Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...

Gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e
Eemergjencave,Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk.
QARKU VLORË
Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulje.
Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës erdhën dhe forcat e Njësisë së Komandës Mbështetëse.
Bashkia Sarandë
Situata është në monitorim në fshatin Çukë, në argjinaturën e lumit Bistricë. Ditën e djeshme në këtë zonë operuan edhe 10 efektivë të FA, me mjete, në ndihmë të banorëve të zonës.
Forcat operacionale punuan për normalizimin e situatës në rrugët që lidhin disa fshatra në bashkitë; Finiq, Konispol dhe Delvinë, ku ka pasur prezencë dherash.
QARKU FIER
Ekipet e emergjencave janë në ndihmë të banorëve në fshatrat Çerven dhe Ferras, ku janë 25 banesa me prani uji, brenda argjinaturës së lumit Vjosë.
Sot lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta, me rënie prej 70 cm.
QARKU KORÇË
Situata në njësitë administrative të prekura; Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar. Uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.
Po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devoll dhe lumit Dunavec. Në ndihmë kanë ardhur dhe 20 forca nga FA. Lumi Devoll ka ulur nivelin disa centimetra. Fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje të banesave, por ka prani uji në sipërfaqet bujqësore. Vëmendja është përqendruar në infrastrukturën e fshatrave Moçan, Desmire, Osoje dhe Gjinikas. Po ashtu po punohet edhe në fshatrat Senisht dhe Dolanm, ku ka patur rrëshqitje dherash.
Në Pustev fituata paraqitet e qetë, ndërsa forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për largimin e ujit nga bodrumet e 4 banesave që kanë prezencë uji. Po ashtu po ndërhyhet në bashkinë e Pogradecit, ku janë evidentuar evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa dhe në 4 ura.
Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit dhe Hudenisht, ku po punohet për neutralizimin e situatës. Po ashtu puna vijon nga ekipet në Kolonjë, në fshatin Qinam dhe në fshatrat Mesickë dhe Taç Poshte.
QARKU LEZHË
Në bashkinë Lezhë vazhdon të jetë nën ujë një sipërfaqe rreth 220 ha. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.
Tek argjinatura në Lagunën Vain, vijon puna për riparimin e digës së dëmtuar.
Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat kanë pësuar rritje por është brenda kuotave normale. Në bashkinë Kurbin, po vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, edhe me mbështeje nga FA. Në Mamurras ka një sipërfaqe rreth 300 ha nën ujë. Në bashkinë Mirditë Problematike mbetet aksi rrugor Rrëshen – Bukmirë ku ulja e bazamentit te rrugës vazhdon duke sjell problematike në qarkullim ndonëse është ndërhyrë në rehabilitimin e saj. Po punohet në disa segmente rrugore dhe pranë disa banesave ku ka patur rrëshqitje dherash.
QARKU DIBËR
Po vazhdon puna për stabilizimin e situatës në aksin rrugor qytet i Vjetër -qytet i Ri, tek terminali.
QARKU BERAT
Në bashkinë Berat nivelet e lumit Osum kanë shënuar rënie të theksuar. Lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore në fshatrat e njësisë administrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.
Ndërkohe në bashkinë Dimal situata po vjen drejt përmirësimit.
QARKU GJIROKASTËR
Po punohet nga ekipet në terren, në bashkinë Dropull, ku ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme, Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut. Është bërë I mudnur stabilizimi I situatës në fshatin Dhëmbklan, ku dje pati shkarje të urës.
Në bashkinë Libohovë, tek vendi i quajtur “Shkëmbi Dallëndyshes” po punohet për riparimin e shkarjes së trupit të rrugës. Po punohet edhe në aksin rrugor Suhë-Poliçan.
QARKU TIRANË
Është punuar në fshatin Shargë, në Vorë për largimin e ujit nga një banesë.
QARKU KUKËS
Forcat operacionale po punojnë për normalizimin e situates në bashkinë Kukës, ku u evidentuan 2 raste të rrëshqitjes së tokës në fshatin Gjegjan dhe në fshatin Morinë. Në qarqet, Durrës, Shkodër dhe Elbasan, nuk paraqiten problematika për shkak të kushteve të motit. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve në zonat e prekura.
Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident rrugor në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku dy automjete janë përplasu...
Elton Zefi, një 32-vjeçar që jeton e punon në sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova, është bërë prot...
Bashkia Kurbin Sot do të vazhdojë puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drojë, kjo në varësi të koh&...
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Krujës. Një 36 vjeça...
Gjatë orëve të fundit, në lartësitë mbi 1200 metra në juglindje të vendit janë shënuar reshje dëbore, t...
Një ngjarje e pazakontë në fshatin Strum të Roskovecit ka vënë në qendër të vëmendjes 69-vjeçarin Jor...
Moti i keq me reshje intensive shiu që ka pushtuar vendin 4 ditët e fundit ka shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të...
Moti i keq ka ‘gjunjëzuar’ Shqipërinë prej ditësh teksa reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 83.2 lekë, në shitje me 84.2 lekë. Euro do të blihet me 96...
DashiEnergjia e ditës ju shtyn drejt lëvizjes, vendimeve të shpejta dhe nismave të reja. Ide të papritura mund t’ju çojn...