AKTUALITET

Raporti global 2024, përkeqësohet hendeku gjinor në Shqipëri

n.f Përditësimi i fundit 17 Qershor 2024, 07:26
Raporti global 2024, përkeqësohet hendeku gjinor në Shqipëri
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria renditet në vendin e 23 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global.  Krahasuar me një vit më parë vendi ynë ka rënë 6 vende, por përsëri qëndron mbi vendet e rajonit, Serbisë (26), Maqedonia e Veriut (58), Mali i Zi (67).

Shqipëria ka pësuar një përkeqësim të thellë sa I përket treguesve që lidhen me arritjet në arsim, duke zbritur në vendin e 116 nga vendi I 33 të një viti më parë, dhe fuqizimi politik, nga vendi i 28 në 2023 në vendin e 30-të. Ndërsa përmirësim ka shënuar në treguesit për shëndetin dhe mbijetesën, në vendin e 128, një përmirësim me 5 vende. Po ashtu edhe në treguesin pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike, në vendin e 16 nga 18-ti një vit më parë.

Sa i përket hendekut gjinor në Europë, Shqipëria renditet në vendin e 16, duke lënë pas edhe vende të zhvilluara si Italia dhe Austria. Islanda vijon të mbajë vendin e parë në botë për të 15 vit me radhë për hendekun më të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve, me 90.8%, e ndjekur nga Finlanda, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Irlanda (top 5).

“Në vitin 2024, Europa ka nivelin më të lartë të barazisë politike nga të gjitha rajonet. Tetë ekonomi në rajon tregojnë barazi në nivel ministror: Norvegjia, Shqipëria, Belgjika, Spanja, Finlanda, Islanda, Holanda dhe Portugalia. Barazia në parlamente ndryshon ndjeshëm, me 16.7% të hendekut gjinor të mbyllur në Qipro dhe 90.8% në Islandë”.

Europa renditet e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor (75%). Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Europës është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006.

WEF: Për t’u mbyllur hendeku gjinor do të duhen 5 breza

Viti zgjedhor 2024 paraqet një mundësi unike për të bërë përparim në mbylljen e hendekut global gjinor, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

“Pabarazia gjinore në mbarë botën është ngushtuar pak gjatë vitit të kaluar, por me një ritëm më të ngadaltë se më parë. Tani vlerësohet se do të duhen 134 vjet – ose pesë breza – për të mbyllur hendekun global gjinor, nga 131 vjet në 2023”, tha WEF.

Cikli gjithëpërfshirës zgjedhor i këtij viti mund ta ngushtojë atë hendek, megjithatë, duke rritur përfaqësimin e grave në sferën politike, tha organizata joqeveritare.

“Kur kaq shumë njerëz shkojnë në votime në mbarë botën, dhe ka kaq shumë ndryshime në sistemet politike, ka një mundësi këtu për të ecur përpara. Ne nuk mund të presim deri në vitin 2158 për barazi: koha për veprim vendimtar është tani”.

Raporti Global i Hendekut Gjinor i WEF, tashmë në vitin e 18-të të tij, është një indeks vjetor i krijuar për të matur barazinë gjinore. Ai përcakton boshllëqet me bazë gjinore në katër fusha: pjesëmarrja ekonomike dhe mundësitë; arritjet në arsim; shëndetin dhe mbijetesën; dhe fuqizimin politik.

Pjesëmarrja politike u identifikua si një zonë me çekuilibër të madh, pavarësisht nga ndryshimet modeste në nivel federal dhe lokal.

“Me mbi 60 zgjedhje kombëtare në vitin 2024 dhe me rreth gjysmën e popullsisë së botës që ka të drejtë të votojë në zgjedhjet e këtij viti, përfaqësimi politik i grave dhe hendeku i përgjithshëm gjinor mund të përmirësohet”, thuhet në raport.

Sipas një raporti të WEF, vitin e kaluar gratë mbanin rreth 27% të vendeve parlamentare dhe 23% të posteve ministrore, si dhe përfaqësonin më pak se 10% të krerëve të shteteve në botë.

“Me mbi 60 zgjedhje kombëtare në vitin 2024 dhe me popullsinë më të madhe globale në histori të vendosur për të votuar, përfaqësimi politik i grave dhe hendeku i përgjithshëm gjinor mund të përmirësohet”, shtoi raporti.

Marre nga Monitor

hendek gjinor raport global forumi ekonomik global

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë