
TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) uli edhe një herë parashikimet e rritjes ekonomike të Shqipërisë në raportin e fundit. Ekonomia e vendit tonë do të zgjerohet me 3.5 % këtë vit ose 0-2% më pak se parashikimi i muajit shkurt. Raporti i ri i EBRD‑së vë në dukje se ekonomia e vendit tonë ngadalësohet në 3,5 % më 2025 mes pasigurive të tregtisë globale.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) uli edhe një herë parashikimet e rritjes për ekonomitë ku investon, duke projektuar një zgjerim mesatar prej vetëm 3,0 % në 2025 (‑0,2 pikë përqindjeje kundrejt skenarit të muajit shkurt) dhe 3,4 % në 2026.
BERZH vlerëson se motori i rritjes 2024 në vendin tonë janë shërbimet dhe ndërtimi. Eksportet e mallrave ranë për shkak të forcimit të lekut dhe kërkesës së dobët të jashtme, duke zgjeruar deficitin e llogarisë korrente. Inflacioni zbriti në mesatarisht 2,2 % më 2024, nga 4,8 % një vit më parë, çka lejoi Bankën e Shqipërisë të ulë gradualisht normën bazë në 2,75 %.
Parashikimi për ekonominë e Shqipërisë për dy vitet në vijim 2025‑2026 do të jetë për një rritje 3,5 %, por e ndjeshëm më e ulët se kulmi i vitit 2024. Rreziqet kryesore lidhen me frenimin e ekonomisë së eurozonës, e cila mund të frenojë turizmin dhe remitancat. Sakaq nga faktorët e brendshëm forcimi i lekut po dëmton konkurrueshmërinë dhe eksportet.
Kushtet klimatike (thatësirat) mund të rrisin importet e energjisë pavarësisht zgjerimit të burimeve të rinovueshme. Raporti evidenton se ndonëse Shqipëria është histori suksesi në Rajon dhe në turizëm, duhet të përshpejtojë diversifikimin e eksporteve për të shmangur goditjet nga tregjet e huaja.
Sipas BERZH vendi ynë duhet të rrisë produktivitetin në sektorët prodhues që të ruajë ritmet e konvergjencës me ekonominë europiane.
Raporti i fundit “Uncertain Times (koha të pasigurta)” i BERZH sinjalizon një epokë pasigurie tregtare dhe monetare ku edhe ekonomitë më të vogla, si Shqipëria, ndjejnë efektet përmes kërkesës së jashtme, turizmit dhe flukseve financiare. Politikat pro‑rritjes së qëndrueshme, disiplinës fiskale dhe integrimit europian vlerësohen si çelës për të krijuar mundësi të reja zhvillimi./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
m.l
AKTUALITET
13 Maj12:15
Kultivoi 3 parcela me qindra rrënjë kanabis në Kukës në 2024, në pranga Lutfi Mici
KUKËS- Një 51-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme n&e...
m.l
AKTUALITET
13 Maj11:59
Dosja ‘Toyota Yaris’, SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lexuar sot konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela. Ky i fundit akuzohet për ko...
m.l
AKTUALITET
13 Maj11:46
Raporti i Qendrës Kombëtare të Biznesit: Pronarët përfitues, 4211 subjekte bënë deklarimin gjatë vitit 2024
TIRANË- Të paktën 4211 subjekte raportuan në vitin që lamë pas pronarin e tyre përfitues në regjistrin e dedikuar p&eu...
m.l
AKTUALITET
13 Maj11:01
Fotografuan fletën e votimit/ Prokuroria e Tiranës lë në masën 'detyrim paraqitje' dy të arrestuarit e 11 majit (EMRAT)
TIRANË- Zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën dy ditë më parë në vendin tonë, nuk kaluan pa problematika gjat&eum...
m.l
AKTUALITET
13 Maj10:17
U vetëplagos në këmbë me armën e zjarrit që mbante pa leje/ Arrestohet 37-vjeçari në Lushje, në pranga bien edhe vëllai e shoku i tij
LUSHNJE- Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në qytetin e Lushnjes. Mësohet se i arr...
m.l
AKTUALITET
13 Maj07:42
Ulja e popullsisë se re në moshë/ Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar
TIRANË- Ulja e popullsisë se re në moshë është duke reduktuar ndjeshëm sektorin e arsimit e për pasojë edhe forc&...
m.l
AKTUALITET
13 Maj07:41
Plakja graduale e popullsisë/ Pasojat e emigracionit, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative në tremujorin e parë 2025
TIRANË- Krahas emigracionit të larta, vendi po shënon më shumë vdekje sesa lindje, duke përkeqësuar dhe më tej tendenc...
M.B.
AKTUALITET
13 Maj07:26
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
TIRANA- Dita e sotme parashikohet me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e vranësir...
r.ll
AKTUALITET
12 Maj22:59
Zgjedhjet/ Rreth 4000 kuti të numëruara në rang kombëtar, si ndahen mandatet mes forcave politike
foto ilustruese
TIRANË- Procesi i numërimit te votave vijon në 11 qarqe. Kukësi u bë qarku i parë që mbylli procesin e ...
r.ll
AKTUALITET
12 Maj22:39
Tragjedia pas shembjes së masivit në Klos, gjendet pjesa tjetër e trupit të Ardit Beshirit
ardit beshiri
KLOS- Pjesa tjetër e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur në vendin ku u shemb masivi mineral n&...