AKTUALITET

"Rrezikohet cilësia e hetimit", VOA: Mungesa e prokurorëve në Shqipëri trefishon punën e atyre në detyrë

n.f Përditësimi i fundit 8 Korrik 2024, 19:54
"Rrezikohet cilësia e hetimit", VOA: Mungesa e prokurorëve
Foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, sistemi i prokurorisë prej disa vitesh po vuan pasojat e largimit të prokurorëve për shkak të Vetting-ut. Në 15 organet e hetimit të juridiksionit të përgjithshëm, mungojnë 40% e tyre duke trefishuar punën për prokurorët në detyrë.

Njohës të fushës jurdike i thanë Zërit të Amerikës, se kjo ngarkesë, po vë në rrezik cilësinë e hetimit. Drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme, e pranojnë problematikën dhe thonë se boshllëqet në sistem parashikohet të plotësohen pas 5 vitesh.

Ndërkaq ata sqarojnë se për të përballuar ngarkesën janë marrë masa duke shtuar oficerët e policisë gjyqësore, të cilët janë një hallkë mbështetëse e rëndësishme për prokurorët në proceset hetimore.

Prej më shumë se 6 vitesh, që kur procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve filloi të japë efektet e para, trupa e prokurorëve erdhi duke u reduktuar dhe sot janë në sistem 193 nga 320 prokurorë, ose 60 % e tyre. Prokurorët sipas Kodit të Procedurës Penale kanë afate në hetimin e çështjeve.

Të ndodhur nën presionin e kohës për të shqyrtuar dosjet, trupat e hetimit, kanë rritur volumin e punës. Prokuroria e Përgjithshme i konfirmoi Zërit të Amerikës se numri çështjeve që shqyrton mesatarisht në vit një prokuror arrin deri në 500 nga 150 -200, që shqyrtonte para se të niste Vetting-u.

Por e gjithë kjo ngarkesë sipas avokatit Redi Ramaj, po rrezikon cilësinë e hetimit.

“Si mundet që gjithë këto dosje të hetohen nga një prokuror. Kemi magësi me aktet e ekspertimit që kryen prokurori, pra me marrjen e përgjigjes së tyre. Kemi mangësi me vonesa të mëdha në pyetjen e dëshmitarëve. Kemi mëngësi me thirrjen e personave të pandehur dhe pyetjen e tyre dhe më pas dhe me komunikimin e akuzave. Janë të shumta rastet kur hetimet kanë arritur deri në limit, duke mos kryer hetimet e kërkuar nga pala mbrojtëse apo dhe duke u kthyer dosjet nga gjykata për hetime të mëtejshme në prokurori. Kjo është problematike për qytetarët sepse bie cilësia e hetimit”- thotë për Zërin e Amerikës Redi Ramaj, avokat.

Edhe avokati Dritan Jahaj, tha për Zërin e Amerikës se gjatë ushtrimit të profesionit të tij ka konstatuar, se boshlleqet në trupën e prokurorëve kanë shkaktuar disa problematika, ndërsa evidenton faktin se është zgjatur edhe koha e marrjes në shqyrtim të kallëzimeve.

“Elementë të tjerë që vihen re në praktikën tonë të përditshme lidhen me faktin e moskryerjes së disa veprimeve hetimore, kjo me të drejtë, për shkak të ngarkesës së prokurorëve. Nuk e kanë kohën e duhur që duhet të marrë një prokuror për një hetim të mirë. Kjo ka bërë që mjaft dosje të vijnë të copëtuara në gjykatë, përsa i takon veprimeve hetimore”- thotë avokati Jahaj.

Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës si një nga institucionet më të mëdha të hetimit në vend, në përgjigje të interesit të Zërit të Amerikës konfirmoi se rritja e numrit të çështjeve për një prokuror ka sjellë rritje të kohës së shqyrtimt të një çështjeje, për kryerjen e veprimeve procedurale, ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes nëse është dëmtuar cilësia e hetimit për shkak të ngarkesës. Një prokuror mesatarisht merr pjesë në 5 gjyqe në ditë, sqaron Prokuroria e Tiranës, dhe se në varësi të seksionit dhe veprës penale ky numër mund të ndryshojë. Ja si e shpjegon avokati Ramaj këtë situatë.

“Prokurori mund të jetë i gatshëm dhe ta kalojë gjithë ditën me masa sigurie në gjykatë, nuk ka kohë për të kryer hetime. Ngarkesa me seanca gjyqësore, çdo ditë dhe në çdo orar, e bën të pamundur që prokurori, në orarin zyrtar, përveç pjesmarrjes në seanca gjyqësore dhe formulimit të akuzës, të kryejë dhe hetime të tjera të nevojshme për dosjen, apo dosje të tjera që i ka në proces”- vijon Z.Ramaj.

Drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme janë të vetëdijshëm për vështirësitë e shfaqura, si pasojë e volumit të lartë të punës së prokrurorëve. Kostaq Beluri, Prokuror, Drejtor i koordinimit në këtë institucion i tha Zërit të Amerikës, se janë shfrytëzuar hapësirat ligjore për të ruajtur cilësinë.

“Nuk diskutohet që ngarkesa në punë do ndikojë në cilësinë e hetimit, por në udhëzimet dhe sugjerimet tona, kemi sakrifikuar më shumë në zgjatjen e afateve të hetimit, se sa në uljen e cilësisë. Pra ne e kemi pranuar me logjikë, që më mirë një çështje të zgjasë në afat dhe të kryhen të gjitha veprimet e duhuara hetimore, se sa të mundohemi ta mbarojmë sa më shpejt dhe të ulim cilësinë në hetimin e çështjeve. Por situata nuk është e njëjtë përshembull, krahasuar me SPAK-un. Unë e kam thënë gjithmonë, është sakrificë të punosh në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe të bësh çështje të suksesshme, sepse nuk ka mbështjetjen dhe infrastrukturën që duhet të ketë kjo prokurori”- thotë Z. Beluri.

Prokurori Beluri, veçon dhe një element tjetër që ka ndikuar në zgjatjen e kohës së hetimit. Në Kodin e Procedurës Penale, disa vite më parë u përfshi gjyqtari i hetimit paraprak, i cili kontrollon gjithë aktivitetin procedurial të prokurorit, vendos nëse një çështje kalon për gjykim, kthehet sërish për hetime të mëtejshme apo pushohet.

“Një nga ndryshimet e rëndësishme është përfshirja e hallkës së gjyqtarit të hetimit paraprak, në Kodin e Procedurës Penale. Kjo hallkë zgjati procesin e ushtrimit të ndjekjes penale, krijoi vështirësi në kohëzgjatjen e një hetimi, i cili patjetër ka patur dhe pasoja në proces”-vijon Kostaq Beluri, Prokuror, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit Institucional në Prokurorinë e Përgjithshme.

Përfaqësues të komunitetit të avokatëve, e shohin zgjatjen e kohës së hetimit deri në limit të afateve të vendosura në ligj, si shkelje të lirive dhe të të drejtave njeriut, pasi mjaft qytetarë që shpallen të pafajshëm qëndrojnë nën akuzë apo iu cënohet liria më gjatë.

Nga ana tjetër njohës të fushës së drejtësisë ngulmojnë në shtimin e burimeve njerëzore, dhe të stafit mbështetës të prokurorëve me qëllim rritjen e efektivitetit të punës së tyre. Ndryshe nga gjyqtarët, prokurorët nuk kanë sekretarë, ndërsa numri i oficerëve të policisë gjyqësore është i reduktuar.

“Një prokuror nuk ka ndihmën e nevojshme, duhet të ketë një ose dy oficerë të policisë gjyqësore që mbulojnë hetimet për një prokuror. Nuk kanë kushtet minimale. Nëse shkon në prokurorinë e Tiranës, do shohësh që zyrat e prokurorëve janë më të vogla se qelitë, janë të tejmbushura më dosje deri në tavan”-vijon Dritan Jahaj, avokat.

Prokuroria e Tiranës në përgjigje të interesit të Zërit të Amerikës tha se- “do të ishte një ndihmë e shtuar për prokurorin nëse do të kishte një sekretar, i cili do ta lehtësonte në punët me natyrë procedurale dhe organizimin e çështjeve”.

Nga ana tjetër Prokurori Kostaq Beluri në Prokurorinë e Përgjithshme sqaron për Zërin e Amerikës, se strategjia e këtij institucioni për të ulur ngarkesën e prokurorëve, synon rritjen e numrit të oficerëve të policisë gjyqësore. 60 të tillë janë shtuar në sistem duke bërë të mundur që numri i prokurorëve që janë në detyrë aktualisht të jetë i barabartë më atë të oficerëve të policsë gjyqësore. Por me plotësimin e vendeve vakante në trupën e prokurorëve ky raport pritet të ndryshojë në dëm të prokurorëve. Një hallkë e rëndësishme në shfryrjen e ngarkesës sqaron Z. Beluri, do ishte ndihmësi i prokurorit, që aktualisht nuk parashikohet në ligj.

“Krahasuar dhe me organizimin e punës që bëhet në vende të tjera ndihmësi do ishte shumë i nevojshëm në prokurori. Ndihmësi do të bënte ato veprime që ne sot mundohemi t’ia ngarkojmë oficerit të policisë gjyqësore, që nuk i takon. Është një variant që po diskutohet”- thotë Prokuror Beluri.

Nga ana tjetër, sipas Prokurorisë së Përgjithshme harta e re gjyqësore që solli bashkimin e disa gjykatave dhe për pasojë dhe të disa prokurorive, ka sjellë vështirësi në insfrastrukturë, kryesisht në Prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Fierit apo Gjirokastrës.

Ekspertë të fushës juridike, nxisin ndryshime ligjore në funksion të përmirësimit të situatës në organet e hetimit.

“Ndryshimet kushtetuese që sollën reformën në drejtësi, duhen parë, por që të rishihen duhet bashkëpunim midis forcave politike. Mbase duhen ndryshime në kushtetutë. Çfarë nuk shkoi mirë të rregullohet” - shprehet për Zërin e Amerikës Saimir Vishaj, Avokat.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke marrë në konsideratë trendin e largimeve nga Vetting dhe prurjet nga shkolla e magjistraturës në sistemin e prokurorisë, jep këtë prognozë për të ardhmen.

“Nëse do të kemi parasysh trendin mendojmë se për 3 vite kalon emergjenca dhe për 5 vite situata shkon në normalitet” - thotë për Zërin e Amerikës Tartar Bazaj, Zv. Kryetar i KLP-së.

Sistemi i drejtësisë, gjykatat dhe prokuroritë kanë sot në detyrë 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe prej disa vitesh po vuajnë pasojat e Vetting-ut. Prokuroria po ndeshet me një volum të lartë dojsesh, për shkak të boshllëqeve në sistem gjë që po vë në dyshim cilësinë e hetimit. Nga ana tjetër edhe stoku i dosjeve në gjykata ka arritur në 114 mijë dhe ngarkesa e gjyqtarëve është rritur. Prognozat nuk janë optimiste dhe qytetarët pritet të ndeshen së paku edhe për 5 vitet e ardhshme me vonesa në dhënien e drejtësisë./ VOA

prokuroria shqiperi sistemi i prokurorimeve

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë