AKTUALITET

Rruga që “ha” vetëm para’/ 330 mijë euro për mirëmbajtjen e Qukës–Qafë Plloçë, pas ndërtimit që zgjati mbi 1 dekadë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 22:47

Rruga që “ha” vetëm para’/ 330 mijë euro

Tri javë pas hapjes për qarkullim të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me shpejtësi. Një shumë prej rreth 330 mijë eurosh është akorduar nga Gentian Gjyli për mirëmbajtjen e 43 kilometrave, ndërtimi i të cilave zgjati për më shumë se 15 vite.

Por ajo që e bën më të diskutueshëm këtë tender është edhe afati, ose koha e pakët nga inaugurimi. Duket se, ARRSH-ja ka shpejtuar për të bërë këtë tender, duke e marrë në dorëzim të gjithë segmentin, megjithëse kontrata parashikon që duhet të kalojnë disa muaj. Duket se, me këtë veprim, fitues pritet të jenë firmat që e kanë ndërtuar.

Tashmë firmat private heqin çdo përgjegjësi nga bllokimet apo prishjet e mundshme, pavarësisht se ato duhet të veprojnë nëse vepra ka probleme. Ashtu siç ndodhi edhe në rrugën Korçë – Ersekë, ku një segment u shemb dhe ARRSH-ja akordoi miliona euro për t’a rregulluar. Askush nuk dëshiron një fat të tillë, pasi mund të rrezikohen kalimtarët.

Rruga që “ha” vetëm para’/ 330 mijë euro

Faksimile: Njoftimi i tenderit i ARRSH-së për mirëmbajtjen e segmentit Qukës–Qafë Plloçë

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, drejtori i ARRSH-së Gentian Gjyli ka hapu tenderin me objekt “mirëmbajtje me performancë e segmentit rrugor Qukës - Qafe Plloçë”. Fondi limit i kësaj procedure është 31.819.342 lekë pa TVSH, ose 328 mijë euro.

Kohëzgjatja e kontratës ose marrëveshjes kuadër për zbatimin e saj është 12 muaj, ndërkohë që hapja e zarfeve do të bëhet më datë 28 tetor. Sipas dokumenteve shoqëruese, gjatësia e segmentit është 43.3 kilometra, ndërkohë që kuota e kësaj rruge varion nga lartësia 420 m deri ne 1220 m mbi nivelin e detit.

Rruga që “ha” vetëm para’/ 330 mijë euro

Faksimile: ARRSH shkruan se në një pjesë të rrugës ka borë dhe ngrica në dimër

ARRSH shkruan se aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë është një aks i rëndësishëm kombëtar. Aq shumë i rëndësishëm ishte saqë ndërtimi zgjati plot 15 vite!

“Është pjesë e aksit kombëtar të Tiranë – Elbasan – Korçë që lidh një numër të madh fshatrash të zonës së Mokrës me pjesën tjetër të vendit. Rruga shtrihet në një terren të theksuar malor dhe kërkon mirëmbajtje dimërore” thuhet në dokumente. Sipas saj, nga kilometri i 25-të deri në të 40-tin dimri është më i ashpër me kohëzgjatje më të madhe.

“Reshjet e dëborës në këtë segment të këtij aksi janë intensive, me fenomene të ortekëve dhe kërkojnë përdorimin e borëpastruseve me shnek. Formimi i ngricave dhe akullit është fenomen sistematik dhe shqetësues për shkak të relievit dhe

pothuajse e gjithë rruga është në hije. Mirëmbajtja në këtë zonë bëhet më intensive dhe kërkon angazhim serioz me qëllim mbajtjen e aksit gjithmonë të hapur” vijon ARRSH.

Sipas institucioneve shtetërore, fatura financiare për ndërtimin ka arritur 270 milionë dollarë. Ky projekt ndërkohë parashikohej të përfundonte me kosto prej 150 milionë USD. E gjithë rruga ka një gjatësi prej rreth 43.3 km, e ndarë në 3 lote./vox

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë