AKTUALITET

Rritja e udhëtimeve dhe turizmit, por ngecin hotelet e mëdha në Tiranë

r.ll Përditësimi i fundit 5 Tetor 2024, 07:57
Rritja e udhëtimeve dhe turizmit, por ngecin hotelet e mëdha në
foto ilustruese

TIRANË- Çmimet e lira, si për udhëtimet përmes ajrit, ashtu dhe për akomodimin e ushqimin bënë që vendi të përjetonte një lulëzim turistik në vitin 2023, duke nxitur sipërmarrjet e përqendruara në aktivitetin e udhëtimeve.

Hyrje-daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga deti, ajri, toka u rritën me 32% në vitin 2023, duke e kaluar për herë të parë kufirin e 10 milionë. Tendenca ishte e ngjashme dhe për 6-mujorin e parë të 2024-s, ndërsa më pas, shtrenjtimi i çmimeve duket se i ka frenuar turistët në kulmin e sezonit. Për 6-mujorin 2024, hyrjet e të huajve u rritën me 24%, ndërsa në korrik u ngadalësuan.

“Tirana International Airport” (TIA), që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit, historikisht një prej bizneseve më fitimprurëse në vend, raportoi rritje me 22% të të ardhurave në vitin 2023, duke arritur në një rekord prej 10.1 miliardë lekësh.

87% e të hyrave ishin të ardhura nga aviacioni, ndërsa pjesa tjetër e të ardhurave ishin nga shitjet, tarifat e reklamave, qiraja etj.

Aktiviteti i udhëtimeve ajrore është rritur me shpejtësi pas pandemisë, i nxitur nga hyrja e operatorëve me kosto të ulët dhe kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik. Në vitin 2023, u shënua një rekord i ri.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për vitin 2023, kishte rreth 5 milionë hyrje-dalje përmes ajrit, me rritje 44% me një vit më parë, duke shënuar rekord historik, pas zgjerimit prej 75% vitin e mëparshëm.

Konkurrencë e fortë mes kompanive ajrore

Të ardhurat e “Wizz Air”, operatorit më të madh ajror në vend nuk shfaqen në listën e “Monitor 200”. Që nga 2019-a, kur realizoi vetëm 6% të fluturimeve, “Wizz Air” e ka rritur me shpejtësi dominimin në tregun vendas.

Në vitin 2021, kjo peshë arriti në 34%, duke u ngjitur në 58% në vitin 2022. Në vitin 2023, tendenca e rritjes vazhdoi, ndonëse me ritme shumë më të ngadalësuara, duke e mbyllur vitin në nivelin e 61%. Përmes saj qarkulluan nga dhe në Rinas rreth 4 milionë pasagjerë, në vitin 2023, sipas të dhënave nga TIA.

Hyrja e operatorit tjetër me kosto të ulët, “Ryanair” në muajt e fundit të 2023, e ndali disi vrullin e hungarezëve.

“Air Albania”, operatori ajror që është pjesërisht në pronësi të shtetit (10%) nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë ishte rreth 3.8 miliardë lekë në vitin 2021, për të arritur në rreth 5 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 5.5 miliardë lekë në vitin 2023.

“Air Albania” e mbylli vitin 2023 si operatori i dytë më i madh, me 7% të tregut, në rënie nga 10% vitin e mëparshëm dhe 18% në 2021. Hyrja e “Wizz Air” ka ndikuar zgjerimin e këtij operatori në destinacionet, përveç Stambollit.

“Albawings”, operatori me kapital shqiptar në tregun e fluturimeve, në vitin 2022 rriti të ardhurat me 85% në gati 4.6 miliardë lekë, duke arritur në nivelet e 2019-s. Në raportin e atij viti, kompania ankohej se po përballej me sfidat e lidhura ngushtësisht në tregun global që ka prekur industrinë.

Situata e vitit 2022 është ndikuar ndjeshëm nga disa faktorë të jashtëm kryesorë, si rritja në rang global e çmimit të karburantit për avion, që prej fillimit të vitit 2022; luhatshmëria e këmbimit të monedhës Euro, në të cilën shoqëria arkëton 100% të të ardhurave, përkundrejt Lekut; zhvlerësimi i monedhës Euro përkundrejt USD, monedhë në të cilën shoqëria regjistron 80% të faturimeve për shërbimet e karburantit, mirëmbajtjes dhe qirasë së avionëve, si dhe dominimit të tregut të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës nga kompania “Wizz Air”, e cila e ka shtrirë mbulimin e saj mbi 55% të të gjithë tregut.

Pasojat ishin të dukshme në vitin 2023. “Albawings” realizoi në vitin 2023 rreth 5% të totalit të fluturimeve, duke shënuar rënie të ndjeshme nga 2019-a, kur kishte dyfishin e peshës së tregut, në 10%.

Në janar 2024, kompania njoftoi se do të zhvendosë fluturimet në Kosovë, pasi hyrja e operatorit tjetër me kosto të ulët “Ryanair” i dha goditjen e radhës, që kishte filluar që me konkurrencën nga “Wizz Air”.

Kompania nuk ka dorëzuar bilanc, por të dhënat nga Tatimet bëjnë të ditur se qarkullimi i saj vjetor në vitin 2023 ishte 3.5 miliardë lekë, me tkurrje vjetore 24%. Shoqëria është në vështirësi financiare teksa në ekstraktin e saj në QKB ka një sërë urdhrash sekuestro për mospagim të faturave ndaj të tretëve, si dhe ndaj Tatimeve.

“Albcontrol”, operatori në pronësi publike, që kryen shërbime të transportit ajror, deklaroi të ardhura 3.3 miliardë lekë, me rritje 20%. Në raportin vjetor, kompania pohon se është në vështirësi për shkak të bllokimit të llogarive të saj, pas konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti.

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i dhënë një kompensim prej 110 milionë eurosh.

Investitori ka synuar mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e “Albcontrol” në “Eurocontrol” në Bruksel.

Sipas raportit vjetor, shuma që “‘Albcontrol’ nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në ‘Eurocontrol’, ka arritur në 10.5 miliardë lekë (rreth 105 milionë euro) në fund të vitit 2023.

Gjatë vitit 2023, ashtu si edhe gjatë vitit 2022, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi en route dhe terminal zharge, si pasojë e një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit, për ngrirjen e llogarive të ‘Albcontrol’ sh.a. pranë organizatës ‘Eurocontrol’”, thuhet në raportin e audituesve.

Pamundësia për të arkëtuar paratë nga shërbimet që ajo ofron kanë detyruar “Albcontrol” që të marrë kredi dhe ndihma pranë institucioneve shtetërore, që arritën në fund të vitit 2023 në 7.4 miliardë lekë.

“Air BP Albania”, që ka të drejtën e furnizimit me karburant të avionëve që fluturojnë në Aeroportin e Rinasit, raportoi të ardhura 3.4 miliardë lekë në vitin 2023, në trefishim në krahasim me vitin e mëparshëm.

Vitet e fundit, në listën e më të mëdhave, hynë dhe agjencitë turistike, për shkak të një ndryshimi në mënyrën e mbajtjes së kontabilitetit, që i detyronte të raportonin si të ardhura edhe vlerën e biletave, jo vetëm marzhin që mbanin. Në vitin 2020, agjencitë më të mëdha raportuan rënie të fortë, duke dalë nga lista e “Monitor 200”.

Ato hynë sërish pas pandemisë, duke u rritur me shpejtësi, sidomos në vitin 2023.

“Albtours‘D’-VAS tour operatore” është agjencia më e madhe e udhëtimeve në vend. Të ardhurat e operatorit u rritën me 18%, në gati 3.3 miliardë lekë.

“Globus-Travel” rriti me 25% të ardhurat, në 3.15 miliardë lekë.

Zgjerimi i hotelerisë në zonat turistike, por jo në kryeqytet

Rritja e turizmit po i jep hov dhe zhvillimit të hotelerisë, sidomos në zonat bregdetare. Grupi “Fafa” është më i madhi në vend, si për kapacitetet hoteliere, edhe për të ardhurat. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022, të ardhurat e “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa Resort Tiranë” arritën në 1.45 miliardë lekë, me rritje 31% me bazë vjetore.

“Management Hospitality Albania”, që ka në pronësi hotelin “Melia” në Gjirin e Lalëzit, një investim i “Concord Investment”, ka deklaruar të ardhura prej 1.2 miliardë lekësh në vitin e parë të plotë të aktivitetit.

“Hotel Brilant” në Durrës deklaroi 522 milionë lekë të ardhura, me rënie 9.7%.

Në kryeqytet, tregu i hoteleve nuk po njeh rritje. Shtimi i konkurrencës, teksa shumë marka po hyjnë në Tiranë, rënia e Euros dhe konkurrenca nga njësitë informale akomoduese në Booking dhe Airbnb po ndikojnë në këtë ecuri.

“The Plaza Tirana”, hoteli më i madh në kryeqytet, deklaroi të ardhura prej 1.15 miliardë lekësh në vitin 2023, me tkurrje prej 13% me bazë vjetore. Sipas burimeve nga kompania, ecuria negative lidhet kryesisht me zhvlerësimin e Euros, që ka ulur ndjeshëm të ardhurat, si dhe informalitetin e lartë në treg, që nuk mundëson vendosjen e çmimeve të larta sipas kategorizimit të yjeve.

Edhe “Mak Albania Hotel” raportoi rënie të të ardhurave me 4%, në 545 milionë lekë.

“Geci” që administron “Hotel Tirana”, raportoi të ardhura vetëm nga Hoteli prej 663 milionë lekësh, ose 27% të totalit.

“Golden Eagle”, që menaxhon “Rogner Tirana” raportoi gati 800 milionë lekë të ardhura, me tkurrje të lehtë vjetore 1%./MONITOR

hotelet ne tirane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë