AKTUALITET

Regjistri i popullsisë me 4,3 milionë banorë shkakton probleme me efikasitetin e rimbursimit të barnave

M.B. Përditësimi i fundit 24 Korrik 2024, 11:41
Regjistri i popullsisë me 4,3 milionë banorë shkakton probleme me
Foto ilustruese

TIRANA- Prej vitesh shifra e pasaktë e popullsisë në regjistrat zyrtare në krahasim me popullsinë banuese në vend është bërë shkak për shpërndarje të padrejta të burimeve financiare nga qeveria, teksa shihet se ka ulur eficencën e rimbursimit të medikamenteve për personat nevojë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi së fundmi rezultatet e një auditimi në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) në të cilat gjeti se numri i personave të regjistruar në sistem është 4,301,225 persona (pacientë të regjistruar), ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, popullsia mesatare për vitin 2022 është 2,777,689 banorë, ndërsa më të dhënat e cens 2023 popullsia banuese në vend nuk është më shumë se 2,4 milionë banorë.

Popullsia në regjistrat e Fondit që mund të përfitojë nga rimbursimi është gati dyfishi i popullsisë banuese. Regjistri i FSDKSH-së ka filluar të popullohet që në vitin 2009-2010 kur ky sistem ka nisur funksionalitetin dhe përfshin fusha si numri i identifikimit (NID), emri, atësia, mbiemri, datëlindja, gjinia, mjeku, QSH dhe kod pacienti. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 të dhënat e personave janë populluar manualisht nga mjeku i familjes. Ndërsa që prej vitit 2015 për të gjithë personat që regjistrohen për herë të parë te mjeku i familjes të dhënat merren në mënyrë automatike nga ndërveprimi me regjistrin e gjendjes civile DPGJC. Sistemi funksionon online dhe hedhja e të dhënave realizohet nga mjeku i familjes dhe pediatri, të cilët bëjnë regjistrimin e popullsisë që mbulojnë. Aktualisht ky sistem hostohet në data-center-in qeveritar pranë AKSHI-t.

KLSH vë në dukje se, sistemi i regjistrit të të siguruarve është aktualisht sistemi bazë i të gjithë sistemit shëndetësor parësor në vend. Mbi këtë sistem mbështeten dhe ndër veprojnë: – sistemi kombëtar i recetës elektronike me rimbursim (e-Rx) i cili operon si në sistemin shëndetësor parësor dhe në atë spitalor; – sistemi kombëtar i referimeve dhe ekzaminimeve (eReferimi) i cili gjithashtu operon në sistemin shëndetësor parësor dhe në atë spitalor; -sistemi regjistri elektronik për formularët e vizitave të mjekut të familjes (eVizita) i cili operon në sistemin shëndetësor.

KLSH referoi se sistemi shfaq një sërë problematikash të cilat vështirësojnë ndjeshëm punën e përdoruesve me sistemin duke ulur performancën e tyre në punë e si rrjedhojë edhe nivelin e shërbimit ndaj pacientit. Gjithashtu këto probleme rriskojnë saktësinë dhe përmbajtjen e informacionit që regjistron e mban sistemi, aksesueshmërinë e tij e për rrjedhojë përdorueshmërinë e këtij informacioni nga strukturat shëndetësore. Më konkretisht, nga sistemi AHIS (regjistri elektronik i të siguruarve), nga merr të dhënat në lidhje me përfitueshmërinë ose jo të rimbursimit sipas kategorisë së përfituesit konstatohen një numër i madh përfituesish si dhe nuk është realizuar integrimi i plotë i tij me regjistrin e gjendjes civile.

Kjo praktikë, nga pikëpamja e sistemeve të kontrollit krijon mundësinë e përvetësimit të përfitimit të rimbursimit të pacientëve të cilët mund të kenë ndërruar jetë në rastet e bashkëpunimit ndërmjet farmacisë dhe MPF, njoftoi KLSH. Kontrolli i lartë i Shtetit e pati të pamundur të verifikojë abuzimet me regjistrin e pasaktë të popullsisë pasi nga ana e FSDKSH si administratore de jure dhe AKSHI si administratore de facto e sistemeve nuk u vendosën në dispozicion të grupit të auditimit, raportet e kërkuar sipas kod pacienti dhe iD me argumentin se janë të dhëna personale.

Nga testimi i të dhënave në dispozicion KLSH verifikoi se sistemi nuk ruan historik për lëvizjen e mjekëve nga një qendër në tjetrën, lëvizjen e banorëve, mbulimin e popullatës nga mjekët dhe për kartat e shëndetit. Sistemi nuk gjeneron raporte dhe nuk të jep mundësinë për gjenerimin e statistikave për mbulimin e banorëve, kartat e shëndetit etj. Sipas KLSH-së sistemi nuk jep mundësi për pastrimin apo saktësimin e të dhënave të banorëve të regjistruar gabim nga mjekët e familjes. Sa herë që çelet apo ndryshon një përdorues, duhet të ndërhyhet në data-bazë për sistemimin e tij, pasi përdoruesit nuk i shtohen automatikisht të gjitha funksionalitetet./ Monitor

barnat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë