Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se ka përfunduar hetimet për vrasjen e dy vëllezërve, Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj në Roskovec.
Në lidhje me këtë ngjarje shtatë persona janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Fierit. Teksa në njoftim theksohet se ka pasur përplasje fizike dhe me armë mes njërit prej viktimave dhe autorit Altin Kuka.
Ngjarja e rëndë u shënua më 10 shtator 2024 para një lokali të vogël në pronësi të familjes, Kurtaj.
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.K., Er.K. dhe Em.K për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79, gërma ‘dh’ e Kodit Penal si dhe katër persona të tjerë për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim të krimit.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1375 të vitit 2024, u provua se të pandehurit A.K., Er.K., Em.K., në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kryer vrasjen e shtetasve G.K. e L.K.
Pak para se të ndodhte ngjarja, i pandehuri Er.K. ka patur një konflikt fizik me djemtë e viktimës G.K., si dhe ka qëlluar me pistoletë kundrejt tyre dhe viktimës G.K. Pas komunikimit telefonik dy të pandehurit Em.K. dhe Er.K. janë takuar dhe ky i fundit i ka treguar ngjarjen.
Armën e zjarrit, automatik luftarak i modelit 56, me të cilën i pandehuri A.K. ka qëlluar viktimat G.K. dhe L.K., i pandehuri Er.K. i ka lënë në kasollen përbri pularisë me qëllim për t’i marrë në vijim i pandehuri Em.K. Ky i fundit, pasi ka marrë armën e zjarrit, automatik luftarak, ka shkuar në vendin ku ndodheshin viktimat, ka frenuar menjëherë para lokalit të tyre, ka marrë armën dhe ka mbushur karikatorin e saj, duke nxitur të pandehurin A.K. të qëllojë me breshëri drejt tyre. I pandehuri A.K. ka shtënë ndaj viktimave G.K. dhe L.K. me armën e zjarrit automatik luftarak, të cilën ia mori nga dora të pandehurit Em.K.
Gjithashtu, për të njëjtën ngjarje, Prokuroria ka marrë të pandehur dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq të të pandehurve: T.Z., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal; Y.K..akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 278, prg. 3 e 4, dhe 280, të Kodit Penal; R.H. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal; dhe E.H. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Shtator09:53
Shembja e banesave në Durrës/ Urbanistja: Korrupsion i pastër, janë bërë selektime për shpronësimet
Janë dhjetëra familje që do të preken nga projekti i Bashkisë së Durrësit për shpronësimin e banesave të vjetr...
AKTUALITET
26 Shtator09:10
Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Një i arrestuar, tre në kërkim. Ja kush ishte porositësi (emri)
Prokuroria e Posaçme, SPAK-u, ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.
SPAK-u ka firmosur 4 urdhërarreste, prej ...
AKTUALITET
26 Shtator08:54
Çfarë po ndodh? Forcat RENEA zbarkojnë në “Myslym Shyri”
Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policie, mes tyre dhe forcat speciale RENEA, kanë zbarkuar n&e...
AKTUALITET
26 Shtator08:37
Burgu i harresës: Shënkolli, plaga pa shërim e shëndetësisë shqiptare
Prej dekadash, Shqipëria mban të mbyllur në burgje të zakonshme njerëz me çrregullime mendore në konflikt me ligjin, duke...
AKTUALITET
26 Shtator08:31
Durrës/ Automjeti përplaset me barrierat metalike dhe përmbyset në orët e para të mëngjesit
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Për shkak t&e...
AKTUALITET
26 Shtator08:27
Aksidenti me një viktimë në Peqin, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve (emrat)
Policia e Peqinit ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin me pasojë vdekjen e një personi mbrëmë n&eu...
AKTUALITET
26 Shtator08:09
Këmbimi valutor 26 shtator 2025, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
26 Shtator07:48
Projektet me PPP nën lupën e analizës, Ministria e Financave miraton kritere të reja
Çdo projekt që propozohet përmes modelit me partneritet Publik Privat (PPP) do të duhet të shoqërohet me studim fizibiliteti sip...
AKTUALITET
26 Shtator07:14
Hendeku i shifrave mes Kosovës dhe Shqipërisë zbulon rritjen artificiale të eksporteve
Nga janari në korrik 2025, të dhënat mbi tregtinë dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës shfaqën diferenca të ...
AKTUALITET
26 Shtator07:12
Bëhuni gati/ Ja si parashikohet moti sot, 26 shtator 2025
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjel...