AKTUALITET

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme në 2025, Malaj: Do t’i propozojë qeverisë që krahas procesit të përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për të gjitha bashkitë, përveç Tiranës

M.B. Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 18:53

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme në 2025, Malaj: Do

TIRANA- Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim të reduktuar nga 15% që është aktualisht, pritet të zbatohet në 2025. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Petrit Malaj tha se së bashku me nismën për rritjen e çmimeve të referencës për bashkitë e tjera, me përjashtim të Tiranës, do të diskutohen për miratim pas muajit mars të vitit të ardhshëm.

“Në vijim të propozimit të ardhur nga Parlamenti për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Mistria e Financave e ka vlerësuar me seriozitet dhe do t’i propozojë qeverisë që krahas procesit të rivlerësimit të përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, pasi çmimet e referencës në bashkitë e tjera, datojnë nga viti 2016 dhe nuk reflektojnë çmimet aktuale të tregut.

Ne propozojmë që të dyja këto nisma rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe të çmimeve të reja të referencës për bashkitë e tjera, përveç Tiranës të hidhen paralelisht për diskutim me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë shqiptarëve për të rivlerësuar pasuritë me normë të reduktuar.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur nga puna për përcaktimin e çmimeve të reja të referencës. Procesi është mbyllur për 14 bashkitë më të mëdha. Po vijon puna për bashkitë e tjera. Brenda 3 mujorit të parë 2025 të kemi mbyllur procesin e rishikimit të çmimeve të referencës. Më tej të dyja nismat do të hidhen për diskutim”.

Në korrik të 2023, në Fletore Zyrtare u botuan rritja e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastarle të Tiranës. Rritja e çmimeve për zonat kadastrale të Tiranës ishte nga 5 deri në 76%. Pas rritjes së çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, vlerat e tyre u rritën edhe për 5 njësitë administrative të Tiranës.

Nga 13 njësitë administrative të Tiranës në 5 prej tyre Konkretisht sipas çmimeve referuese të VKM nr. 168, dt. 27.03.2019, krahasuar me ndryshimet me VKM nr. 457, dt. 26.7.2023 të botuar në Fletoren Zyrtare çmimet e referencës janë rritur në njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë çmimet fiskale mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave u rrit nga 29 deri 73%. Me ndryshimet e vendimit të muajit korrik çmimet e referencës mbetën të pandryshuara në rrethe. Rritja e çmimeve të referencës rriti detyrimet e qytetarëve dhe bizneseve për taksën e ndërtesës, që llogaritet mbi këto çmime.

Vendimi dha një impakt të menjëhershëm edhe mbi aktivitetin e ndërtimit, duke qenë se këto çmime shërbejnë si faktor kryesor për përcaktimin e vlerës së taksës në infrastrukturë dhe në vlera monetare zëvendësuese e taksës 3% të kontributit në strehimin social. Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti i vitit të kaluar u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës./ Monitor

rivleresimi i pronave

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë