AKTUALITET

Rikthehen nordikët, në 2025 katër chartera në javë nga aeroporti i Vlorës

M.B. Përditësimi i fundit 7 Shtator 2024, 07:36

Rikthehen nordikët, në 2025 katër chartera në javë nga

TIRANA- Një treg që duket se do të ketë rikthim më të plotë vitin tjetër janë nordikët. Këta të fundit para pandemisë u vendosën gjerësisht në zonën e Golemit, duke u bërë një nga grupet e preferuara pasi cilësohen si turistë që shpenzojnë. Por më pas duket se agjencitë kuptuan që mund të siguronin akomodim në çdo moment, ndaj kaluan këtë marrëdhënie në “allotment”, pa shumë angazhim. Rritja e rezervimeve me kontrata garancie në njërën anë, por edhe pritshmëria që Aeroporti i Vlorës të nisë funksionimin duket se ka rikthyer nordikët, që të rezervojnë në pjesën e Jugut të vendit dhe të parashikojnë të paktën katër chartea në javë.

“Si të organizuar kemi edhe nordikët. Do të vendosen në Vlorë dhe parashikohet që të kenë katër chartera në javë. Sigurisht këto marrëveshje i kemi bërë duke pasur parasysh premtimin që na është thënë nga qeveria, që do të bëhen testimet e aeroportit këtë vit dhe para verës do të nisin fluturimet. Nëse kjo nuk ndodh, do të jemi në telashe të mëdha me agjencitë. Ata kanë siguruar flotën dhe kodet e nevojshme ndaj mbetemi në pritje”, – shprehet z. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar por edhe administrator i “Happy Tours”

Lidhur me një bilanc të përgjithshëm këtë vit, ai nënvizon se turizmi pati probleme në qershor dhe fillim të korrikut kudo, madje edhe në Golem, ku 50% e strukturave janë në skemën e turizmit të garantuar.

“Krejt ndryshe nga turizmi i kulturës që ishte mirë dhe pritet të jetë mirë, turizmi bregdetar pati probleme të theksuara në qershor dhe fillim korrik. Kishte rënie dhe këtë e kanë konfirmuar vetë hotelet, që raportonin për 15-25% ulje të rezervimeve në raport me një vit më parë.

Nuk e di sesi dalin shifrat zyrtare në rritje dhe sesi llogariten tranzitet apo shtetasit e Kosovës, por hotelet raportojnë më pak zënie të kapaciteteve.

Gjithsesi në gusht thuajse gjithë bregdeti është kthyer në kapacitet të plotë nga Durrësi tek Vlora, Saranda dhe Ksamili. Besoj se shtatori do të jetë muaj i mirë.

Kontratat me garanci për 2025 rriten me 20%, kryeson Golemi, më shumë edhe Vlora

Turizmi i organizuar ka vulosur suksesin e verës 2025 ende pa u mbyllur kjo verë. Operatorët turistikë raportojnë se volumi i kontratave me garanci të nënshkruara mes agjencive të huaja dhe strukturave akomoduese ka ardhur me një rritje 20%. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar por edhe administrator i “Happy Tours”, tha se këtë vit negociatat zgjatën më shumë dhe u mbyllën shumë më vonë se çdo vit.

“Këtë vit i kemi mbyllur kontratat me garanci në mes të gushtit. Zakonisht i mbyllim në qershor apo fillim të korrikut, por këtë herë zgjatën më shumë. Shkak për këtë u bënë kërkesat e strukturave akomoduese që kërkuan rritje me 25% të çmimeve, diçka që nuk u pranua nga agjencitë e huaja, pasi një rritje e ngjashme u aplikua edhe vitin e shkuar. Në fund është rënë dakord një rritje 10-15% sipas strukturave, si një formë për të amortizuar efektet e zhvlerësimit të euros dhe rritjen e kostove të tjera”, – shprehet z. Kasa.

Pavarësisht rritjes së çmimeve duket se Shqipëria vijon të mbetet e preferuar nga agjencitë e huaja, të cilat kanë rritur kërkesat edhe për rezervime allotment (paguaj sa sjell) por kjo formë nuk ka shumë hapësira për t’u aplikuar, pasi kapacitetet janë ezauruar, kryesisht nga garancitë. Rritja e vazhdueshme e kërkesës duket se në afat të shkurtër do të bëhet problem pasi hapësirat për akomodim janë të kufizuara.

“Ajo që shoh është që nëse vjen ai lloj turizmi, pra me kontrata rezervimi ‘allotment’, do kemi probleme pasi se kërkesa po bëhet më e lartë se oferta. Në kontratat me garanci kanë interes një sërë tregjesh siç hanë polakët, çekët, spanjollët që kanë goxha rritje, portugezët, hungarezët, baltikët me chartera”, – pohon z. Kasa./ Monitor

turizmi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë