AKTUALITET

Rrëfehet ish-kapiteni i anijes “Vlora”: Si shpëtuan 20 mijë shqiptarë nga mbytja në Adriatik

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 22:33

Rrëfehet ish-kapiteni i anijes “Vlora”: Si shpëtuan 20

Ish-kapiteni i anijes tregtare “Vlora” Halim Milaqi kujton natën e paharrueshme të gushtit 1991, kur mbi 20 mijë shqiptarë hipën në bord për t’u larguar drejt Italisë. Ishte një udhëtim i improvizuar, i detyruar dhe mbi të gjitha i rrezikshëm: një lundrim që mund të përfundonte në tragjedi.

“Anija ishte e mbingarkuar përtej çdo imagjinate. Në çdo hapësirë kishte njerëz, në ambarë, në urë, në shkallë, madje edhe mbi direkë. Çdo dallgë mund të na përmbyste. E dija që nëse humbisnim drejtimin, mbyteshin të gjithë,” kujton kapiteni.

Për orë të tëra, ai dhe ekuipazhi u përpoqën të mbanin kursin drejt brigjeve italiane. Pa asnjë pajisje moderne sigurie, vetëm me eksperiencën dhe vendosmërinë për të mos lejuar që Adriatiku të bëhej varri i mijëra shqiptarëve. “Lundruam natën, në errësirë, mes britmave, frikës dhe dëshpërimit. Çdo vendim ishte jetik. Dhe arritëm,” thotë ai ne dritare.

Në mëngjes, “Vlora” mbërriti në portin e Barit. Italia e dekoroi kapitenin për guximin dhe aftësinë që kishte treguar në atë natë të rrezikshme. Por nga Shqipëria nuk pati asnjë falënderim zyrtar.

“Asnjë institucion nuk më tha kurrë faleminderit. As shteti, as ndonjë qytetar. Dhe megjithatë, atë natë shpëtuam 20 mijë jetë. Sot, shumë prej tyre jetojnë në Itali e më gjerë, por askush nuk e kujtoi se mund të mos ishin gjallë nëse anija nuk do të mbërrinte,” thotë ai me dhimbje.

Eksodi i gushtit ’91 mbetet një nga episodet më dramatike të historisë moderne shqiptare. Një natë e errët, që mund të kishte përfunduar në tragjedi, por që u shndërrua në mbijetesë falë vendosmërisë së një kapiteni dhe disiplinës së ekuipazhit të tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë