Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Partia Demokratike ka reaguar ndaj planit të qeverisë për ngritjen e 20 qendrave të pritjes për emigrantët në jug të vendit, duke e cilësuar projektin si “anti-kombëtar” dhe “të mbuluar me mungesë transparence”. Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, tha se pas hapjes së dy qendrave në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta shtrijë këtë projekt edhe në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet total prej 8 mijë personash.
Sipas tij, projekti është hartuar në ilegalitet të plotë, pa konsultim me publikun dhe pa miratimin e institucioneve vendore. Ai e cilësoi këtë si një “pazar personal të Ramës për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare”, ndërkohë që vendi përballet me shpopullim masiv dhe krizë ekonomike.
Deklarata e deputetit:
Pas ngritjes së dy qendrave të emigrantëve në Lezhë, Edi Rama, Shpopulluesi i Madh, ka vendosur ta shtrijë këtë projekt apatrid edhe në jug të vendit. Projekti i turpshëm, veç zakonit hileqar të Ramës për t’i thënë ‘po’, si vasal, çdo kërkese të huaj, është edhe përpjekje për të ripopulluar Shqipërinë e boshatisur nga qeverisja e tij me kombësi të tjera që vijnë nga traumat e tyre. Ky plan anti-kombëtar do të zgjerohet me 20 qendra në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet deri në 8 mijë persona. Ky projekt është bërë në ilegalitet të plotë, siç bëri edhe me ‘rastin Meloni’, siç bënin qelizat komuniste dje dhe ato patronazhiste sot, duke vënë në dispozicion territore dhe ndërtesa publike. Në qarkun e Korçës janë parashikuar 10 qendra akomodimi në Bilisht (në një sipërfaqe prej 11.500 m²), Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec.
Në qarkun e Vlorës, qendrat do të ngrihen në qytet, në konvikte, në pallatin e sportit ‘Flamurtari’, në shkollën e Marinës dhe në Novoselë, duke prekur edhe Himarën, Delvinën dhe Konispolin.
Në bashkinë Gjirokastër do të përdoret zona e qytetit ku kanë qenë Rezervat e Shtetit. Në një kohë kur fermerët e Korçës, Devollit dhe Maliqit vuajnë mungesën e financimeve dhe pasojat e përmbytjeve, Edi Rama planifikon të shpenzojë 7 deri në 10 milionë euro për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve nga vende të treta. Ai duhet të shpjegojë publikisht pse duhen qendra pritjeje në zona turistike si Vlora dhe Himara, të paprekura nga flukset e emigracionit.
Ky vendim vjen kur Rama është zhytur në korrupsion dhe hajdutëri, dhe nuk është gjë tjetër veçse një pazar personal për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare që po e humbet pas demaskimit nga opozita dhe mediat e huaja.
Shqipëria nuk është çiflig i Edi Ramës, që e vendoset në dispozicion të të huajve territorin e saj. Krizat qeverisëse, drama e shpopullimit, imazhi prej narkomani dhe narko-kryeministri që po përhap shtypi ndërkombëtar, nuk përmirësohen me makijazhe si humanist dhe globalist.
Partia Demokratike nuk është kundër të huajve, të cilët vijnë nga zona të rrezikuara, por Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballuar valë të tilla emigracioni të injektuar dhe kontrolluar. Për më shumë, Shqipëria nuk e mban dot barrën e rëndë të ksenofobisë që mund të sjellin aksionet e Ramës, i cili, për të përmirësuar imazhin e vet do të dëmtojë vendin dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Këtë fundjavë moti në Shqipëri pritet të jetë i qëndrueshëm dhe tipik për fillimin e dimrit. E shtuna do t&e...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca paraprake për Ilir Metën, ku pritet ...
Gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur në SPAK. Zeka i është drejtuar ambienteve të Prokurorisë së...
GJKKO ka shtyrë për në datën 22 dhjetor çështjen për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Po ashtu...
Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar në Tiranë i cili kishte fshehur në oborrin e banesës së tij, nj&eu...
Sot në Gjykatën e Posaçme Shkallës Parë, po zhvillohet seanca e radhës për çështjen e Presidentit t&eum...
Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme dhe SPAK, ku mbahet procesi që ka nisur ndaj ...
Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,...
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën që të çon drejt fshatit Tushemisht, në Pogradec. Dy m...
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të m...