri nga “Mariner Adriatic”.

Zbatimi i kontratës me vlerë rreth 35 mln euro shpeshherë u shoqërua me shumë shqetësime të operatorëve të linjave detare për mosfunksionimin e infrastrukturës dhe kostos shtesë që duhej të paguanin nga këto probleme.

Në vitin 2023, terminali u përball me një situatë të ngjashme, kur për gati një muaj fundi i muajit Maj deri në fund të muajit Qershor, anijet e transportit të kontejnerëve pritën me ditë të tëra në radhë për shkarkimin e mallrave.

Në atë periudhë, operatorët e linjave detare ngritën shqetësime për mungesën e pajisjeve dhe mosfunksionimin e mjeteve të ngarkim-shkarkimit.

Në atë periudhë, operatorët njëzëri pohuan se shkaku kryesor i kësaj situate kritike është mungesa e mjeteve pas dhënies së këtij shërbimi kompanisë malteze, “Mariner Adriatic”.

Pesë kompani të transportit detar – CMA CGM Albania, Mediterranean Shipping Company Albania, Stacon Shipping Al, Hub Adriatic dhe Stella Mare, i drejtuan më 25 maj 2023 një letër Kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit Portual të Durrësit, ku kërkonin ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e situatës.

Që prej vitit 2024, shërbimi i përpunimit të kontejnerëve në Portin e Durrësit administrohet drejtpërdrejt nga Autoriteti Portual i Durrësit./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë