Disa rrugë në zonat urbane në vend i ekspozojnë seriozisht këmbësorët ndaj rrezikut të aksidenteve. Strategjia e fundit e qeverisë lidhur me sigurinë rrugore gjykon se një pjesë e tyre janë projektuar duke i dhënë përparësi automjeteve dhe duke neglizhuar sigurinë e këmbësorëve dhe për këtë ka nevojë për ndërhyrje serioze.
“Planifikimi i transportit dhe projektimi i rrugëve në Shqipëri në të kaluarën i kanë dhënë përparësi kryesisht automjeteve motorike, shpesh duke neglizhuar nevojat e sigurisë së këmbësorëve, personave me aftësi të kufizuara dhe përdoruesve të tjerë të rrezikuar të rrugës. Rrugë të shumta, veçanërisht në zonat urbane, nuk janë projektuar duke pasur parasysh sigurinë e këmbësorëve.
Probleme të tilla si mungesa e trotuareve, vendkalimet e papërshtatshme dhe projektet e pasigurta të rrugëve i detyrojnë këmbësorët të ndajnë hapësirën me automjetet ose të ndjekin rrugë të shkurtra të pasigurta. Në të njëjtën kohë, mbetet e paqartë nëse përdoruesit e rrugës e kuptojnë plotësisht se sjelljet e tyre të rrezikshme kontribuojnë ndjeshëm në aksidente” thuhet në strategji.
Dokumenti ndalet tek një grup moshë më e rrezikuar ndër të gjitha siç është ajo e të moshuarve që sipas strategjisë kanë më shumë gjasa të përdorin rrugë si këmbësorë, të përdorin transportin publik dhe me vigjilencën e tyre të zvogëluar, ata mund të jenë të prirur të bëhen viktima të aksidenteve rrugore më shpesh.
Një tjetër element që sillet në vëmendje është infrastruktura rrugore duhet të përshtatet me nevojat e këmbësorëve dhe personave me aftësi të kufizuara, programet parandaluese të edukimit duhet të zbatohen në nivel kombëtar dhe lokal, dhe vizibiliteti i personave në rrugë duhet të rritet.
Për të rritur sigurinë në rrugë duke qenë se edhe shpejtësia tej normave në shumicën e rasteve është problem strategjia rekomandon ndërhyrje në infrastrukturë duke shtuar rreth rrotullime, ishuj trafiku apo pengesa të shtira kjo kryesisht në zonat urbane./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Tetor10:15
Ndërtimet pa leje/ Zyrtarët e IMT në Fier nuk pyesin për ligjin, Prokuroria ngre akuzë për 6 prej tyre
Gjashtë zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Fier janë vënë nën akuzë për shpë...
AKTUALITET
2 Tetor10:15
Do nxirrte 53 500 euro të padeklaruara nga Shqipëria, procedohet 55-vjeçari në Kakavijë
Një 55-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria 53 500 ...
AKTUALITET
2 Tetor10:11
Ekzekutimi kriminal/ Zbardhet ngjarja, urdhër-arrest për kreun e bandës së “Avdylajve” dhe nipin e tij
SPAK ka zbardhur një vepër të rëndë kriminale, ndërsa zbarkoi sot në Durrës.
SPAK ka lëshuar një urdhër-...
AKTUALITET
2 Tetor10:10
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posa&c...
AKTUALITET
2 Tetor10:01
Kthimi i specave djegës nga Kroacia/ AKU zbulon vendin ku u prodhonin, kontrolle edhe në pikën e grumbullimit
Autoritet Kombëtar i Ushqimit ka zbuluar se 8000 kg e specave djegës, që ditën e djeshme u kthyen nga Kroacia, për shkak se kishin rezu...
AKTUALITET
2 Tetor09:55
Zbardhet dinamika e konfliktit në Bilisht, arrestohet i dhunuari për plagosje
Policia e Devollit ka zbardhur sherrin me sende të forta dhe thika në Bilisht, duke arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar.
Pol...
AKTUALITET
2 Tetor09:51
Dosja 5D/ Zbardhet dëshmia e Maznikut në SPAK: Unë firmosja në fund. Kam marrëdhënie të mirë me Mollën, Qaton dhe Tushen
Deputeti i PS-së Arbjan Mazniku dëshmoi sot në Gjykatën e Posaçme në lidhje me dosjen “5D”.
Ai është shpr...
AKTUALITET
2 Tetor09:44
Sherri me dy të plagosur në Korçë, dyshohet se nisi për paratë e siguruara nga kontrabanda e mallrave (detaje)
Janë zbardhur detaje të reja nga sherri mes dy grupeve mbrëmë në Bilisht, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Sherri dy...
AKTUALITET
2 Tetor09:28
Operacioni në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS-së
Është arrestuar Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume. Prangosja e Enea Kume u bë gjatë një operacioni t&eum...
AKTUALITET
2 Tetor09:18
Dosja 5D/ Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO
Ish-ministri i shtetit për Pushtetin Vendor dhe deputeti socialist Arbjan Mazniku është paraqitur këtë të enjte në Gjykat&e...