AKTUALITET

"Rritja e turizmit në Shqipëri", REL: Trendi i ardhjes së vizitorëve të huaj nisi në vitet para pandemisë, ja çfarë tregojnë të dhënat?

M.B. Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 13:13

"Rritja e turizmit në Shqipëri", REL: Trendi i ardhjes

TIRANA- Plazhet, malet, qytetet, trashëgimia kulturore, çmimet…Dhjetëra miliona turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në vitet e fundit për arsye të ndryshme. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 milionë të huaj. Trendi i rritjes së vizitorëve të huaj kishte nisur në vitet para pandemisë COVID-19, që goditi Shqipërinë dhe vendet përreth në pranverën e vitit 2020.

Atë vit, numri i turistëve ra ndjeshëm, shkaku i kufizimeve të rrepta në udhëtime, në tentim për ta limituar përhapjen e COVID-19. Por, që atëherë, turizmi në Shqipëri është ngjallur sërish. Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO), në fund të muajit të kaluar, Shqipëria është vendi i dytë në botë që ka pasur rritjen më të madhe të turizmit.

Në krahasim me periudhën janar-korrik të vitit 2019 - para pandemisë COVID-19 - Shqipëria ka pritur 93 për qind më shumë turistë gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2024. Vetëm Katari gëzon rritje më të madhe se ajo. Kjo rritje e turizmit ka bërë që Shqipëria të arkëtojë edhe më shumë fitime. I njëjti raport i UNWTO-së e rendit Shqipërinë si vendin me rritjen më të madhe në botë të arkëtimeve nga turizmi.

Në krahasim me vitin 2019, Shqipërinë këtë vit e kanë vizituar dukshëm më shumë banorë nga Evropa Jugore - plot 3.1 milionë turistë më shumë. Ndërsa, rajonet e vetme prej ku ka pasur rënie të numrit të turistëve, janë Azia Lindore dhe Paqësori, si dhe Afrika. Numri më i madh i këtyre vizitave bëhet gjatë muajve të verës. Vetëm gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të këtij viti, Shqipërinë e vizituan mbi 5 milionë të huaj.

Edhe në vitet paraprake, muajt e verës kishin tërhequr më së shumti të huaj në Shqipëri. Gjatë këtyre muajve rritet edhe numri i udhëtarëve transitë, që kalojnë në Shqipëri vetëm për të shkuar në një destinacion tjetër final. Por, numri i këtyre udhëtarëve është i ulët në krahasim me ata që udhëtojnë për arsye personale, për pushime dhe për vizita te të afërmit e tyre.

Gjatë tetëmujorit të parë të këtij viti, si në çdo periudhë tjetër, Shqipëria priti më së shumti vizitorë nga Kosova fqinje, ndjekur nga Italia dhe Maqedonia e Veriut. Edhe pse ende në numër dukshëm më të vogël sesa turistët nga vendet fqinje, në vitin e fundit është rritur edhe numri i vizitorëve nga India, Kina, Franca dhe Holanda, krahasuar me vitin paraprak./ REL

turizmi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë