Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANË- Të gjithë strukturat akomoduese në vend do të duhet të plotësojnë formularin ku deklarojnë kapacitetin e tyre si dhe nivelin e shfrytëzimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dërgoi pranë bizneseve formularin përkatës duke kërkuar që strukturat akomoduese pasi ta plotësojnë atë ta dërgojnë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
“Në zbatim Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 160 datë 12.03.2025” Për përcaktimin e periudhës së shfrytëzimit të nivelit minimal të kapacitetit të shfrytëzimit të strukturave akomoduese” subjektet që ushtrojnë veprimtari si strukturë akomoduese duhet të deklarojnë për vitin 2025 kapacitetin dhe nivelin e shfrytëzueshmërisë brenda 30 ditëve nga data 13 mars 2025, data e botimit të VKM në fletoren zyrtare sipas formularit të parashikuar në këtë VKM.
Deklarimi mund të dërgohet në formë shkresore në adresën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ose në mënyrë elektronike në adresën e emailit: [email protected] sipas formularit të deklaratës bashkëlidhur. Formulari i deklaratës është bashkëngjitur këtij njoftimi dhe mund të shkarkohet për plotësim. Ju kujtojmë se plotësimi dhe dorëzimi i formularit është detyrim ligjor për të gjitha strukturat akomoduese” thuhet në njoftimin e Tatimeve.
Qeveria synon që të taksimi i hoteleve të bëhet mbi bazë të vlerave referencë llogaritur në dy periudha të ndryshme. Vendimi që specifikon detajet e kësaj praktike u miratua në datë 12 mars në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Pjesë e kësaj forme deklarimi do të jenë të gjithë strukturat akomoduese sipas kategorisë: “Bujtinë”; b) “Bllok apartamentesh”; c) “Motel”;ç) “Fjetje dhe mëngjes”; d) “Hotel”;dh) “Hotel i shpërndarë”; e) “Resort”;ë) “Strukture akomoduese e trashëgimisë kulturore”.
Periudha e shfrytëzimit është ndarë në dy të tilla duke parashikuar pjesën më të mirë të vitit kur është dhe piku dhe atë më më të dobët që kryesisht përfshin muajt e ftohte. Kështu përkatësisht, nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe nga data 1 tetor deri në datën 30 prill të çdo viti.
Konkretisht niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është: a) jo më pak se 65 % e kapacitetit të strukturës akomoduese për periudhën nga data 1 maj deri në datën 30 shtator; b) jo më pak se 30 % e kapacitetit të strukturës akomoduese për periudhën nga data 1 tetor deri në datën 30 prill.
Vendimi përcakton se sipërmarrësit mund të zgjedhin të deklarojnë këtë nivel minimal shfrytëzimi i cili në sitën e Tatimeve vlerësohet nga zyra ose të deklarojë një tjetër që e parashikojnë vetë që në rast se është më i ulët se minimali do të bëhet objekt vlerësimi nga ana e autoriteteve për të parë saktësinë duke përfshirë të dhëna alternative nga terreni.
Biznesi nuk është dakord me referencën. Pak ditë pasi qeveria njoftoi vendosjen e referencës bizneset e sektorit deklaruan se ajo nuk ishte reale dhe se sidomos gjatë muajve jashtë pikut niveli 30 për qind i shfytzueshmërisë është i paarritshëm.
Për rajone të caktuara ky nivel luhatet mes 10-15 për qind. Sipas tyre vendosja e një reference përveçse do të detyrojë strukturat të mbyllin aktivitetin gjatë periudhës jashtë sezonit do të sjellë edhe një rrezik të shtuar për humbjen e fuqisë punëtore. Kjo e fundit do të kërkojë punë me stabilitet më të lartë ndërkohë që do ta vërë nën presion biznesin e turizmit gjatë sezonit të pikut për të ofruar një shërbim cilësor./ Monitor
DIVJAKË- Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme mes dy vëllzerve në Divjakë. Shka...
TIRANË- Pritet largim gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore – Lindore duke sjellë ngrohje graduale të...
SHQIPËRI- Një video e pazakontë është shpërndarë në mediat online ku duket një luan i cili kafshon një ...
DIVJAKË- Policia e Divjakës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Fier Seman në Divjakë. Policia bën...
DIVJAKË- Një sherr me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme brenda një familje në Divjakë. Mësohet se dy vëllez&e...
BUTRINT- Fermerët e midhjeve të Butrintit janë futur në grevë urie, pasi nuk morën zgjedhje nga askush. Dhe vendi që fermer...
TIRANA- Gazetari Falmur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i referohet çështje së hakerimit të email-...
ITALIA- Të mërkurën në Portin e Shëngjinit pritet të mbërrije anija me rreth 100 emigrantë nga Italia që do ...
ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për grabitje banesash në se...
GREQI- Një grup të burgosurish në Greqi kishin planifikuar që të arratiseshin nga burgu, duke marrë peng një punonjës ...