
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi takim me strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.
Sezoni turistik, shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve, siguria detare për pushuesit në plazhe, ndotja akustike, parandalimi i krimeve kufitare, kontrolli më i mirë i kufirit tokësor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe për parandalimin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta, rritja e vigjilencës në raste fluksi për kapjen e shtetasve në kërkim apo për parandalimin e paligjshmërive, si dhe rritja e standardit të integritetit të trupës policore që shërben në pikat e kalimit kufitar, ishin në fokus të takimit të zhvilluar mesditën e sotme, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrubmullaku, me Departamentin e Policisë Kufitare dhe Migracionit, drejtorët vendorë të kufirit dhe shefat e stacioneve policore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar.
Gjatë fjalës së tij, drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë Kufitare, marrjen e menjëhershme të masave shtesë për të siguruar një shërbim sa më cilësor, duke krijuar lehtësira në lëvizje, nisur nga trendi i rritjes së fluksit të turistëve dhe vizitorëve që përditë e më shumë, po vijnë në vendin tonë, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, ajror, detar dhe tokësor.
“Përzgjedhja e një personeli sa më të kualifikuar, është domosdoshmëri, pasi Policia Kufitare është pika e parë e kontaktit të turistëve dhe vizitorëve, me vendin tonë, dhe në këtë aspekt, duhet të jetë një trupë shërbimi e mirëtrajnuar, e shkolluar dhe e përkushtuar.
Rritje të vigjilencës në kohë fluksesh, pasi sipas marrëveshjeve respektive pothuajse në të gjitha pikat e kalimit tokësor të rajonit, shpesh aplikohet procedura e përshpejtuar, dhe në këtë aspekt, shtetas në kërkim apo elementë të ndryshëm kriminal, që ushtrojnë veprimtari në fushën e trafikimit të armëve, drogës dhe automjeteve, si dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm, mund të përfitojnë për të realizuar qëllimin e tyre kriminal”, tha ai.
“Bashkëpunim me homologët respektivë për lëvizje të njëtrajtshme dhe për shkëmbim informacioni, për shtetas me tendenca kriminale në fushën e krimeve kufitare.
Drejtori ka kërkuar që Njësia Detare e krijuar për sigurinë në plazhe, të veprojë në kohë dhe me profesionalizëm, si dhe të sigurohet informacion nga patrullimet tokësore dhe ato në vijën bregdetare, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cenojnë sigurinë e pushuesve.
Gjithashtu, masa të menjëhershme në koordinim me policitë vendore në qarqe, për ndotjen akustike, për sekuestrimin e pajisjeve që gjenerojnë muzikë në kundërshtim me ligjin, si dhe për ndëshkimin ligjor për pronarët dhe administratorët e hoteleve dhe lokaleve që krijojnë ndotje akustike, në dëm të banorëve dhe të pushuesve”, vijoi Rrumbullaku.
Drejtori i Përgjithshëm ka paralajmëruar drejtuesit e Policisë Kufitare se në rast të mospërmbushjes së këtyre objektivave, nuk do të ketë thjeshtë masa administrative të largimit nga detyra, por do të ketë ndjekje penale për shpërdorim të detyrës, për cilindo që nuk i përgjigjet ritmit dhe kërkesave të reja të bazuara në organigramën e re të Policisë së Shtetit, sipas të cilës Policia Kufitare merr më shumë përgjegjësi në drejtim të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Qershor12:02
Aksidental apo i qëllimshëm? Merr flakë lokali i Noizy-t në Durrës, Policia nis hetimet (ZHVILLIMET)
DURRËS- Përfshihet nga flakët lokali 'Zins' në qytetin bregdetar. Biznesi në pronësi të reperit të njohur Rigels Rajku...
AKTUALITET
11 Qershor11:38
Masakra në Velipojë! Arrestimi i njërit prej autorëve në Itali, Policia: Dyli fshihej në Rimini, do ekstradohet në Tiranë
TIRANË- Detaje të reja rreth arrestimit të njërit prej autorëve të Masakrës së Velipojës, Elmilind Dyli. Ky perso...
AKTUALITET
10 Qershor22:36
Sherr në Tiranë, tre persona përfundojnë në spital, mes tyre dhe një grua shtatzënë
Një tjetër sherr është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku për pasojë tre persona kanë përfunduar n&...
AKTUALITET
10 Qershor22:00
Sherr mes të miturve, njëri prej tyre përfundon në spital. Policia i gjen një pajisje elektroshok
Dy të mitur janë përfshirë në një konflikt mes tyre. Ngjarja ka ndodhur tek zona e quajtur ‘5 Maji’ në Tiran&eu...
AKTUALITET
10 Qershor18:24
Masakra me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur në Velipojë/ Arrestohet në një hotel në Itali i shpalluri në kërkim
ITALI- Mëngjesin e 9 qershorit, Policia e Riminit ekzekutoi një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Autoriteti Gjyq&...
AKTUALITET
10 Qershor17:00
Çmontohet plantacioni i marijuanës në Spanjë, arrestohen tre të rinj shqiptarë
Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një plantacion marijuanë dhe kanë arrestuar tre rinj shqiptarë. Bimët kultivoheshin b...
AKTUALITET
10 Qershor14:00
Parkinson nuk është më sëmundja e të moshuarve në Shqipëri
Parkinsoni është një sëmundje neurodegjenerative e lidhur me moshën, kështu që me rritjen e moshës mesatare, mjeku neu...
AKTUALITET
10 Qershor11:16
Dëshmia - Vrasja e Nikulajt/ Ish-partnerja e Edmond Haxhisë akuzon policinë
Vajza nga Lezha, me iniciale V. D., u konsiderua nga policia dhe Prokuroria e Lezhës si “dëshmitarja e penduar” për ngjarjen e r&eu...
AKTUALITET
10 Qershor11:15
U vra me thikë nga bashkëfshatari i tij në Itali, trupi i pajetë i 33 vjeçarit mbërrin në Kallmet të Lezhës
ITALI- Alfons Kola 33-vjeçari që u vra në Itali nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega në Itali, i është prurë trupi n...