AKTUALITET

Rama bën gati favorin e dytë për miliarderët e Zvërnecit, “10 vjet pa taksa”

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Qershor 2026, 14:12
Rama bën gati favorin e dytë për miliarderët e

Në kulmin e revoltës kundër projektit të Zvërnecit, kur mijëra qytetarë protestojnë prej javësh me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, qeveria e Ramës po hedh një propozim që konfirmon shqetësimin e qytetarëve, se kryeministri nuk e mbron investimin se do të sjellë zhvillim ekonomik, por se ai është i interesuar t’i dhurojë një biznes tjetër fitimprurës familjarëve të Donald Trump.

Projektligji i ri “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” i propozuar nga Ministria e Financave parashikon kalimin nga taksimi sipas sipërfaqes në taksimin sipas vlerës së tregut të pronës.

Vetë qeveria e pranon se objektivi është rritja e të ardhurave për bashkitë, nga rreth 0.28% e PBB-së aktualisht, në 0.7 deri në 1% të PBB-së.

Me pak fjalë, qëllimi i këtij projektligji është që të mbledhë më shumë para.

Por ndërsa synon të rrisë të ardhurat nga taksa e pronës, i njëjti projektligj ruan një përjashtim të plotë për një kategori shumë të veçantë biznesi: resortet dhe hotelet me katër e pesë yje me status special dhe markë ndërkombëtare.

Neni 10, pika “ç”, parashikon se këto struktura, së bashku me parcelën ku ndërtohen, përjashtohen nga taksa e pronës për një periudhë 10-vjeçare.

Është e vështirë të mos vërehet koha kur vjen ky përjashtim. Qeveria po përgatitet të miratojë projekte turistike luksoze në Zvërnec, të lidhura me dhëndrin e Trump, Jared Kushner.

Për investitorët miliarderë që janë nga Katari, po krijohet një lehtësi fiskale e konsiderueshme.

Në teori, qeveria thotë se këto investime do të sjellin përfitime për të gjithë. Vetë Edi Rama e ka mbrojtur disa herë këtë model.

Argumenti është i njohur: investimi i madh prodhon një efekt zinxhir. Turistët konsumojnë, bizneset përfitojnë, ekonomia rritet dhe përfiton edhe shteti.

Nëse këto investime prodhojnë kaq shumë të ardhura, përse duhet të përjashtohen nga një taksë që po u kërkohet qytetarëve të zakonshëm?

Nëse resortet do të sjellin më shumë para për ekonominë, përse shteti heq dorë paraprakisht nga një pjesë e të ardhurave që mund të mblidhte prej tyre?

Kjo pyetje bëhet edhe më e fortë po të kihet parasysh se nuk është privilegji i parë që u jepet këtyre investimeve në një zonë ku më parë ndërtimi ishte i pamundur. Për ta bërë të mundur këtë, shumica socialiste ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura, duke i dhënë më shumë hapësira investimit në kategorinë e peizazhit të mbrojtur.

Ky ishte privilegji i parë që u bë për Zvërnecin. Tani po përgatitet privilegji i dytë. Pra, ndërsa qytetarëve u kërkohet të kontribuojnë më shumë nëpërmjet taksës së pronës, investitorët më të mëdhenj përfitojnë një regjim të posaçëm. Pikërisht këtë fakt e ka denoncuar deputetja e opozitës, Jorida Tabaku.

“Pasi kanë helmuar ekonominë me paratë e korrupsionit dhe krimit. Pasi kanë rënduar familjet shqiptare me taksa e kosto jetese. Pasi kanë shtyrë qindra mijëra të rinj drejt emigrimit. Sot kërkojnë t’u japin privilegje të reja po të njëjtëve njerëz që kanë përfituar gjithçka nga ky sistem” ka shkruar Tabaku.

Ky model qeverisjeje është në thelb të debatit që ka shpërthyer rreth Zvërnecit. është e qartë tashmë se protesta nuk ka të bëjë vetëm me një resort apo me një investim të vetëm, por me modelin ekonomik që diskriminon qytetarët e zakonshëm për të favorizuar biznesmenët e mëdhenj me lidhje me qeverinë.

Kush përfiton nga modeli ekonomik që po ndërtohet?

Qeveria thotë se përfiton e gjithë shoqëria, por qytetarët në rrugë, ata që kërkojnë një Shqipëri të re mendojnë ndryshe. Dhe ndërsa revolta vazhdon me thirrjen “Shqipëria nuk është në shitje”, Rama po tregon se jo vetëm që nuk ka ndërmend të ndryshojë kurs, por po e konsolidon edhe më tej atë./Lapsi

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë