AKTUALITET

"Rritet mosbesimi ndaj prokurorisë"/ Anketa e IDM: Tetë në dhjetë shqiptarë besojnë se korrupsioni i vogël dhe i madh janë të përhapur

r.ll Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 20:22
"Rritet mosbesimi ndaj prokurorisë"/ Anketa e IDM: Tetë në
foto ilustruese

TIRANË- Anketa vjetore e opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2023”, zhvilluar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në të 61 bashkitë e Shqipërisë, zbuloi se shumica e pjesëmarrësve (81.5%) e vlerësojnë korrupsionin e madh si “të përhapur” ose “shumë të përhapur”, duke shënuar një rritje me 4.8 pikë në krahasim me vitin 2022.

Vetëm 15.6% e qytetarëve e shohin atë “jo të përhapur” ose “aspak të përhapur”. Rritje ka shënuar edhe mosbesimi ndaj prokurorisë. Një pjesë e madhe e të anketuarve (62.8%) nuk besojnë tek aftësia e prokurorisë për të trajtuar rastet e korrupsionit të madh, ose shprehin 5.9 për qind më shumë mosbesim nga një vit më parë, kur ky tregues ishte 56.9%.

Një shumicë po aq e madhe (81.3%) e tyre vlerësojnë korrupsionin e vogël si “të përhapur” ose “shumë të përhapur”. Vetëm 16.2% që e konsiderojnë atë “jo të përhapur” ose “aspak të përhapur”. Ndërsa 56.8% e tyre shprehën mungesë besimi tek prokuroria, se ajo mund të ndjekë në mënyrë të efektshme rastet e korrupsionit të vogël. Gjithsesi besimi është rritur me 9 % nga viti 2022, kur mosbesimi ishte 65.8%.

Nga bashkimi i të dhënave doli që tetë në dhjetë shqiptarë besojnë se korrupsioni i vogël dhe i madh është i përhapur dhe shumë i përhapur në vend. Sipas tyre, institucionet më të korruptuara në vitin 2023 janë drejtësia (17.5%), shëndetësia (14.8%) dhe policia (7.2%).

Besjana Kuçi një nga autoret e studimit, thotë për Zërin e Amerikës se vijon tendenca disavjeçare e perceptimit shumë të lartë nga publiku mbi përhapjen e korrupsionit, dhe se për të kuptuar shkaqet e këtyre treguesve, duhen studiuar shumë zhvillime sociale e politike në vend.

“Ne si shoqëri e kemi përforcuar në nivele të ndryshme dukurinë e korrupsionit në raport me institucionet. Mesatarja ndër vite është mbi 77 për qind e të anketuarve. Zhvillimet politike nuk kanë ndikuar pozitivisht për të mbajtur larg këtë dukuri nga proceset qeverisëse në vend”, thotë zonja Kuçi.

Megjithë këtë perceptim të lartë mbi përhapjen e korrupsionit, vetëm 14.7% e anketuarve pohuan se ishin dëshmitarë në rastet e korrupsionit të qeverisjes qendrore dhe 21.6% e tyre thonë se ishin dëshmitarë në korrupsion të qeverisjes vendore.

Gjatë kësaj ankete pohuan se kanë dhënë ryshfet për të marrë shërbime një e treta e qytetarëve (29.8%) tek zyrtarët e qeverisjes qendrore dhe po aq qytetarë për zyrtarë të qeverisjes vendore. Ndër arsyet për dhënien e ryshfetit më shumë se gjysma e qytetarëve (57.8%) pohuan se ryshfeti u ishte kërkuar, pjesa tjetër (21.7%) thanë se paguan për të marrë shërbime më të mira herën tjetër, ndërsa të tjerë (14.8%) se paguan si mirënjohje për shërbimet e marra. Vetëm një pakicë (10.9%) e atyre që paguan ryshfete, e raportuan atë tek autoritetet. Një pjesë e madhe (39%) e atyre që nuk e raportuan, thanë se e shohin ryshfetin si praktikë të zakonshme, të tjerët (32.2%) e mendonin denoncimin si të padobishëm dhe më pak (8.3%) thanë se kishin frikë nga hakmarrja.

Institucionet më pak të besuara në Shqipëri gjatë vitit 2023 janë partitë politike (25.5%), parlamenti (29.1%), gjykatat (33.4%), madje me një rënie nga 3-5 pikë krahasuar me një vit më parë. Po ashtu, besimi i publikut te presidenti ka rënë me 6 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Organet e drejtësisë shfaqen në këtë anketë me pamje të kundërta; gjykatat (33.4%) dhe prokuroria (33.7%) renditen si institucionet më pak të besuara për qytetarët. Por nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - SPAK (60.3%) renditet ndër institucionet më shumë të besuara, madje shënoi një rritje të konsiderueshme prej 10 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë. Më shumë se gjysma e të anketuarve (50.2%) pohojnë se sistemi i reformuar i drejtësisë po jep ndihmesë pozitive në zhvillimin e vendit, ndërsa në krahun tjetër, një pjesë e konsiderueshme (44.9%) e qytetarëve nuk janë dakord me këtë pohim.

“SPAK-u sërish në këtë anketë konfirmohet si një nga instutucionet ku qytetarët kanë më shumë besim në efektivitetin e punës së tij në luftën kundër korrupsionit. Besoj se në këtë vlerësim pozitiv kanë ndikuar edhe hetimet mbi korrupsionit të nivelit të lartë, që ka ndjekur SPAK-u vitin e kaluar e në vazhdim”, tha zonja Kuçi e IDM-së.

Të anketuarit renditin si institucionet më shumë të besuara organizatat ndërkombëtare si NATO (76.7%), OKB (74.3%) dhe BE (74.7%), dhe më pas vijnë institucionet fetare vendase (67%), si dhe organizatat e shoqërisë civile (55.7%).

Ashtu si renditën ndër organet më pak të besuara, të anketuarit cilësojnë gjykatat (35.5%) dhe prokurorinë (35.3%) si institucionet më të ndikuara politikisht nga gjithë të tjerët ndonëse me një përmirësim në krahasim me vitin 2022 (përkatësisht 41.8% dhe 38.6% e të anketuarve). Perceptimi sa i takon ndikimit prej politikës është përmirësuar gjatë 2023 karahasuar me një vit më parë në të gjitha institucionet, por ndryshimet më të mëdha u shënuan tek mediat (-9 pikë), SPAK-u (-8 pikë) dhe gjykatat (-7 pikë).

Afro 60 për qind e shqiptarëve të anketuar mendojnë se qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë mungesa në transparencë e llogaridhënie. Pjesa më e madhe tyre mendojnë se organizatat ndërkombëtare i kërkojnë llogari qeverisë më shumë se sa institucionet vendase. Kontrolli i Lartë i Shtetit (58.6%) dhe parlamenti (49.5%) cilësohen si institucionet vendase më të efektshme për llogaridhënien e qeverisë, ndonëse me një rënie të konsiderueshme një vit më parë (përkatësisht -5 dhe -9 pikë).

Pasiguria e qytetarëve në jetën e përditshme është rritur po ashtu. 67.6% e qytetarëve të anketuar thonë se nuk ndjehen të sigurtë në jetën e përditshme, me një rritje të ndjeshme prej 8 pikë përqindje nga niveli 59.3% në 2022. Të anketuarit pohuan se tre arsyet kryesore të pasigurisë janë kriminaliteti, shëndetësia pa cilësi e standarte, dhe pasiguria e vendit të punës. Pjesa tjetër, 32.4%, thanë se ndjeheshin të sigurt.

Në vitin 2023, 38.3% e të anketuarve pohuan se dëshirojnë të largohen nga vendi për të emigruar, afërsisht po aq sa edhe në vitin 2022. Shumica e tyre janë të rinj, 18-25 vjeçarë dhe studentë. Ndër arsyet kryesore të dëshirës për të shkuar në një shtet tjetër ata renditin punësimin, paga më të mira, mundësi më të mira arsimimi dhe mjekimi si dhe bashkimin me pjesëtarët e tjerë të familjes. Vetëm 5.5% e të anketuarve deklarojnë se duan të zhvendosen në zona të tjera brenda vendit. Pjesa tjetër (56.2%) e të anketuarve thanë se nuk po planifikojnë të largohen nga vendbanimi i tyre.

“Gjetjet janë një reflektim shumë i mirë i gjendjes sociale politike dhe ekonomike të vendit. Fakti që shprehet një nevojë kaq të lartë për të emigruar, arsyetuar për punësim dhe arsim më të mirë, tregon se qytetarët nuk po i gjejnë më këto nevoja, shërbime dhe pritshmëritë e tyre. Veçanërisht pjesa politike në vend është ajo që vlerësohet më pak edhe për nga besimi, korruspioni, pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në vendimmarrje etj. Të gjithë treguesit ndikohen nga situata politike në vend”, thotë zonja Kuçi për Zërin e Amerikës.

Pjesëmarrja e qytetarëve në konsultime dhe tubime ka mbetur e ulët apo ka rënë më tej. Të anketuarit theksuan se fushat më të rëndësishme që duhen trajtuar me përparësi nga qeveria ne 5 vitet e ardhshme janë kujdesi shëndetësor (54%) dhe arsimi (38%), pasuar nga turizmi, infrastruktura e transportit dhe bujqësia. Vetëm një pakicë e tyre (10.9%) pohuan se ishin ftuar në proceset e konsultimit të qeverisë qendrore, dhe vetëm një pakicë (18.5%) kishin marrë ftesa për konsultime në nivel vendor, ndërsa pjesëmarrja aktuale ka mbetur vazhdimisht e ulët gjatë viteve, nën 25% e qytetarëve. Pjesëmarrja e tyre në një demonstratë / tubim apo nënshkrim peticioni ra në 25.2% në 2023, kundrejt 32.2% një vit më parë.

Vetëm katër nga dhjetë qytetarë (39.3%) thanë se ishin të kënaqur ose shumë të kënaqur me ofrimin e shërbimeve publike bazë. Pakënaqësitë më të mëdha lidhen me shërbimet gjyqësore, me transportin publik dhe shërbimin policor, ndërsa vlerësime më të larta kanë marrë furnizimi me ujë (47.2%), shërbimi i pastrimit (47.3%), arsimi (46.2%) dhe shërbimet shëndetësore publike (44%). Shumica dërrmuese e të anketuarve (90.7%) mendojnë se mbrojtja e të dhënave personale është e rëndësishme ose shumë e rëndësishme, por vetëm një e treta e tyre (35%) besojnë në aftësinë e aktorëve publikë për të menaxhuar të dhënat personale elektronike dhe më akoma më pak prej tyre (30.8%) pohuan të njëjtën gjë për sektorin privat.

Anketa “Besimi në Qeverisje” vëren se opinioni publik po ndikohet nga përparimi në procesin integrues në BE, ndërsa autorët pohojnë se korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë, dhe shumica e përgjigjeve nga qytetarët janë nxitur prej hapave të ndërmarra për ta luftuar atë, krahas hetimeve penale, ku janë përfshirë zyrtarë të të lartë si ish-ministra dhe deputetë.

instituti për demokraci dhe ndermjetesim besimi ne qeverisje 2023 korrupsioni ne shqiperi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë