VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet rreth një skeme të dyshuar përfitimi me vlerë dhjetëra milionë euro, ku të përfshirë janë ish-zyrtarë të lartë dhe persona të lidhur me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në qendër të hetimeve është z. Cenoklosi, së bashku me kushëririn e tij, Spartak Kovaçi, ish-drejtor i ujësjellësit të Durrësit dhe gjithashtu një ish-vartës i ministres Balluku.
I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon, gazetari Julian Hoxhaj u shpreh se Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet rreth një skeme të dyshuar përfitimi me vlerë dhjetëra milionë euro, ku të përfshirë janë ish-zyrtarë të lartë dhe persona të lidhur me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në qendër të hetimeve është z. Cenoklosi së bashku me kushëririn e tij, Spartak Kovaçi, ish-drejtor i ujësjellësit të Durrësit dhe ish-vartës i ministres.
Hoxhaj tha se dyshohet që ata, duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe politike, kanë ngritur një rrjet kompanish në emër të familjarëve, përmes të cilave kanë përfituar mbi 37 milionë euro tendera publikë, leje ndërtimi për hotele dhe toka publike. Skema ka lidhje të drejtpërdrejtë edhe me fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, kur institucione nën Ministrinë e Infrastrukturës u shpërngulën në Fier për të mbështetur fushatën.
Ai theksoi se ky model krijon një “rreth vicioz”, ku pasuritë publike përfundojnë te individë me fuqi politike dhe ekonomike, ndërsa qytetarët nuk përfitojnë nga fondet dhe pronat publike.
Pjesë nga deklarata:
Po unë mendoj që është një lajm i mirë, në fakt, që Prokuroria e Posaçme po heton në disa drejtime. Po. Ashtu siç duhej, në fakt, të kishte ndodhur shumë më herët, duhet të kishte ndodhur ndoshta edhe para fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, sepse ne e kemi thënë shpesh në këtë studio që këta njerëz kanë qenë shtabe elektorale të mirëfillta. Po. E dinë të gjithë, po të shkosh në Fier të pyesësh qytetarët, e dinë shumë mirë se çfarë ndodhi. U shpërngulën të gjitha institucionet në varësi të zonjës Balluku, se të gjithë morën apartamente, morën, ëh, prenotuan dhoma hoteli për të bërë fushatën në Fier. Madje edhe vetë zonja Balluku, në atë kohë, ka pasur, në dijeninë time, një apartament në qytetin e Fierit, ku ka regjistruar edhe vendbanimin, të deklaruar te deklarata e pasurisë e vitit 2024.
Ndaj, fakti që sot po hetohet zoti Cenoklosi, mbi të cilin në fakt rëndojnë një seri akuzash, një seri, ëh, jo vetëm për ato që ne kemi denoncuar së fundi në emisionin Plugë për historinë e famshme të paneleve diellore, por edhe më herët, sepse po hetohet edhe dosja 5B e famshme, e cila lidhet pikërisht me zotin Cenoklosi dhe me kushëririn e tij, Spartak Kovaçi, edhe ky një ish-vartës i zonjës Balluku, si ish-drejtor i ujësjellësit të Durrësit.
Të dy së bashku, për shkak të lidhjeve familjare, por sigurisht atyre politike, kanë krijuar kompani, me emër të familjarëve të tyre, ëhë, të cilat sot kanë gjeneruar, në momentin që flasim, mbi 37 milionë euro tendera publik. Jo vetëm këto, por edhe leje ndërtimi për ndërtim hoteli apo benefite të tjera nga shteti. Pse kanë marrë edhe toka me qera, siç ishte rasti i paneleve fotovoltaike në qytetin e Fierit, në zonën e Topojës, që janë dhënë nga bashkia e Fierit.
Pra, prona publike, të cilat vihen në shërbim të njerëzve që kanë pushtet politik, dhe në përfundim qytetarët nuk përfitojnë asgjë. Pra, krijohet një rreth vicioz, një cikël i mbyllur, ku pasuritë publike përfundojnë pikërisht në duart e disa personave që kanë dhe fuqinë politike dhe fuqinë ekonomike, dhe në momentin e duhur thirren nën armë për t'i shërbyer qëllimit kryesor, pra mbajtjes në pushtet të Partisë Socialiste.
Arben Uka është personi tjetër i cili ndodhet në shtëpinë e braktisur në Orosh të Fushë-Arrëzit, e rrethu...
Ndërsa opozita do të protestoi para Kryeministrisë, duke kërkuar llogari për arrestimet, hetimet dhe krizën politike që ka p&...
Dy persona të armatosur njëri i identifikuar si Julian Cumraku 24 vjeç ndodhen brenda një banese në fshatin Orosh. Të dy kë...
Tubimi i opozitës pritet të nisë në orën 18:00, do të bëjë bashkë qytetarët për të protestuar ndaj a...
Prej disa orësh dy persona qëndrojnë të izoluar në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Një...
Shemba e rrugës Qukës-Qafë Plloçë dhe dëmtimi i aksit Korçë-Ersekë me shirat e parë të dimrit nxorr&e...
Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave ka folur për vështirë...
Prokuroria e Tiranës brenda afatit 1 vjeçar ka mbyllur hetimet ndaj dy vëllezërve Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, duke i cilësuar at...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar asistencë në trajnimin e anëtarëve të Gardës së Republikës q&...
Edhe pse lumi Vjosë tashmë është tërhequr në shtratin e tij, rreth 80 hektarë tokë bujqësore në fshatin &Cce...