Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë javë kandidaturën e Saimir Tolës për vendin vakant të anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), që do të mbajë njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të këtij Bordi.
Saimir Tola është pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike në Universitetin Politeknik të Tiranës, në lëndët e Analizës Numerike dhe Analizës Matematike, një formim akademik i lidhur me aktuaristikën.
Eksperienca e mëparshme direkte në lidhje me tregjet e mbikëqyrura nga AMF është e kufizuar në pozicionin e anëtarit joekzekutiv të Bordit Drejtues (me kohë të pjesshme) në kompaninë e sigurimeve INSIG për Maqedoninë e Veriut, në periudhën 2014-2016, periudhë kur INSIG ishte ende në pronësi të shtetit shqiptar.
Saimir Tola iu propozua seancës plenare nga Komisioni Kuvendor i Ekonomisë, pasi u përzgjodh nga një listë prej gjashtë kandidatësh që aplikuan në Kuvendin e Shqipërisë, listë ku përveç tij bënin pjesë edhe Artur Ribaj, Emis Cerava, Julian Naqellari, Petrit Perhati dhe Valbona Sanxhaktari.
Sipas burimeve nga Kuvendi dhe AMF, në fillim të procesit mazhoranca ishte e orientuar të mbështeste kandidaturën e Valbona Sanxhaktarit, por pas dëgjesave me kandidatët pati një ndryshim të qëndrimit dhe me propozim të kryetarit të Komisionit Eduard Shalsi, seancës iu propozua kandidatura e Saimir Tolës. Posti i kryetarit të Bordit të AMF-së është vakant që prej datës 22 korrik të vitit të kaluar, pas përfundimit të mandatit të Olsi Çokut.
Fillimisht, në tetor 2024 Komisioni Kuvendor i Ekonomisë shqyrtoi dhe miratoi Pajtim Melanin si kandidat të vetëm për këtë pozicion, duke e propozuar për votim në seancë plenare. Megjithatë, kandidatura e Melanit u rrëzua në votim. Rrjedhimisht, Kuvendi i Shqipërisë rihapi garën për këtë pozicion në mesin e muajit nëntor 2024.
Sipas ligjit “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, Kryetari i Bordit emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, pas një procedure përzgjedhëse. Mandati i çdo anëtari të Bordit, duke përfshirë kryetarin është 5 vjet dhe mund të rizgjidhen për një mandat të dytë pas përfundimit të mandatit të tyre.
Kryetari i Bordit të AMF-së është anëtar joekzekutiv dhe jo me kohë të plotë. Sipas ligjit, Kryetari i Bordit ka kompetencë të thërrasë dhe drejtojë mbledhjet e Bordit, të paraqesë rendin e ditës, të urdhërojë ngritjen e komiteteve të kontrollit, objektin e punës, si dhe afatet për shqyrtimin e çështjes, t’i propozojë Bordit ngritjen e komiteteve këshillimore, me qëllim hartimin e politikave për mbarëvajtjen e punës së Autoritetit, si edhe kompetenca të tjera, të akorduara me vendimmarrje të vetë Bordit./ Monitor
GJERMANI- Gjermania prej kohësh ka forcuar masat e kontrollit në kufi për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të futen...
SHKODRA- Qyteti i Shkodrës është tronditur sot nga ngjarja e rëndë ku 34-vjeçari Kolë Manaj ka qëlluar me ...
pamje nga arrestimet TIRANË- Janë zbardhur identitetet e 27 personave të arrestuar dhe 7 të tjerëve të shpallur në k&eum...
pamje nga operacioni TIRANË- Janë publikuar pamjet e operacionit antidrogë të finalizuar sot në Tiranë dhe hetimet e të...
SHKODËR- Nga të shtënat në Shkodër ka mbetur i vdekur 34-vjeçari, Kolë Manaj. Ndërkohë është publikua...
SHKODËR- 34-vjeçari, Kolë Manaj ka mbetur i vdekur ditën e sotme në Shkodër. Nga të shtënat mbeti e plagosur me nj&e...
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 34-vjeçari në Shkodër. Viktimë e të shtënave ...
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër. Në lidhje me ngjarjen ka dalë ...
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër. Një i ri mësohet se ka vr...
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat në Shkodër. Raportohet se nga ngjarja kanë hum...