BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

TIRANA- Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.6% në vitin 2025, duke u ngadalësuar lehtë në krahasim me pritshmërinë e këtij viti prej 3.8% dhe nivelit prej 3.9% që u zgjerua në 2023. Parashikimi është bërë në raportin e vjeshtës të Komisionit Europian. Ky i fundit pret dhe një ngadalësim të punësimit, të ndikuara nga emigracioni dhe rënia e popullsisë. Nga ana tjetër edhe ritmet e rritjes së turistëve pritet të ngadalësohen, parashikon Komisioni.
Sipas raportit, rritja ekonomike vazhdoi të jetë e fortë në vitin 2024 e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik. Pas katër viteve të ritmeve të larta të rritjes, rritja e PBB-së pritet të zbutet në 3.6% në 2025 dhe 3.5% në 2026 pasi konsumi familjar dhe publik pritet të ngadalësohet.
Pas një rënieje të shpejtë në vitin 2024, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3% të bankës qendrore gjatë vitit të ardhshëm. Deficiti fiskal pritet të zgjerohet pak përpara se të bjerë në 2% të PBB-së në vitin 2026. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së parashikohet të ulet gradualisht, i nxitur nga rritja nominale e PBB-së.
Raporti thekson se punësimi u rrit në vitin 2023 dhe pritet të përmirësohet më tej gjatë viteve 2024-2026, megjithëse me një ritëm më të moderuar. Shkalla e papunësisë pritet të bjerë më tej. Pavarësisht përmirësimeve në tregun e punës, emigracioni mbetet një problem. Rezultatet paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2023, të publikuara në qershor të këtij viti, treguan se popullsia e Shqipërisë ra nga 2.8 milionë në 2011 në 2.4 milionë në 2023 (një reduktim prej 14%), duke tkurrur popullsinë në moshë pune.
Sipas KE, për 2025-2026 rritja e PBB-së parashikohet përkatësisht në 3.6% dhe 3.5%, duke u moderuar disi në krahasim me vitet e mëparshme, por duke mbetur e qëndrueshme. Përmirësimi i ngadaltë i punësimit do të ndikojë negativisht mbi konsumin privat, ndërkohë që konsumi publik parashikohet të ngadalësohet pas rritjeve të ndjeshme të pagave publike gjatë viteve 2023-2024, si pasojë e reformës së pagave publike.
Nga faktorët e jashtëm, eksportet e shërbimeve pritet të vazhdojnë të zgjerohen, por rritja e ardhjes së turistëve pritet të zbutet, pas ritmeve dyshifrore të rritjes në vitet e mëparshme. Eksportet e mallrave parashikohen të rikuperohen pasi të arrijnë fundin në vitin 2024. Rreziqet për ekonominë mbeten të larta, parashikon Komisioni, të lidhura me luhatshmërinë e kursit të këmbimit, rritjen e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar të ndikuar nga emigracioni dhe një rishfaqje të mundshme të presioneve inflacioniste.
Rritja ekonomike e Eurozonës do të rritet ndërsa pengesat për konsumin dhe investimet do të zbehen, megjithëse gjeopolitika përbën një kërcënim në rritje, sipas Komisionit Europian. Prodhimi i brendshëm bruto do të rritet me 1.3% vitin e ardhshëm dhe me 1.6% në vitin 2026, tha Komisioni Europian në raportin e fundit. Kjo është pak më e lartë se ajo që parashikoi Fondi Monetar Ndërkombëtar muajin e kaluar dhe dukshëm më e lartë se 0.8% e parashikuar nga zyrtarët për vitin 2024.
Rritja e çmimit të konsumit shihet të zbutet në 2.1% vitin e ardhshëm dhe në 1.9% në 2026, pak më poshtë objektivit prej 2% të Bankës Qendrore Europiane. Pavarësisht nga disa luhatshmëri të pritshme në terma afatshkurtër, procesi i disinflacionit “duket i vendosur në vend”.
“Ndërsa inflacioni vazhdon të lehtësohet dhe rritja e konsumit privat dhe e investimeve rritet, me papunësinë në nivele të ulëta rekord, rritja do të përshpejtohet gradualisht gjatë dy viteve të ardhshme,” tha në një deklaratë Komisioneri i BE-së për Ekonominë Paolo Gentiloni.
“Megjithatë, sfidat strukturore dhe pasiguria gjeopolitike rëndojnë mbi perspektivat tona të ardhshme.”/ Monitor
parate SHKODËR- Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi tentoi të fuste në vend mb...
Foto nga vendngjarja FIER- Drejtuesi i autobotit që përplasi për vdekje një çift bashkëshortësh ditën e djes...
TIRANË- Ditën e sotme para bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojt...
Foto ilustruese TIRANË- Drejtuesja e mjetit, S. Sh., 21-vjeçe, e cila mbrëmjen e djeshme përplasi efektivin e policisë teksa ky ...
KAPSHTICA- Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, nga ku mësohet se një automjet mjet ka dal...
Jorgo Goro TIRANË- Çështja ndaj ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro ka kaluar për gjykim këtë të ...
edi rama TIRANË- Saga e sherrit personal të Edi Ramës me Francesco Becchettin ka përfunduar me një fund shumë të hidhur ...
TIRANA- Të tjera detaje vijojnë të dalin nga vrasja e biznesmenit 52-vjeçar Eduart Reçi para dy ditësh në Tiran&eu...
Foto nga aksidenti TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në dalje të tunelit Elbasan-Tira...
ELBASAN- Një 34-vjeçar, Erion Etemaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar ...