AKTUALITET

Raporti vjetor 2024: Gazetarët në Shqipëri, nën presione dhe pengesa të mëdha

M.B. Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 19:58

Raporti vjetor 2024: Gazetarët në Shqipëri, nën presione dhe

TIRANA- Në Tiranë, Rrjeti BIRN dhe Qendra SCIDEV sapo kanë publikuar Raportin Vjetor 2024 mbi lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, ku renditen pengesa të shumta, të cilat, sipas autorëve, rrezikojnë pavarësinë, sigurinë, integritetin dhe profesionalizmin e gazetarisë në Shqipëri. Vitin e kaluar u regjistruan 45 incidente ndaj gazetarëve, që kanë rritur pasigurinë dhe vetë-censurën e tyre në punë. Vëzhgues të pavarur pohojnë se organet e drejtësisë lëvizin ngadalë për të mbrojtur gazetarët e kërcënuar dhe kjo dekurajon gazetarët të bëjnë më shumë denoncime, si dhe nxit dhunuesit e tyre në përkeqësimin e gjendjes.

Në Raportin vjetor hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative BIRN dhe Qendra studimore SCIDEV mbi progresin e Shqipërisë në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në përputhje me standardet e BE-së, theksohet se “situata e lirisë së medias dhe siguria e gazetarëve nuk patën asnjë përmirësim të konsiderueshëm në vitin 2024”. Në Raport thuhet se “Shqipëria përballet me probleme të mëdha, si ndërhyrja politike, përqendrimi i madh i pronësisë së medias në pak duar dhe vështirësitë ekonomike që komprometojnë integritetin e gazetarëve”.

“Studimi tregon që më shumë se 45 për qind e gazetarëve shprehen se ata ndjehen të kërcënuar ose kanë qenë nën presion dhe të intimiduar. Burimi kryesor i këtyre presioneve janë pronarë të mediave, funksionarë publikë, aktorët politikë dhe individë të tjerë privatë të lidhur me interesa të fuqishëm”, thotë për Zërin e Amerikës Blerjana Bino, bashkautore e studimit dhe drejtuese e Qendrës SCIDEV.

Autorët vërejnë se gazetarët në Shqipëri përballen me kërcënime dhe presione në rritje, jo aq me sulme fizike, se sa me presione, padi gjyqësore dhe ngacmimet online, të cilat rritin autocensurën dhe pasigurinë.

Ata theksojnë se frikësimet ndaj gazetarëve vijnë nga aktorë shtetërorë e joshtetërorë dhe kanë krijuar një atmosferë të vazhdueshme kërcënuese dhe fushata padish e shpifjesh për reporterët, që pengojnë të përmirësohet mbrojtja e lirisë së shtypit.

Të 45 incidentet e raportuara për dhunë ndaj gazetarëve në 2024-ën janë gati sa dyfishi i 24 episodeve të raportuara në 2023-shin. Sipas Rrjetit të Gazetarëve të Sigurtë (SafeJournalists Network), ngjarjet ishin kryesisht “sulme verbale dhe debate anti-media nga aktorët politikë të të gjithë spektrit”.

“Rastet e sulmeve ndaj gazetarëve janë shtuar, por po ashtu janë shtuar edhe reagimet. Gjykatat janë shumë të ngadalta, por tek gazetarët shihet një ndërgjegjësim më i lartë. Ata po i ndjekin më shumë procedurat, po adresojnë më shumë çështje drejt policisë, prokurorisë, por ka ende një mosbesim të lartë ndaj organeve ligjzbatuese. Gazetarët që të mos denoncojnë rastet, megjithatë ata po i denoncojnë kanosjet, por institucionet po punojnë shumë ngadalë. Unë do të doja të punonin më shpejt dhe të raportonin në mënyrë konkrete për hapat e ndërmarra në çdo rast, sepse kjo dekurajon denoncimet nga gazetarët dhe kjo nxit elementët kriminale që nga kjo zvarritje besojnë që kanosja e tyre funksionon. Ligjet janë të mira, por zbatimi duhet përmirësuar”, thotë për Zërin e Amerikës avokati Dorian Matlija, drejtues i Qendrës Respublica, organizatë që mbrojtjen e gazetarëve e ka në qendër të punës së vet.

Raporti vjetor përfshin edhe një anketim të gazetarëve, ku doli që pjesa dërrmuese i njoftuan rastet e kërcënimit në polici dhe më pak në prokurori, por një pjesë e madhe e cilësuan reagimin nga policia dhe prokuroria shumë joefektive. Mbi tre të katërtat e gazetarëve të anketuar ndjehen të pasigurtë dhe besojnë se forcimi i mbrojtjes ligjore do të rriste këtë siguri. Pjesa më e madhe e tyre u shprehën se reagimi më i ashpër nga organet e zbatimi i ligjit dhe nga gjyqësori ndaj kërcënimeve dhe sulmeve do të përmirësonte sigurinë e gazetarëve.

"Policia e Shtetit e ka qendër të vëmendjes rritjen e sigurisë së gazetarëve, sepse i quan aleatë në zbulimin dhe goditjen e shkeljeve ligjore në vend. Policia ka caktuar punonjës të posaçëm për të ndjekur denoncimet për incidente me gazetarët dhe i ndjek me shumë seriozitet ato dhe në mënyrë dinamike. Ka një pikë kontakti në policinë e shtetit ku gazetarët duhet të kontaktojnë fillimisht. Kemi një oficer të posaçëm që merr kallzimet e gazetarëve. Gjithë drejtoritë policore dhe çdo punonjës policie i ka në vëmendje prioritare për të ndihmuar gazetarët në terren, për çdo shqetësim dhe nevojë që ata mund të kenë”, thotë për Zërin e Amerikës Gentian Mullai, pas një takimi konsultativ, me organizata të gazetarëve dhe qendra studimore të shtypit, mbi Udhëzuesin e Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve.

Midis kolegëve të tjerë, edhe mbi 20 për qind e grave gazetare në Shqipëri pohojnë se kanë hasur në kërcënime ose frikësime me bazë gjinore që lidhen me punën e tyre. Shumica e gazetarëve janë shprehur se situata mund të përmirësohet me një vullnet më të madh politik në mbrojtje të lirisë së shtypit, Më shumë se dy të tretat e të anketuarve raportojnë se janë ndeshur me kufizime në punën e tyre për të raportuar lirisht, shpesh nga frika e hakmarrjeve apo censurës. Këtu kanë ndikuar interesat e biznesit dhe kontrolli editorial i pronarëve të mediave, gjë që pengon gazetarinë investigative dhe integritetin e raportimit.

Për shumicën dërrmuese të gazetarëve temat me më shumë pengesa për raportim janë korrupsioni, krimi i organizuar, korporatat e mëdha dhe abuzimet ekonomike.

“Shifrat e incidenteve të raportuara janë dyfishuar, sepse tani ka një monitorim më të madh e më të detajuar, por edhe sepse është bërë më shumë ndërgjegjësim me gazetarët për të mos normalizuar asnjë rast sulmi, intimidimi apo kërcënimi ndaj tyre. Ne e kemi në vazhdimësi thirrjen që kjo kulturë dhune nuk normalizuar dhe duhet të kemi tolerancë zero ndaj çdo rasti të presionit dhe sulmit ndaj gazetarëve , thotë zonja Bino e Qendrës SCIDEV.

Raporti Vjetor 2024 përshkruan “një mjedis kompleks dhe të vështirë për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri pa progres të konsiderueshëm, ndërsa zbatimi i rekomandimeve të BE-së në këtë fushë mbetet i kufizuar.

Raporti thekson se gazetarët durojnë kushte të pasigurta pune, paga të ulëta, pagesa joformale dhe të vonuara dhe mungesa e masave mbrojtëse në detyrë. Kjo i gjendje, theksojnë autorët, nxit autocensurën tek profesionistët e medias përballë presioneve të jashtme, dhe dëmton pavarësinë dhe cilësinë e punës së tyre.

Në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin e kaluar Shqipëria u rendit e 99-ta midis 180 shteteve, çka shënon një rënie prej tre vendesh krahasuar me një vit më parë, si dhe sfidat e vazhdueshme që hasin liria e mediave dhe siguria e gazetarëve./ VOA

gazetaret

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë