AKTUALITET

Rama 'arkitekti' i projektit të Qukës-Qafë Plloçë, që u shemb pas inaugurimit dhe historia e abuzimeve financiare

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 22:22
Rama 'arkitekti' i projektit të Qukës-Qafë

Një projekt i nisur nga qeveria Berisha u vijua dhe filloi zbatimin nga qeveria Rama. Të gjitha të dhënat që treguam deri më sipër, dëshmojnë se rruga Qukës – Qafë Plloçë u projektua dhe tenderua sipas standardeve ndërkombëtare, pasi kriteret dhe kushtet i vendosnin pikërisht donatorët.

Ndërsa Edi Rama kishte marrë edhe mandatin e dytë, dhe ministrat e Infrastrukturës ndryshoheshin sipas orekseve dhe interesave private, e njëjta gjë ndodhi edhe me këtë projekt dhe fondet për të. Me nisjen e punës në terren, nisën edhe manovrat e para,  ku kompani anonime shqiptare, e të lidhura me pushtetin, dolën më eksperte se gjigandë ndërkombëtarë për ndërtim rrugësh, dhe vendosën të ndërhyjnë në projekt e bashkë me të të ndëhyjnë edhe në fryrjen e kosotve.

 

 

Kryeministri Edi Rama, në 2  maj 2016, vetëm pak muaj pasi kishin nisur punimet për ndërtimin e rrugës, inspekton nga afër ecurinë e tyre. Gjatë fjalës së mbajtur nga kantieri, Rama pohon për mediat se në projekt ishin bërë ndryshime me qëllim që t`u krijohej akses në rrugën e re edhe zonave rurale.

 

Pas kësaj deklarate të kryeminisrit, ARRSH ndryshoi projektin, dhe brenda 6 muajve, Edi Rama u shfaq sërish në kantierin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë ku konfirmoi se projekti fillestar ishte ndryshuar tërësisht, pasi sipas tij ai do të sillte shumë probleme.

Zbatimi i këtyre urdhrave në kaniter të kryeministrit Edi Rama, që mori edhe rolin e inxhinierit, sollën ndryshimin e projektit, që tashmë nuk mbante më firmën e ekspertëve të kompanisë italiane, por të inxhinierëve të ARRSH-së, që kanë prodhuar jo vetëm këtë rrugë që sot është shndërruar në rrezik për përdoruesit, por edhe një fryrje të kostove me qindra milionë euro.

Sipas raportit të KLSH të vitit 2022, ndryshime projektimi janë kryer në Lotin 2, pra segmenti që përfshinte ndërtimin e dy tuneleve dhe dy urave.

E ky projekt, kishte ndryshime rrenjësore nga projekti fillestar dhe bëhet fjalë për aksin që kalonte përgjithësisht nga lartësia 700 deri në 1200 metër mbi nivelin e detit, dhe përfshinte ndërtimin e veprave më të vështira inxhinierike.

Një detaj që del në pah, nga ndryshimi i kontratave është ajo me Lotin 1. Sipas kontratës fillestare, ky lot ishte parashikuar të ndërtohej për rreth 38 milionë euro. Por me ndryshimet e kontratës, kostot shkuan në 49 milionë euro, ndërsa rritja prej 11 milionë eurosh e kostove shkoi për zërin e punimeve civileve, konkretisht punime rruge, të cilat ishin parashikuar në vlerën e 17 mln eurove në kontratën fillestare, ndërsa me preventivin e rishikuar shkuan në 28 mln euro.
Nga kjo kontratë del në pah gjithashtu, se në Lotin1 është ulur fondi për punimin e skarpatave të maleve nga 11 në 7 mln euro.

Po për Lotin 1 rezulton se kontraktori, pra kompania ALBVIA – SINTRAM, ka propozuar tre herë ndryshime projekti, në datën 25 i pari 2017, në 17.05.2019 dhe 30.07.2020. të gjitha propozimet e kontraktorit për ndryshimin e projektit për Lotin 1, janë miratuar me vonesë sipas KLSH, duke e zvarritur afatin e kryerjes së punimeve në 7 vjet nga 2 që ishte parashikuar. Dhe sipas KLSH, zvarritja e punimeve solli edhe rritjen e kostove të projektit.

Në kontratën e zbatimit të punimeve civile me objekt “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Lot 1”, nr. 11 prot., datë 09.05.2015, konstatohet se ka një shtrirje në kohë gati 7 vjet dhe ndërprerje të tyre për mungesë fondesh. Nga vizita në terren u konstatua se; skarpatat e krijuara nga gërmimi kanë humbur formën e tyre dhe rrëshqitje ku në disa raste kanë dëmtuar muret pritëse, materiali i rënë nga skarpatet ka krijuar mbushje pas mureve pritëse i cili nuk është i përshtatshëm për kullimin e ujërave i cili ku duhet të pastrohet dhe të bëhet mbushja me materialin e parashikuar në kontratë sipas specifikimeve teknike dhe në një pjesë të konsiderueshme të trasesë janë dëmtuar shtresat e bazës nga kushtet atmosferike.

Ndikimi: Rritje të kostos së projektit për realizimin e tyre sipas specifikimeve teknike.
Shkaku: Vonesa në realizimin e punimeve sipas grafikut të tyre dhe afateve të përcaktuara në kontratën fillestare.

Pra me projektin e ndryshuar dhe me zvarritjen disa vjeccare të punimeve, kompanitë zbatuese por edhe autoriteti kontraktues e kanë patur të qartë situatën në terren, pasi shenjat për katastrofën e sotme janë konstatuar edhe me raporte zyrtare. Pas ndryshimeve të të gjithë projektit në këto 2 lote, kostoja për ndërtimin e Lotit 1 dhe Lotit 2, nga 101 milionë euro që ishte parashikuar fillimisht për tu ndërtuar kapërceu në 181 milionë euro, pra një fryrje e kostove me 80 milionë euro, vetëm pas rishikimit të projektit.

Këto parashikimi e fryrje kostosh u bënë me arsyetimin, se projekti nuk ishte i sakt dhe do të sillte probleme, e fryrja me 80 milionë euro nuk do të sillte pasojat që janë krijuar sot. E që në fakt, duket se me këtë riprojektim, jo vetëm që kostot u frynë me 80 milionë euro për 2 lote, por duket se rishikimi i projektit nga ekspertëve e ARRSH-së, vetëm sa ka shtuar problemet.

E njëjta praktikë u ndoq edhe me Lotin 3, që pësoi gjithashtu ndryshime rrenjësore nga çfarë ishte projektuar nga ekspertët italianë në projektin fillestar.

Bashkë me ndryshimin u rritën kostot me më shumë se dyfish, nga 33 milionë euro tenderim në projektin fillestar në 75 milionë euro në tenderimin e rishikuar, por që bashkë me shpenzimet e tjera të huasë e taksat arriti në 87 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se në Lotin 3, zërat kryesor të punimeve e zinin ato të skarpatave që do të duhet të siguroheshin për të mos u shembur.

Por kleçka qëndron në vlerësimin e zërave të punimeve në këtë projekt. Fillimisht për punime në rrugë, që parashikohet traseja asfaltimi etj, kostoja shkonte në 14. 7 milionë euro, e më pas me rishikimin e projektit, me kërkesë të kompanisë zbatuese të Artan Sakos, ky zë u fry në 25. 3 milionë euro, e çuditërisht shtimin e fondeve për punimet në rrugë i kompensuan me uljen e kostos që ishte parashikuar për punimet në muret mbajtëse të rrugës, ato që sot janë kthyer në probemin kryesor të kësaj rruge.

Fillimisht ishte parashikuar që 9 milionë euro do të shpenzoheshin për ndërtimin e mureve mbajtëse dhe skarpatave, pork y fond u ul në 2. 5 milionë euro, e pjesa tjetër e fondit do të shkonte tek asfalti.  Pra, paratë që do të duhet të shkonin për mirëmbajtjen skarpatave, sipas projektit fillestar, u hoqën me kërkesë të Artan Sakos dhe I kaluan zërit të punimeve në rrugë, që sipas inxhinierëve, pikërisht te ky zë punimesh bëhen zakonisht edhe abuzimet më të mëdha financiare, për shkak të pamundësisë për matjen e volumit të gërmimeve. 

Nga vetëm kaq, sa ka audituar KLSH, arrimë në konkluzion, se shembjet në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, nga skarpatat e maleve, në Lotin 3, ndodhën jo për shkak të gabimeve në projektin fillestar, por qartësisht sepse paratë që ishin parashikuar për mirëmbajtjen e skarpatave u devijuan me kërkesë të kompanisë 2T të Artan Sakos.

Ndryshe ka ndodhur në dy lotet e tjera, ku ndonëse pati ndryshime të projektit, dhe shtim të financimit, duket se kompanitë që kryen punimet minimalisht nuk prekën skarpatat e rrugës, të cilat praktiksiht përbëjnë rrezikun kryesor për udhëtarët nëse dëmtohen apo shemben, siç ndodhi në Lotin 3 ku disa qytetarë rrezikuan jetën gjatë muajit janar të këtij viti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë