AKTUALITET

RTSH nën lupë/ Zbulohen shumat që merrnin ‘VIP-at’, nga Beniada te Kozeta Kurti (Faturat)”

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 09:59

RTSH nën lupë/ Zbulohen shumat që merrnin ‘VIP-at’,

Problemet e brendshme të RTSH-së morën përmasa më të mëdha në momentin kur bashkëpunëtorë të kontraktuar për projekte nga jashtë strukturës së transmetuesit publik nisën të ankoheshin për vonesat e gjata në pagesa. Një nga rastet më të përfolura ishte ai i Kozeta Kurtit, autore dhe drejtuese e një emisioni javor në RTSH, e cila denoncoi se ishte lënë pa pagesë për pesë muaj, duke shkaktuar një reagim të gjerë mediatik.

E pyetur mbi këtë situatë, drejtoresha e RTSH-së, Eni Vasili, pranoi për Albanian Post se ka pasur probleme me pagesat, por vetëm për honorarët e projekteve të jashtme. Ajo sqaroi se për punonjësit e brendshëm të RTSH-së, pagesat janë kryer gjithmonë në kohë dhe se institucioni ka qenë korrekt në këtë drejtim.

Por, çfarë fshihet në gjithë këtë zhurmë mediatike dhe luftë të vetëshpallur ndaj institucionit dhe drejtueses së re të tij? E vërteta e plotë, është vetëm një!

Rasti Kurti
Nuk ka përligjje për lënien e punonjësve pa paga. Kjo gjë duhet bërë e qartë prej fillimit.

Por nuk mund të ketë as anashkalim të përgjegjësive të paraardhësve dhe gabimeve që mund t’i kushtojnë një institucioni më shumë edhe se vetë emri dhe pesha që mbart në opinion.

Kozeta Kurti, e cila kërkon të shpaguhet prej pesë muajsh për disa seri emisionesh të realizuara, është pak të thuhet se kërkon shuma të padëgjuara për një program me plot probleme, pa esencë dhe me shikueshmëri të ulët.

Në një preventiv të bërë publik, Kurti paraqet kërkesat, të cilat shkojnë në një total prej 4 milionë e 816 mijë lekësh, ose përafërsisht 50 mijë euro në kursin aktual të këmbimit.

foto

RTSH nën lupë/ Zbulohen shumat që merrnin ‘VIP-at’,

Ajo vetë e artikulon këtë si një shumë përtej përfitimeve personale dhe veten e liston si përfituese të një shume prej “vetëm” 700 mijë lekësh (7 mijë euro), si skenariste dhe drejtuese për 12 emisione të këtij projekti. E më tej, ndan shumat në 2 milion e 100 mijë lekë (21000 euro) mes instrumentistësh, drejtor programi në shumën e 826 mijë lekëve, aktorëve, gazetarëve, montazhierëve etj..

Por, ky është thjesht preventivi…

Në një dokument që Albanian Post zotëron dhe po e publikon për herë të parë, është historia e pagesave të miratuara.

 

RTSH nën lupë/ Zbulohen shumat që merrnin ‘VIP-at’,

Shkresa e 10 qershorit 2025, tregon urdhrin për të shlyer detyrimet ndaj emisionit “Ditari i një artisti”, për katër javët e muajit prill, për të cilat AP mëson se Kurtit ende nuk i është shlyer shuma. Pagesa e fundit ka qenë e marsit.

Vetëm pagesa për Kurtin megjithatë, sipas dokumentit, rezulton të jetë në shumën tërësore prej 200 mijë lekësh (2000 euro), ndarë në 120 mijë lekë si skenariste dhe 80 mijë lekë si drejtuese emisioni. Pra, Kurti rezulton të jetë paguar kaq, për katër emisionet e marsit dhe do të paguhet edhe për pjesën e prillit.

E gjitha kjo në një kohë kur Kurti ka qenë drejtuese e këtij projekti të jashtëm, por njëkohësisht ka ushtruar funksione edhe në struktura të tjera televizive.

Drejtori i programit, Alkid Erkocaj, rezulton ndërkaq të paguhet për katër programe në shumën e 236 mijë lekëve (2400 euro).

Teksa, 15 persona të tjerë, mes instrumentistësh, këngëtarësh, aktorësh, apo mjeshtër montazhi, paguhen po ashtu në shuma të konsiderueshme.


Në total, vetëm për prillin, formati i Kurtit fiton një shumë prej 1 milion e 376 mijë lekësh (rreth 14 mijë euro).

Shuma për prillin, ashtu si kuptohet, do të shlyhet më tej.

Në çastet kur duhet menduar se RTSH-ja mbahet me kontributet e qytetarëve, duhen shtruar disa pyetje mbi kërkesat e autorëve të emisionit, por edhe të drejtuesve të mëparshëm, duke theksuar mbi të gjitha ish-zëvendësdrejtuesen e RTSH-së, Aurora Polo, e cila ka pasur peshë madhore në miratimin e projekteve.

Rasti ‘Një Shqipëri’
Një tjetër emision në RTSH është ai “Një Shqipëri”, me autorë Mentor Nazarkon dhe Xhafer Rakipllarin.

Për periudhën Mars-Korrik 2025, është kërkuar të paguhen honorarët, sipas një dokumenti zyrtar të zotëruar nga Albanian Post.

Për skenaristët e emisionit, Mentor Nazarko dhe Xhafer Rakipllari, për tetë emisione kërkohet të shlyhet shuma e 192 mijë lekëve (2000 euro). Nazarko, merr po ashtu 144 mijë lekë (1450 euro) të tjera për tetë emisione, së bashku me bashkëdrejtuesen, Oneda Skënderi. Totali i Nazarkos për tetë emisione shkon kështu në 336 mijë lekë (afërsisht 3500 euro).

foto

RTSH nën lupë/ Zbulohen shumat që merrnin ‘VIP-at’,

Më pas në listë janë edhe pagesat për gazetarë, të ftuar e aktorë, në shuma të ndryshme. Shuma nuk është shlyer ende dhe do paguhet së shpejti.

Ajo që shihet me shqetësim në këtë rast, është një “teprim” i kërkesave për këtë emision, i cili pavarësisht faktit se transmetohet vetëm dy herë në javë, kërkon dy skenaristë dhe dy drejtues emisioni, me honoraret maksimale që RTSH-ja alokon për projekte të jashtme.

‘Garderoba e artë’
Në një dokument më vete të parë nga Albanian Post, mund të shihet natyra e shkujdesjes edhe me kostumet e kërkuara për drejtuesit e emisioneve.

RTSH nën lupë/ Zbulohen shumat që merrnin ‘VIP-at’,

Tabela e paraqitur, e cila tregon listimet për porosi kostumesh, por jo një kontratë të mirëfilltë, zbulon se si ato janë porositur pranë stilistit Altin Mici.

Disa porosi janë pjesë e dokumentit, përfshi një faksimil që Albanian Post zotëron, ku kostumet shkojnë në vlerën e 1 mijë eurove copa dhe këmishat në vlerën e 250 eurove copa.

Për më tej, edhe rreth një anomalie si listimi i shamive të xhaketave në vlerën e 50 eurove copa.

Një tjetër tregues i abuzimeve që kanë ndodhur me RTSH-në dhe e kanë dërguar në gradën e sotme të një situate kritike institucionin kryesor mediatik në vend, pa menduar se si pakujdesia me menaxhimin e fondeve, deri në detaje për garderoba të tilla me vlera përtej normales.

“Armiqtë e pasdites”
Një shembull tjetër i zallamahisë në RTSH është edhe emisioni i pasdites, i emërtuar “Miqtë e Pasdites”, por që më së shumti duket se ka shkaktuar dëme, edhe përtej thelbit të një emisioni ku në ekranin publik vështirë të merren vesh fjalët shqip, prej prezantueses së pa artikulueshme në gjuhë zyrtare si shkak i qëndrimit të gjatë në Itali.

RTSH nën lupë/ Zbulohen shumat që merrnin ‘VIP-at’,

Imazhi i emisionit është ish-konkurrentja e formatit “Big Brother”, Beniada Nishani.

Ajo paraqitet qoftë si skenariste, qoftë si drejtuese e emisionit dhe për muajin prill, për 22 emisione, kërkohet t’i disbursohen shumat e 265 mijë e 320 lekëve dhe 122 mijë e 980 lekëve, për një total prej 388 mijë e 300 lekë (4000 euro).

Ndërkohë, një tjetër skenariste është në bordero, e cila për 22 emisione paguhet me 330 mijë lekë. E së bashku me shumat e paguara për personazhe në emision, totali i një muaji për emisionin (i cili duket se nuk ka nevojë për gazetarë sipas borderosë), shkon në 893 mijë e 960 lekë (9000 euro).

Këto janë vetëm disa prej shembujve nga kontratat e panumërta në RTSH, të cilët janë lidhur pa teklif nga drejtuesit e mëparshëm dhe që e kanë sjellë sot institucionin në gjendjen e mjerueshme financiare.

Por, dëmi edhe më i madh është shkaktuar gjetkë dhe për këtë Albanian Post do të publikojë dokumentet dhe faksimile me Unionin Evropian të Transmetimit, ku vërtetë RTSH gjendet në mos në mëshirë të fatit për vijimin e kontratës, në një rrugë shumë rigoroze të politikave strikte që duhen ndjekur për rimëkëmbjen.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë