
SHKODRA- Policia Rrugore e Shkodrës njofton se në kuadër të sezonit veror, po punon 24 orë në 24, me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik. Bëhet me dije se në 10 ditët e fundit, Policia Rrugore e Shkodrës ka proceduar penalisht 12 persona për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë vendosur 717 masa të ndryshme administrative. Po ashtu në njoftim thuhet se Policia apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.
Njoftimi:
Policia Rrugore e Shkodres, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun
Gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve në akset rrugore kryesore të Shkodrës dhe të zonave bregdetare është në kulmin e tij, Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin. Me patrullime të shtuara dhe përdorim të teknologjisë së avancuar, fokuset kanë qenë rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.
Gjatë 10 ditëve të fundit, në Qarkun Shkodër janë proçeduar penalisht 12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur & pa leje drejtimi si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi. Janë vendosur 717 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:
262 për parakalime të gabuara ;
30 për mosvendosjen e rripit të sigurimit
19 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit ;
27 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse ;
18 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit ;
16 për mungesë të polices se sigurimit ;
78 për parkim të gabuar ;
320 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor .
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, dhe të moderoni shpejtësinë.
shkoder
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
16 Gusht13:58
Ministria e Mbrojtjes 3.8 milionë euro investime për Komandën Mbështetëse
Foto ilustruese
TIRANË- Një procedurë prokurimi me objekt “Ndërtim objektesh, sheshe, park automjetesh dhe rrethim t&eu...
M.B.
AKTUALITET
16 Gusht13:03
Dyshohet se dhunoi bashkëshortin, procedohet penalisht 24-vjeçarja në Vaun e Dejes
Foto ilustruese
VAU I DEJES- Një 24-vjeçare është proceduar penalisht në Vaun e Dejes, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkësh...
M.B.
AKTUALITET
16 Gusht12:42
Kishte përshtatur lokalin e tij për lojëra fati, arrestohet 34-vjeçari në Mat
MAT- Policia e Matit ka finalizuar operacionin për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Lidhur me k&...
n.f
AKTUALITET
16 Gusht12:28
Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nga 29 vatra, 15 janë shuar dhe 14 janë aktive! Vatra më problematike ajo në malin e Tomorrit
Foto ilustruese
TIRANË-Ministria e Mbrojtes ka dalë më nje njoftim në lidhje me situatën e zjarreve në 24 orët e fundit....
n.f
AKTUALITET
16 Gusht12:28
Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt/ GJKKO e la në burg, Plaurent Dervishaj: Nuk kam lidhje me vrasjet për të cilat më akuzojnë
Plaurent Dervishaj
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në GJKKO për Plaurent Dervishaj. GJKKO mori...
n.f
AKTUALITET
16 Gusht12:22
Rrugë e re Dhërmi-Sarandë, hapet gara për studim projektimin
Foto ilustruese
DHËRMI- Qeveria parashikon që lidhja mes Dhërmiut dhe Sarandës të bëhet përmes një rruge të re...
M.B.
AKTUALITET
16 Gusht11:58
Qarkullonin të armatosur dhe me drogë në automjet, arrestohen dy persona në Fier
Armët
FIER- Dy persona janë arrestuar pasi lëviznin me automjet të armatosur dhe me doza kanabisi gati për shitje në...
M.B.
AKTUALITET
16 Gusht11:52
Akuzohet se pengoi Policinë Bashkiake në Tiranë të dezinfektojë, nën hetim avokati Altin Goxhaj
Altin Goxhaj
TIRANA- Avokati Altin Goxhaj është vendosur nën hetim nga Policia e Tiranës. Goxhaj dyshohet se ka penguar punonj&eum...
M.B.
AKTUALITET
16 Gusht11:17
Kultivonin lëndë narkotike, një i arrestuar dhe një në kërkim në Mirditë
MIRDITË- Ndue Marku është arrestuar në Mirditë pasi u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike q&...