AKTUALITET

Rritja pa mirëqenie, Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2023

n.f Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 13:26
Rritja pa mirëqenie, Shqipëria mbetet e fundit në Europë
Foto ilustruese

TIRANË- Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë pas pandemisë dhe turizmi ka arritur rekorde, kjo nuk po përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetaret e vendit. Të dhënat e fundit të Eurostat, të përditësuara për vitin 2023 e vendosin sërish Shqipërinë në fund të Europës për të ardhurat për frymë me 35% të mesatares europiane, nga 34% që ishte në vitin 2022. Shqipëria është në të njëjtat nivele me Bosnjën, ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk duket që të jenë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve në dy vitet e fundit.

Maqedonia e Veriut kishte të ardhura sa 41% e BE-së, me rënie me një pikë përqindje nga viti i mëparshëm. Serbia e kishte këtë tregues 46%, nga 44% vitin e mëparshëm. Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 52%, nga 50% vitin e mëparshëm.

Edhe në tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 42% të mesatares europiane, nga 41% vitin e mëparshëm, duke u renditur e fundit në Europe, 2 pikë përqindje më pak se Bosnjë Hercegovina që e ka rritur këtë tregues në 44% (në 2022 ishim në të njëjtat nivele). Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 65% (nga 63% në 2022), e ndjekur nga Serbia me 54%, me rritje me 1 pikë përqindje dhe Maqedonia e Veriut me 52%, nga 50% në 2022.

Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Gjatë vitit 2023, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4%, duke u ngadalësuar në krahasim me zgjerimin prej 4.86% të 2022-t. Rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 9.7% dhe 11.3%. Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Europës.

Në vitin 2023, konsumi aktual individual (Actual Individual Consumption, AIC për frymë i shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) varionte nga 70% në 138% të mesatares së BE-së në 27 vendet e BE-së. AIC përfshin të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdorin familjet, pavarësisht nëse ato janë blerë dhe paguar nga familjet drejtpërdrejt, nga qeveria ose nga organizata jofitimprurëse. Mund të konsiderohet si një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Në vitin 2023, 10 vende të BE-së regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së. Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (38% mbi mesataren e BE-së), Austri dhe Holandë (të dyja 17%). Ndërkohë, 17 vende të BE-së shënuan AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (30% nën mesataren e BE), Bullgari (27%), Sllovaki dhe Letoni (të dyja 25%).

Luksemburgu dhe Irlanda shënojnë PBB-në më të lartë për frymë

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, një masë e aktivitetit ekonomik, tregoi gjithashtu dallime thelbësore midis anëtarëve të BE-së.

PBB-ja për frymë mbi mesataren e BE-së u regjistrua në 11 vende të BE-së. Ai ishte më i lartë në Luksemburg (139% më i lartë se mesatarja e BE-së), Irlandë (111%) dhe Holandë (30%). Në anën tjetër, PBB-ja më e ulët për frymë u regjistrua në Bullgari (36% nën mesataren e BE-së), Greqi (33%) dhe Letoni (29%).

Marre nga Monitor

shqiperia mireqenie

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë