Pse zemërimi social po përhapet në Evropë, shkaqet rrënjësore të trazirave
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
Një skenë e rëndë është regjistruar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Shtatë efektivë kan...
Situata gjatë protestës në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe lëvizjet e protestuesve kanë...
Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit....
Policia është përplasur me protestuesit e rinj në qendër të Tiranës pasditen e të hënës, ku dhjetëra pers...
Në raportin e dorëzuar në Kuvend për vitin 2024, televizioni publik paraqet një situatë të rënduar financiare të trashëguar nga vendimet gjyqësore për shkarkime nga puna si dhe mosrealizimin e rekomandimeve të Kuvendit për rritjen e përmbajtjes edukative.
Në raportin e dorëzuar në Kuvend për vitin 2024, Radio Televizioni Shqiptar, RTSH paraqet një situatë të zymtë financiare dhe programative, të shkaktuar nga vendimet gjyqësore për shkarkime të padrejta nga puna si dhe mosrealizim të fondit për prodhime të pavarura.
Raporti thekson televizioni publik po përballet me një barrë të rëndë financiare si pasojë e shkarkimeve të kryera nga drejtori i mëparshëm, Alfred Peza, dhe është i ekspozuar ndaj vendimeve të pritshme gjyqësore.
Gjatë drejtimit të Pezës, një ish deputet dhe funksionar i Partisë Socialiste, u shkarkuan mbi 150 punonjës, të cilët paditën RTSH dhe një pjesë i fituan gjyqet.
“Institucionit iu desh të përballonte një barrë të rëndë financiare për shkak të detyrimeve nga vendime giyqësore: mbi 63 milionë lekë u likuiduan për procese të humbura, ndërkohë që mbi 95 milionë lekë të tjera mbetën të ekspozuara ndaj rrezikut financiar nga çështje ende të hapura,” thuhet në raport.
Mazhoranca kalon me votat e saj kalendarin dhe programin e punimeve, opozita largohet nga salla
Në raportin dorëzuar Kuvendit, RTSH thekson se shumica e vendimeve të Pezës për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me punonjësit janë rrëzuar nga gjykatat për shkak të mungesës së arsyeve të qarta, të dokumentuara dhe të ligjshme. Kjo sipas administratës, do të pengojë në mënyrë konsiderueshme në të ardhmen e afërt reformimin e këtij institucioni.
RTSH thekson gjithashtu se struktura financiare mbetet e rënduar me mbi 52 për qind e buxhetit të dedikuar për paga dhe sigurime shoqërore dhe “duke kufizuar ndjeshëm investimet në përmbajtje dhe teknologji”. Një tjetër tregues shqetësues, sipas raportit, “ishte mosrealizimi i fondit prej 12 milionë lekësh te planifikuar për mbështetjen e prodhimeve të pavarura, i cili mbeti i papërdorur gjatë gjithë vitit”.
Në një pasqyrë të detajuar të të ardhurave dhe shpenzimeve, raporti vë gjithashtu në dukje se operatori publik gjatë vitit 2024 nuk i ka zbatuar shumicën e rekomandimeve që Kuvendi i kishte lënë si detyrë dhe që lidhen me zgjerimin e përmbajtjes edukuese për të moshat e reja dhe transparencën e shpenzimeve.
Sipas RTSH, përmbajtja e dedikuar për fëmijë dhe të rinj përbën vetëm 3 për qind të programacionit total. “Një shifër e papërputhshme me praktikat dhe standardet evropiane,” pranohet në raport.
Më tej pranohet gjithashtu se “mungesa e transparencës në publikimin e shpenzimeve, strukturave organizative, punësimeve dhe vendimmarrjes së bordeve e dëmtoi besueshmërinë dhe llogaridhënien publike”.
Nga pikpamja e përmbajtjes, raporti evidenton se disa kanale funksionuan kryesisht përmes ritransmetimeve dhe pa një linjë editoriale të qartë, duke e zhvlerësuar diversitetin e ofruar ne letër, si dhe nuk u arrit digjitalizimi i plotë i arkivës.
Alfred Peza u zgjodh Drejtor i Përgjithshëm i RTSH në qershor të vitit 2023 dhe u largua me dorëheqje në shtator të vitit 2024. Një vit më parë Peza u përball me kritika të forta në Kuvend për mënyrën se si e drejtonte televizionin publik, shkarkimet masive nga puna dhe mosplotësimin e asnjë rekomandimi të lënë nga Kuvendi.
Prej prillit 2025, RTSH drejtohet nga gazetarja Eni Vasili.
Në teori, transmetuesi është politikisht i pavarur, por Këshilli Drejtues zgjidhet nga parlamenti, i cili dominohet nga Partia Socialiste në pushtet. Në fillim të këtij viti, parlamenti shkarkoi dhe më pas zgjodhi me konsensus politik bordin e ri, i përbërë nga këshilltarë politikë apo individë të angazhuar politikisht, duke ngritur shqetësime edhe nga delegacioni i Bashkimit Europian si një akt që bie ndesh me angazhimet e marra në rrugën e anëtarësimit./ BIRN
SPAK dhe Policia e Shtetit ka zbarkuar në Durrës, ku ka ndërmarrë një aksion. Mësohet se policia është ndalur dhe n&eum...
Ka rënë borë për herë të parë këtë vjeshtë në vendin tonë. Zonat veriore dhe verilindore të v...
Pas pesë vitesh zvarritje, autoritetet shqiptare kanë dërguar në një laborator privat në Belgjikë organin e zemrës q&eum...
Në aksin kombëtar Burrel–Skuraj, sa herë që ka reshje shiu, situata kthehet në një problem të përsëritur p&...
Sot dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Ndërkohë, euro do të blihet me...
Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kufirit në një nga sht...
Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, por ka l&e...
Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qi...
Kjo e enjte do të vijë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar n&e...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin Maliq, ku një grua 74-vjeçare &e...