AKTUALITET

"Sa kemi qe njifemi ne"/ Operacioni "Ura", zbardhen mesazhet në SKY ECC të Orges Mollës me Emri Hysenaj: Kisha me ja futë një plumb në kokë!

e. d Përditësimi i fundit 23 Maj 2025, 20:40

"Sa kemi qe njifemi ne"/ Operacioni "Ura", zbardhen mesazhet

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e përgjimeve të rrjetit kriminal që u ç’montua nga operacioni "Ura". Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet midis Orges Mollës dhe Emri Hysenaj. Nga mesazhet në SKY ECC Molla dhe Hysenaj kanë folur në lidhje me lekët që Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike. 

Gjatë bisedës të kanë përmendur edhe emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë grup. Po ashtu ata kanë biseduar në SKY ECC për kalimin në port dhe nëse kanë gjetur njerëz të besueshëm apo jo. 

Me llafin… H1IQJ2 ——-me the që do i marrë borxh me shqipt të martën maksimumi ja mbyllim te gjitha…. un me ty sa kam një njefim njefet si motra qe kemi j jet bashkë…. ku kal flejt dhe ku kal hongër kal barku kal ardh ke bari….

LBG3TC — Buk… Bashk….

H1IQJ2 — Dhe nuk…. ka kal hongër buk dhe kal flejt un kur kam ardh ne bari….

LBG3TC — Dhe nuk….

H1IQJ2 — sa kemi qe njifemi ne….e du….

LBG3TC — Me ofendime…. Ke un ke Kent… Nejt…. Se ti nuk….

H1IQJ2 — o erme sa kemi qe njifemi dhe mos gaboj kemi dimu e 8 vjet…. apo me shum….i sekont se te shkruj un….

Në datën 19.12.2020 në orën 11:14 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të llojit kokainë si dhe shtetasit shqiptarë që kanë emër të bashkëpunëtorëve të tjerë siç është Gëzim Thartori:

H1IQJ2 — shokona gazi me… a ka gazi…

LBG3TC — U t’shashe gjo, thashë sa të foli me Gëzim ai më tha qe telefonii i Gëzimit më çante dhe Damin për atë Daminin ishim tu fol dje, ai e thirri nga telefoni i Gëzimit.

Si të dha me Gëzimin ti, po mos qe nga telefoni i Gëzimit kishte mujt me thirr se po kisha me ja fusë një plumb në kokë. I thashë atij Daminat i kishte ne Gravina ke ai lokali i vjeter” …

H1IQJ2 — po mora me t’njejtin kamion kam bo 3.500 thashë un me 1 dit…. kto ma muabetet….

Në datën 23.12.2020 në orën 07:27 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe shkëmbëjnë foto të parave që do ti dërgojë :

IMG-1610655415512 … Deri tani isha tek porti nuk gjeta njeri te besum kam pas ndërrmen te vi te ti sot vet Po nuk i mbolla ditlughe kujtova se do i merrja te gjinha sot ca te mare edhe nesër do te dergoj ose do nisim vet Po ti i mbllo te gjitha leket….

IMG-1610656618692 ….. vijon biseda në datë 14.01.2021 ora 19:08 — Se 7 buke te kuece kam hum po mi japin nga pesqind euro po i nxer se i kapon gocat qe i kam dhe thash po ky nuk eshte problemi jot ti do marish leket e tuja…. Po do vi vet se s’ben….

(Bari), e transportuar nëpërmjet kamionçinës Nissan Cabstar me targë CS520NH.

Dorëzimi është bërë në rrugën Giovanni Falcone n.60 në Noicattaro (Bari) një personi të paidentifikuar i cili i ka dhënë shtetasit Agron Ganaj shumën prej 76.000 (shtatëdhjetë e gjashtë mijë euro) për lëndën narkotike. (Episodi i datës 07 shtator 2020).

Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë, janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

II.2. SEKUESTRIMI I 400 KG LËNDË NARKOTIKE TË LLOJIT “HASHASH”

Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion për sekuestrimin e mbi 400 kg lëndë narkotike të llojit “hashash” të fshehur mes hudhrave e qepëve spanjolle dhe arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, në Noicattaro (BA).

Vlera e lëndës së sekuestruar shkon në një shumë shumë të lartë në një vlerë prej një milion eurosh, e cila u dërgua në një lokal në periferi të qytetit shqiptar Flamur Gjin dhe Nuel Gjinaj. Droga ishte ruajtur nga njësitë hetuese të policisë në një magazinë frigoriferike në Noicattaro, në mes të një ngarkese me etiketë në gjuhën spanjolle, mes thesëve me qepë.

Në kontrollin inspektues të kryer më datë 20.11.2020, u sekuestruan gjithsej 399 pako hashash të konfeksionuara me presim industrial, sipas policisë pjesët e ndara të peshës me hashash të ngjashme me të cilat janë mbushur në vendet e fshehjes dhe rezultati i lëndës ka qenë i njëjtë.

Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, në lidhje me këtë episod shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

II.3. SEKUESTRIMI I 275 KG LËNDË NARKOTIKE, (160 KG TË LLOJIT “HASHASH” DHE 115 KG TË LLOJIT “MARIJUANË”).

Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion për sekuestrimin e 275 kg droge nga policia italiane në datën 04.12.2020, ku janë arrestuar tre shtetas me origjinë shqiptare. Lënda narkotike është kapur në Rimini, ku 160 kg ishin hashash dhe 115 kg marijuanë. Shtetasit shqiptarë janë kapur në momentet që po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të cilën e kishin fshehur pas paletave të detergjentëve, brenda një kamioni. Mbi paket e marijuanës është gjetur i stampuar imazhi i Gokut, personazhi vizitimor i Dragon Ball. Dyshohet se kjo është një metodë e përdorur për të dhënë informacion të koduar në lidhje me marrësit e dërgesës së drogës.

Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr. 36 viti 2019 ka dërguar një kërkesë për ndihmë juridike nr.L597 prot., datë 13.12.2024 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Republikës së Italisë. Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.4313/2 Prot. datë 24.12.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Republikës së Italisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë