AKTUALITET

Sekuestrimi i 34 pasurive dhe llogarive bankare, Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Tiranës për Kristjan Boçin dhe 6 personat e tjerë, ja çfarë u caktua

M.B. Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 19:25
Sekuestrimi i 34 pasurive dhe llogarive bankare, Apeli rrëzon vendimin e
Kristjan Boçi

TIRANA- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e Tiranës me tjetër trupë gjykuese çështjen e Kristjan Boçit dhe 6 personave të tjerëve të akuzuar për pastrim parash. Mësohet se Prokurorja e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues. Sipas prokurorisë, vendimi është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale.

NJOFTIMI:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Hetimore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është referuar materiali kallëzues për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit me iniciale E. A.

Në vijim të veprimeve procedurale Prokuroria, referuar nenit 274 e vijues të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me kërkesën me objekt:

-Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 7 (shtatë) shoqëritë tregtare, me administaror shtetasin me iniciale E. A.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 8 (tetë) pasuritë e shoqërisë “F……” sh.p.k.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 2 (dy) shoqëritë tregtare, të regjistruara në emër të shtetases me iniciale M. N.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 1 (një) shoqëri tregtare, të regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale V. A.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 5 (pesë) shoqërtë tregtare, të regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale K. B.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 8 (tetë) pasuritë e regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale K. B.
– Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 3 (tre) pasuritë e regjsitruara në emër të shtetasve me iniciale E. A dhe M. N.
– Vendosja e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë si më poshtë:
– Shtetasve me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A si dhe 14 (katërmbëdhjetë) shoqërive tregtare.

Në përfundim, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë 27.06.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës sipas objektit.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra nga shtetasit me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kërkesës të masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”.

Në përfundim të gjykimit, përfaqësuesit ligjor të shtetasve me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A, kërkuan:
– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe rrëzimin e kërkesës të masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”.

Prokurorja e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj.Arta Marku, kërkoi:
– Prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues, pasi vendimi është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Miranda Andoni, vendosi:

– Prishjen e vendimit datë 27.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim ne po atë gjykatë me tjetër përbërje të trupit gjykues.
Tiranë, më 30.07.2024

kristjan boçi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë