AKTUALITET

Rekurs kundër Gjykatës së Lartë, Gjykata Kushtetuese merr vendim për kërkesën e Evis Berberit

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 10:22
Rekurs kundër Gjykatës së Lartë, Gjykata Kushtetuese merr

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë vendimin nr.159, datë 30 janar 2025, të Gjykatës së Lartë, i cili kishte vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. Ky rekurs ishte bërë kundër vendimit të datës 10 tetor 2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që kishte lënë në fuqi vendimin e 30 korrikut 2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.

Në thelb, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar zinxhirin e vendimeve që kishin konfirmuar mbajtjen në burg të Berberit, duke argumentuar se ato bien ndesh me parimet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor.

Nga ana tjetër detaje të reja kanë dal nga dosja hetimore

Në bazë të një akti-ekspertimi të kryer në një aparat telefonik “BlackBery” ka rezultuar se 3 muaj para hapjes së tenderit Berberi dhe  inxhinieri Grek në datën 27 gusht 2021, në orën 12:22, zhvillojnë këtë bisedë si më poshtë vijon:

Ioannis Kirkinezis i dërgon sms shtetasit Evis Berberi, me përmbajtje: “Përshëndetje! A ke ndonjë lajm për ofertuesin për mbikëqyrjen/supervizimin e Llogarasë? E pashë që kriteret janë shumë të forta. A mund të diskutojmë?".

Ndërkohë në orën 12:43, Evis Berberi: "..Ende jo, por së shpejti do të publikohet".

Në orën 12:44, Ioannis Kirkinezis: “A mund të flasim PARA publikimit (për kriteret)".

Në lidhje me këto mesazhe në SPAK është pyetur inxhinieri Grek, Ioannis Kirkinezis, i cili ka deklaruar se ka pasur dijeni se do të publikohej tenderi i tunelit të Llogarasë.

Ai deklaron se në këtë komunikim i ka kërkuar takim Evis Berberi për të diskutuar në lidhje me kriteret e tenderit të mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë. Kjo, pasi shoqëria "Hill International NV" kishte interes që të merrte pjesë në këtë tender.

Ioannis Kirkinezis ka deklaruar se kërkonte informacion nga Evis Berberi në lidhje me kriteret e këtij tenderi, pasi gjatë qëndrimit në Ministri kishte kuptuar se Evis Berberi ishte përgjegjës përsa i përket tenderit të ndërtimit dhe tenderit të mbikëqyrjes së tunelit të Llogarasë.

Ioannis Kirkinezis, kujton se pas këtij komunikimi ka takuar Evis Berberi dhe i ka shprehur interesimin e shoqërisë "Hill International NV" për të marrë pjesë në këtë procedurë. Ai kujton se gjatë takimeve me këtë shtetas, përpara publikimit të procedurës, kanë diskutuar për kriteret e tenderit, si dhe i ka ofruar një panoramë të shoqërisë "Hill International NV".

Inxhinieri Grek ka deklaruar se e ka vënë në dijeni shtetasin Evis Berberi se çfarë kriteresh plotësonte shoqëria "Hill International NV” dhe çfarë kriteresh nuk plotësonte. Qëllimi ishte që kriteret që do të publikoheshin, të ishin ato që plotësonte shoqëria "Hill International NV".

Në datën 5 shtator 2021, në orën 18:14, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi: "...Përshëndetje Evis! Jam nga e hëna në të enjte në Tiranë. Nëse je i disponueshëm, mund të takohemi në një bisedë kafeje...”.

Në orën 18:15, Evis Berberi ia kthen: "...Të enjten...".

Në orën 18:15, Ioannis Kirkinezis: "...Shkëlqyer. Më mirë mëngjes ose drekë Pasdite jam në fluturim...”.

Në orën 18:16, Evis Berberi: "Ok".

Në orën 18:16, Ioannis Kirkinezis: “...Shihemi...".

Në dosjen e SPAK thuhet se në lidhje me bisedat e mësipërme, rezulton se inxhinieri Grek Ioannis Kirkinezis ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 6 shtator 2021 dhe ka dalë në datën 9 shtator 2021.

Teksa ka mbëritur në Tiranë, në datën 8 shtator 2021, në orën 11:31, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi: "...Përshëndetje Evis! Si e ke ditën nesër...?".

Në orën 11:35, Evis Berberi: "...Tani kam disa takime...".

Në orën 11:36, Ioannis Kirkinezis: "...Nesër nëse je në dispozicion nga ora 12:00 deri në 15:00 mund të takohemi...për të enjten.Po është në rregull...”.

Në orën 11:36-11:37, Evis Berberi ia kthen: "...Të prisja dje, Shihemi nesër".

Në orën 11:37, Ioannis Kirkinezis: "...Mendova se më ke thënë, Më vjen keq (i referohet mesazhit të shtetasit Evis Berberi me tekst "Isha duke të pritur dje")

Evis Berberi dhe inxhinieri Grek janë takuar një ditë më pas në zyrën e tij në ARRSH, ku kanë përcaktuar modulitetet që do bëheshin dhe mblesërinë me kompaninë shqiptare “NET Group”. Mbi të gjitha greku duhet të dërgonte dhe dokumentat e planit të supervizimit, të cilat do ishin falso tërësisht.

Pas takimit në muajit shtator, në datën 25 Tetor 2021, në orën 10:46, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi: "...Mirëmëngjesi! Kontrolloni emailin tuaj...” (i referohet mesazhit të shtetasit Evis Berberi të datës 29 korrik 2021, të orës 09:38, me tekst:".

Nga këqyrja dhe marrja e të dhënave nga posta elektronike e Evis Berberi, rezulton se në datën 25 tetor 2021, në orën 10:45, është dërguar email nga adresa e postës elektronike  në drejtim të adresës së postës elektronike të shtetasit Evis Berberi, "Evis.

Në këtë email është bashkëlidhur dokumenti "Staffing Plan ik 2(EB).xlsx", që është një tabelë e titulluar “Skeduli i stafit – Supervizioni i tunelit të Llogarasë”. Kjo tabelë përbëhet nga dy grupe ekspertësh, si më poshtë:

Ekspertët kryesor/Key Experts" të përbër nga: Drejtuesi i projektit, Inxhinier strukturist, Inxhinier Terreni, Inxhinier Gjeolog, Inxhinier Hidroteknik, Inxhinier Materialesh, Inxhinier Elektrik, Inxhinier Mekanik, Inxhinier për sigurinë rrugore/Auditues i sigurisë rrugore, Inxhinier Gjeodet, Inxhinier Mjedisi.

"Ekspertët jo kryesor/ Non-Key Experts" të përbërë nga: Inxhinier Strukturist, Inxhinier Terreni, Inxhinier Gjeolog, Inxhinier Hidroteknik, Inxhinier Materialesh, Inxhinier Gjeodet.

Nga verifikimi i rubrikës "Info" të materialit të dërguar në email, konstatohet se ky dokument është krijuar nga përdoruesi "Massimiliano Monetti", ndërsa për herë të fundit është modifikuar nga përdoruesi "Kirkinezis, Ioannis", me modifikim të fundit në datën 25 Tetor 2021 në orën 10:43.

I pyetur në lidhje me email-in e mësipërm, Ioannis Kirkinezis deklaron se nga ana e tij është dërguar email në drejtim të shtetasit Evis Berberi. Ky email përmban të dhëna në lidhje me stafin që duhej për të realizuar shërbimin e mbikëqyrjes së tunelit të Llogarasë.

Këtë email ia ka dërguar Evis Berberi me kërkesë të tij, për ta përdorur për kriteret e tenderit që do të publikoheshin.

Ndërkohë pasi njihet me këtë E-Mail në datën 25 Tetor 2021, në orën 14:38, Evis Berberi i dërgon sms Ioannis Kirkinezis: "...Përshëndetje do të vazhdoni me NET Group...", si dhe i dërgon numrat celular të shtetasit Valter Begaj, +355694013591 dhe +355682020434.

Në orën 14:51, Ioannis Kirkinezis: "Ok faleminderit! Nuk Do t'a telefonoj". Në orën 15:09, Evis Berberi: "Është në rregull". Nga ana tjetër në orën 15:09, Ioannis Kirkinezis ia kthen Berberit: "...ok fola...ne do të shkëmbejmë disa e-maile me informacione dhe të martën do të takohemi personalisht për specifikat...".

Në orën 15:39, Evis Berberi ia kthen: "Ok".

Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria holandeze "Hill Interantional" NV, me përfaqësues Ioannis Kirkinezis, në datën 28 dhjetor 2021 ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shoqërinë "Net Group" sh.p.k, me përfaqësues Valter Begaj, për të marrë pjesë së bashku në procedurën e prokurimit për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, ku në përfundim të procedurës së prokurimit janë shpallur fitues të saj.

I pyetur në lidhje me komunikimin e mësipërm, Ioannis Kirkinezis deklaron se gjatë bisedave të bëra, Evis Berberi i ka sugjeruar atij që të bashkëpunonte me shoqërinë e Valter Begaj, “Net Group”, përsa i përket tenderit të mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë.

Evis Berberi i ka dhënë numrin celular të Valter Begaj. Ioannis Kirkinezis deklaron se nuk e njihte më herët Valter Begaj dhe shoqërinë e tij “Net Group" sh.p.k. Por, pas sugjerimit që i bëri Evis Berberi, ai është interesuar për këtë shtetas dhe këtë shoqëri.

Pas sugjerimit të Evis Berberi ai ka vendosur të vazhdonte bashkëpunimin me shoqërinë "Net Group". Në datën 26 Tetor 2021, në orën 16:21,  Ioannis Kirkinezis i dërgon sms

shtetasit Evis Berberi: "Evis, Të mërkurën e ardhshme 3/11 Zëvendës Presidenti ynë i Parë dhe Drejtori Menaxhues për Evropën Z. Manolis Sigalas është në Tiranë. Do të ishte shumë mirë nëse keni ndopak kohë të lirë për të na takuar".

Në orën 16:22, Evis Berberi: "Po sigurisht". Në orën 16:22, Ioannis Kirkinezis: "Shkëlqyer Faleminderit Të hënën të dërgoj mesazh për ta vendosur. Meqë ra fjala: Të hënën jam në Tiranë për të takuar Valterin për të koordinuar bashkëpunimin tonë”.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë