AKTUALITET

Rënia e euros prek rekorde të reja, zbret në kufirin e 112 lekëve, ka prurje të mëdha valutore

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Prill 2023, 15:32
Rënia e euros prek rekorde të reja, zbret në kufirin e 112

Kursi i këmbimit të euros me lekun po thyen rekorde në rënie, ditë pas dite. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 112.04 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit të euros ka rënë me 1.9% që nga fillimi i vitit dhe me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas agjentëve të tregut të këmbimit valutor, tregu vazhdon të shfaqë prurje të mëdha dhe kërkesë të pakët për monedhën europiane. Kjo tendencë është përvijuar qysh gjatë vitit të kaluar, ndërsa në javët e fundit po theksohet edhe më shumë.

Ndërkohë që kemi hyrë në tremujorin e dytë të vitit, turizmi hyrës vlerësohet të jetë në rritje, duke sjellë rritje të hyrjeve të valutës. Një efekt të vogël afatshkurtër mund të kenë pasur edhe festat fetare të muajit prill, që shoqërohen me kthimin e emigrantëve në Shqipëri, por edhe me flukse të shtuara të turistëve të huaj.

Rënia e euros prek rekorde të reja, zbret në kufirin e 112

Në në horizont më afatgjatë, ecuria e kursit të këmbimit duket se po ndikohet nga lëvizje të ndjeshme të balancave makroekonomike në favor të forcimit të lekut.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për vitin e kaluar zbriti në 1.08 miliardë euro, në rënie me 7.5% krahasuar me vitin 2021.

Rënia e deficitit të llogarisë korrente ka ardhur kryesisht falë shtimit të të ardhurave nga turizmi, nga eksporti i shërbimeve dhe nga rritja e dërgesave të emigrantëve.

Në terma realë, Banka e Shqipërisë nëvizon se se deficiti i llogarisë korente të Shqipërisë është reduktuar nga niveli 10.8% i PBB-së në vitin 2014 në nivelin 5.9% të PBB-së për vitin 2022.

Një ndikim të rëndësishëm në flukset valutore hyrëse ka pasur edhe ecuria e llogarisë financiare, veçanërisht në zërin e investimeve të huaja direkte. Investimet e huaja direkte shënuan një rekord të ri historik për vitin 2022.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato arritën vlerën e 1.37 miliardë eurove, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në rritjen e ofertës së euros në tregun valutor shqiptar vlerësohet të ketë qenë edhe struktura e financimit të deficitit buxhetor.

Pjesa më e madhe e deficitit të krijuar për vitin 2022 u financua nga përdorimi i tepricave të likuiditetit në valutë të trashëguara nga një vit më pare, nga emetimi i eurobondit të nëntorit 2022.

Duke qenë se shpenzimet buxhetore kryhen përgjithësisht në lekë, kjo nënkupton se qeveria ka shitur sasi të konsiderueshme të euros në tregun e brendshëm.

Një ndikim teorik në favor të focimit të lekut kundrejt euros mund të kenë dhënë edhe politikat monetare dhe fiskale të ndjekura nga autoritetetet shqiptare. Banka e Shqipërisë në harkun e një viti e ka rritur normën bazë të interesit në 3%, nga 0.5% që ishte një vit më parë.

Rritja e normave të interesit për lekun e bën këtë monedhë më atraktive për investitorët, por njëkohësisht frenon ofertën e monedhës vendase. Rritja vjetore e agregatit monetar M2 në muajt e parë të këtij viti ndodhet në nivelet më të ulëta që prej vitit 2018.

Ndërkohë, oferta e lekut mund të jetë ndikuar edhe nga politika konsoliduese fiskale. Deficiti buxhetor për vitin 2022 u vlerësua në rreth 3.6% të PBB-së, nga 4.5% që kishte qenë një vit më parë.

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron është një faktor me ndikim të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Leku i fortë i bën më të lira importet e mallrave dhe të shërbimeve nga jashtë. Forcimi i monedhës vendase ka qenë një faktor që i ka zbutur pjesërisht presionet e jashtme inflacioniste dhe ka ndikuar, mes faktorëve të tjerë, që Shqipëria të ketë nivele inflacioni më të ulët krahasuar me ekonomitë e tjera të rajonit dhe Europës.

Efekti i mbiçmimit të lekut ndaj euros ka qenë pozitiv edhe për të huamarrësit në valutë të huaj me të ardhura në lekë, duke filluar nga qeveria shqiptare, deri te huamarrësit private.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit të këmbimit të lekut në vitin 2022 ka sjellë reduktimin me rreth 37 miliardë lekë të vlerës së borxhit publik në vitin 2022. Sipas Ministrisë së Financave, në fund të 2022 stoku i borxhit në valutë të huaj ra në rreth 646 miliardë lekë, 5.1% më ka krahasuar me një vit më parë.

Zhvlerësimi i euros ka zbutur barrën e rritjes së normave të interesit për huamarrësit që kanë kredi me norma të ndryshueshme interesi në euro.

Por, forcimi i lekut po jep një ndikim gjithnjë e më negativ për sektorët eksportues të ekonomisë, që i kanë të ardhurat përgjithësisht në lekë, ndërsa shpenzimet në monedhën vendase. Në veçanti, sektorët e fasonerisë do të përballen me një trysni në rritje mbi marzhet e trye të fitimit, për shkak të efektit parallel të zhvlerëismit të euros, rritjes së pagës minimale ligjore, por edhe një presioni organik të lartë për rritje pagash nga tregu i punës.

Një monedhë vendase e mbiçmuar është një faktor që dëmton konkurrueshmërinë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. Këtu përfshihen edhe një numër në rritje profesionistësh të punësuar në distancë jashtë vendit dhe që përgjithësisht paguhen në valutë të huaj. Forcimi i lekut ndikon negativisht edhe vlerën e kursimeve në monedhë të huaj, që tashmë përbëjnë dukshëm shumicën në strukturën e depozitave bankare. Duke pasur parasysh shkallën e lartë të euroizimit të sektorit bankar, nënçmimi i monedhës europiane ndaj lekut do të ndikojë në ngadalësimin e mëtejshëm të rritjes së aktiveve, për efekt të kursit të këmbimit./Monitor

euro

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë