AKTUALITET

Republikanët fajësojnë administratën e Presidentit Biden në raportin e ri për tërheqjen nga Afganistani

E.D Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 21:47

Republikanët fajësojnë administratën e Presidentit Biden

SHBA- Republikanët e një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve publikuan të dielën një raport që kritikon administratën e Presidentit Biden lidhur me tërheqjen kaotike të ushtrisë amerikane nga Afganistani më 21 gusht, pas një lufte pothuajse 20-vjeçare.

Raporti thotë se Presidenti Joe Biden dështoi të marrë masa për “zbutjen e pasojave të mundshme të vendimit” për t’u tërhequr, ndërsa nuk mori parasysh paralajmërimet se luftëtarët talebanë po merrnin kontrollin e qyteteve kryesore afgane më shpejt se sa mendonin zyrtarët amerikanë.

Ditën e fundit të tërheqjes amerikane nga aeroporti i Kabulit, një terrorist i Shtetit Islamik ndërmori një sulm vetëvrasës me bombë ku humbën jetën 13 ushtarë amerikanë dhe rreth 170 civilë afganë. Shumë afganë që u kapën në pjesët e jashtme të avionëve amerikanë që ngriheshin në erë, u rrëzuan dhe vdiqën.

Në shkurt të vitit 2020, Presidenti Donald Trump filloi një proces për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani duke nënshkruar një marrëveshje me talebanët. Presidenti Biden e respektoi marrëveshjen e arritur nga pararendësi i tij, ndërsa synonte t’i jepte fund luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara.

Tërheqja fatale luajti gjithashtu rol në fatin politik të Presidentit Biden. Para këtij zhvillimi, sondazhet tregonin për një mbështetje të punës së Presidentit Biden gjatë shtatë muajve të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Por vlerësimi për punën e Presidentit Biden kaloi në një territor negativ pas tërheqjes kaotike dhe vdekjes së 13 ushtarëve amerikanë dhe që nga ajo kohë nuk u është afruar caqeve pozitive.

Raporti nga republikanët e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme vjen pas një hetimi trevjeçar. Raporti e akuzon administratën e Presidentit Biden se nuk kishte plane adekuate apo krijuar kushte sigurie për të realizuar një tërheqje në mënyrë të sigurte.

Kryetari i komisionit, Michael McCaul, tha se administrata e Presidentit Biden “kishte të dhënat dhe mundësitë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të planifikuar rënien e pashmangshme të qeverisë afgane, në mënyrë që ne të mund të evakuonim në mënyrë të sigurte personelin amerikan, qytetarët amerikanë, mbajtësit e kartës jeshile dhe aleatët tanë të guximshëm afganë”.

Hetimet e bëra në të kaluarën i kanë fajësuar administratat e mëparshme amerikane. Një raport i vitit 2023, nga një organizatë që mbikëqyrë punën e qeverisë amerikane, kritikoi vendosmërinë e udhëheqësve Trump dhe Biden për t’u tërhequr nga Afganistani, pavarësisht se talebanët shkelën angazhimet kryesore të marrëveshjes së vitit 2020./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë