AKTUALITET

Rritje stratosferike/ Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 07:24

Rritje stratosferike/ Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u

Për 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e shitjes së apartamenteve në Shqipëri janë rritur rreth 8 herë më shumë se çmimet në shtetet e eurozonës dhe BE-së.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë indeksi Fischer tregoi se në 6 mujorin e parë 2025 çmimet e banesave në vend u rritën me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 41.7% në krahasim me një vit më parë.

Në shtetet e eurozonës sipas të dhënave të Eurostat çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i Çmimeve të Banesave, u rritën me 5.1% në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të gjithë Bashkimin Europian, çmimet shënuan një rritje prej 5.4% nga viti në vit. Kjo përfaqëson një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, kur çmimet e banesave u rritën me 5.3% në eurozonë dhe 5.7% në BE.

Çmimet e shtëpive dhe qiratë në BE vazhdojnë të rriten

Rritja e çmimeve të banesave në Shqipëri për 6 mujorin e parë krahasuar me ndryshimet në shtetet e eurozonës dhe vendet e BE-së është rreth 8 herë më e lartë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se tendenca e çmimeve të banesave në Bashkimin Europian paraqet diferenca të mëdha mes vendeve të ndryshme, por në asnjë shtet nuk paraqitet ndryshime çmimesh si në nivelin e Shqipërisë.

Nga shtetet anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhëna, një shtet shënoi një ulje vjetore të çmimeve të banesave në tremujorin e dytë të vitit 2025, ndërsa njëzet e pesë shtete shënuan rritje vjetore. Rënia u regjistrua në Finlandë (-1.3%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+17.2%), Bullgari (+15.5%) dhe Hungari (+15.1%).

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, çmimet ranë në dy shtete anëtare dhe u rritën në njëzet e katër shtete. Rëniet u regjistruan në Francë (-0.2%) dhe Belgjikë (-0.1%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+4.7%), Luksemburg (+4.5%) dhe Kroaci (+4.4%).

Nëse shohim tendencën e rritjes së çmimeve në Shqipëri rezulton se efektin kryesor në rritje e kanë dhënë ndryshimet e çmimeve në zonat bregdetare. Në Tiranë rritja ishte më e ulët. Në 6-mujorin e parë 2025, indeksi i shitjeve për Tiranë u rrit 5.1% krahasuar me periudhën e mëparshme dhe 32.6% krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë, çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).

Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në mbi 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.

Tirana dhe Vlora renditen gjithashtu ndër qytetet me rritjen më të lartë të çmimeve në vendet e përfshira në raportin e Deloitte.  “Duke shqyrtuar ndryshimet vjetore të çmimeve mesatare të ofertave, disa qytete përjetuan rritje të forta. Krakovi kryesoi renditjen me një rritje prej 28.1%, i ndjekur ngushtë nga Jerusalemi (+25.2%) dhe qytetet shqiptare, Tirana dhe Vlora (të dyja me +25.0%)”. Në Beograd, për të njëjtën periudhë, çmimet kanë rënë me 0.9%.

Të dy qytetet shqiptare kanë parë një interes të shtuar si nga blerës vendas, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë. Veçanërisht Vlora ka përfituar nga zgjerimi i shpejtë i sektorit të turizmit dhe nga zhvillimet e mëdha infrastrukturore – përfshirë Aeroportin e Vlorës (që pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026), si dhe investimet strategjike në vazhdim si Bypassi i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë”, thuhej në raport.

Në përmbledhjen për Shqipërinë thuhet se agjentët raportojnë rritje çmimesh pothuajse në të gjitha zonat, me rritje veçanërisht të forta në Tiranë dhe zonën bregdetare. Indeksi i çmimeve të shitjes në Tiranë u rrit me 26.2% në gjysmën e dytë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e mëparshme dhe me 56% krahasuar me nivelin e një viti më parë.

Çmimet e kërkuara nga shitësit u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024. Për shembull, çmimi mesatar për metër katror (m²) në Tiranë u rrit në 2,000 euro/m² (nga 1,600 euro/m² një vit më parë) deri në fund të vitit 2024, i nxitur nga zhvillimi urban dhe kërkesa e lartë. Lokacionet më të kërkuara në qendër të qytetit (zona si Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbe”) arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro/m² ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro/m².

Edhe qytetet bregdetare shënuan rritje: çmimet aktuale të apartamenteve në Vlorë variojnë mesatarisht rreth 1,500–1,800 euro/m² (më të lartat për pamje nga deti) dhe normat e qirasë arrijnë rreth 5%. Gjithashtu, projektet rezidenciale luksoze buzë detit (p.sh. Dhërmi, Sarandë) arritën në 1,500–2,500 euro/m², ndërsa njësitë premium në vijën e parë të plazhit mund të kapin deri në 3,500 euro/m².

Sa u rritën çmimet e pronave në bregdet për 2025?

Në përgjithësi, pasuritë në bregdet u shtrenjtuan ndjeshëm në pranverën  2025, me rritje që variojnë nga 20 deri në 67%, duke reflektuar një treg aktiv të orientuar kryesisht nga blerës të huaj.

Për agjentët imobiliarë rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kërkesës veçanërisht për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare, si: Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dhe Sarandë. Kërkesa në bregdet vijoi të dominohet nga shtetas të huaj, kryesisht nga vendet pa dalje në det në Europë si Çekia, Polonia dhe Hungaria.

Jonian Antoni drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21” më herët pohoi se në tërësi te zonat bregdetare 90% e shitjeve bëhen nga të huaj. “Kërkesa dominohet për prona të tipologjive 1+1 dhe 2+1 me vlerë shitje nga 80 mijë euro deri në 300 mijë euro. Rreth 70% e blerësve të huaj, pronat e blera në bregdet i përdorin për disa javë pushime në vit, dhe pjesa e mbetur e vitit shfrytëzohet për investim nëpërmjet qirasë ditore”.

Nga rritja e kërkesës së të huajve, sivjet shtrenjtimet më të larta në çmime u regjistruan në zona, si: Lungomare, Rradhimë dhe Orikum, në Vlorë.

Në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur me 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme nga 1,500 euro për metër katror që u shitën vjet pronat në Lungomare, për 2025 çmimi varioi nga 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arritën 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror, për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë.

Zonës së Rradhimës prej 2023 vijojnë t’i shtohen projektet rezidenciale. Çmimet e shitjes variojnë nga 2,000 deri në 3,000 euro për metër katror, krahasuar me 1,500–2,000 euro që ishin në 2024, që përfaqëson një rritje prej 20 deri në 33%.

Në Orikum, çmimet e apartamenteve të kategorisë së ulët janë rritur nga 800 në 1,300 euro për metër katror (rritje prej 63%), ndërsa çmimet maksimale kanë mbetur në nivelin e 1,500 euro për metër katror. Kjo zonë po preferohet për blerje pronash edhe nga emigrantët, kryesisht atyre që jetojnë në Itali, që e shfrytëzojnë apartamentin për pushimet verore.

Sarandë

Prej disa vitesh Saranda po përjeton shtrenjtim çmimesh të pronave nga shtimi i kërkesës së të huajve. Edhe në këtë qytet 90% e blerjeve kryesohen nga të huajt.

Në Sarandë këtë verë çmimet e shitjes për apartamente në ndërtimet e reja me afërsi deri 1,000 metra nga deti u ofruan me çmime 2000 deri 2,500 euro për metër katror. Në vijën e parë çmimet kanë arritur 3,000 deri 3,500 euro për metra katror. Në resorte apartamentet po shiten me çmime 4,000 euro për metër katror.

Për agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme tendenca në rritje e kërkesës për prona nga turistët e huaj ka ndikuar në pakësimin e ofertës dhe rritjen e çmimeve.

Por shtrenjtimet e çmimeve kanë sjellë sipas agjencive vendase imobiliare që kërkesa për prona nga të huajt të hyjë në vitin e dytë të rënies.

Golem

Edhe në Golem kërkesa vijoi të kryesohej prej shtetasve të huaj. Arjan Gjuzi agjent imobiliar nga “Century 21 EON” tha më herët se në Golem preferojnë të blejnë apartamente shtetasit çekë, polakë dhe hungarezë. Sipas tij, të huajt më tepër i bëjnë blerjet për qëllime investimi, për t’i dhënë me qira ditore.

Për shkak të kërkesës në rritje dhe pakësimit të ofertës çmimet e shitjes së apartamenteve në vijën e parë në Golem arritën 2,000 euro për metër katror. Rritja ishte 33% krahasuar me 2024.

Pranë zonës së  “Shkëmbit të Kavajës” çmimet e pronave u rritën 11% krahasuar me vjet. Çmimi i shitjes arriti 2,000 euro për metër katror nga 1,700 euro për metër katror që ishte nivel maksimal për 2024.

Edhe çmimet e pronave brenda qytetit të Durrësit mbeten të larta, në nivelet 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Sipas agjentit imobiliar Arian Gjuzi, këto çmime të larta ndikohen nga oferta e kufizuar dhe kërkesa e qëndrueshme.

Për shkak të çmimeve të larta për gati 1 dekadë kërkesa nga vendasit në Golem qëndroi me tkurrje. Vetëm sivjet për shkak të ofrimit të shitjeve me këste, vendasit u janë rikthyer blerjeve.

Çmimet në Qerret në rritje deri 40%, dominon kërkesa nga të huajt

Edhe për zonën e Qerretit shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve vijoi edhe për 2025. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në vijën e parë të ndërtimit çmimet arritën deri në 2,000 euro për metër katror, apo 33% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Në vijën e dytë çmimet shkojnë deri në 1,700 euro për metër katror, që përfaqëson një rritje prej rreth 40% krahasuar me 2024-n.

Në ndërtimet e reja në Qerret, pranë fshatrave turistike, çmimet e shitjes variojnë nga 1,000 deri në 1,400 euro për metër katror.

Sipas agjentëve imobiliarë rreth 90% e ndërtimeve në këtë zonë po blihen nga të huaj, kryesisht për shtëpi pushimi dhe qëllime investimi, ndërsa kërkesa nga vendasit mbetet e ulët. Për shkak të kërkesës së lartë në këtë zonë, pritet që në vitet e ardhshme çmimet të rriten edhe me 20 deri në 30%./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë