AKTUALITET

"Shembëm muret dhe rikonceptuam dhomat”, përfundon rindërtimi i pesë godinave, DW: Si po transformohet “Qyteti Studenti”

n.f Përditësimi i fundit 16 Tetor 2024, 14:04
"Shembëm muret dhe rikonceptuam dhomat”, përfundon
Qytet Studenti

TIRANË- Një investim i qeverisë gjermane përmes KfW dhe BE, përmes Instrumentit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, nisur tri vite më parë do t’u përmirësojë cilësinë e jetesës në konvikte mbi 3000 studentëve në Tiranë.

Melisa Shaqiri, studentja nga Elbasani që ndjek degën e "Administrim Biznesi” në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, ka ardhur të shohë nga afër godinat e reja të "Qytetit Studenti”. Aktualisht, ajo jeton në godinat që presin të rikonstruktohen. "Qiratë janë shumë të shtrenjta dhe shpeshherë të papërballueshme nga studentët. Kam vendosur të jetoj në konvikt, sepse me kushtet e reja, më duket më e lehtë të përqëndrohesh tek studimet”.

Në "Qytetin Studenti” Nr.1 ka përfunduar rindërtimi i pesë godinave të fazës së parë të projektit të përbashkët mes qeverisë gjermane dhe Bashkimit Europian.

"Qeveria gjermane ka dhënë më shumë se 30 milionë euro në formën e granteve dhe një huaje përmes KfW-së në këtë projekt, ndërsa Instrumenti i Investimeve tw Ballkanit Perëndimor i BE-së ka dhënë grantin prej rreth 5 milionë eurosh përmes KfW-së” – thotë Florion Ferro, përfaqësues i Bankës gjermane për Zhvillim.

"Shembëm muret dhe rikonceptuam dhomat”


Maja Studoviç, menaxhere projekti pranë kompanisë gjermane "Fichtner Gmbh Consulting” i ka parë godinat e vjetra që në çastet e para kur nisi puna. Ajo thotë se shumica e punës inxhinierike të bërë në fazën e parë, ishte shembja nga e para e mureve dhe konceptimi i dhomave me tualete dhe dushe brenda, në ndryshim nga ç'ishin më parë, ku kryesisht dushet ishin në pjesën e bodrumeve dhe në numër shumë të vogël.

"E kuptoni çfarë do të thotë të zbresësh me robdëshambër nga kati i pestë i konviktit, të shkosh të bësh dush në bodrum dhe të ngjitesh sërish sipër, edhe në temperatura të ulëta?” – thotë Studoviç për DW.

Ajo thekson se nevoja për të rindërtuar mjedise sa më të përshtatshme për studentët, ndryshoi dhe filozofinë e KfW, e cila në zbatimin e projekteve të saj përdor 50% të buxhetit për efiçencën e energjisë dhe pjesën tjetër për pjesën strukturore. "Zakonisht, financimet e KfW janë rindërtim në themel, por në këtë rast 70% iu kushtua ristrukturimit të dhomave të pesë godinave të para, me qëllim zgjatjen e jetëgjatësisë së ndërtesave dhe rritjen e rehatisë për studentët që do të jetojnë këtu”.

Në thelb një kusht shumë bazik, dushet brenda në dhomë në Tiranë janë konsideruar një luks deri në rindërtimin e godinave të reja. "Tualeti brenda në dhomë dhe ndarja e dushit vetëm me shoqen e dhomës më duket shumë komoditet” – konfirmon Melisa, studentja nga Elbasani.

Panele diellore në çatitë e konvikteve


Duke shfrytëzuar klimën e favorshme dhe ditët me diell në pjesën më të madhe të vitit në Tiranë, projekti ka përfshirë edhe vendosjen e paneleve diellore me qëllim uljen e kostove për studentët si dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme.

"Përveç përmirësimit të kushteve të jetesës për studentët, rinovimi i efektshëm i energjisë gjatë fazës së parë ka kontribuar në uljen me rreth 40% të konsumit të energjisë në godinat e rikonstruktuara, duke e bërë menaxhimin e "Qytetit Studenti” me më pak kosto dhe më të qëndrueshëm” – theksoi përfaqësuesi i KfW-së, Ferro.

Në të gjitha godinat e rindërtuara dhe që do të ndërtohet në muajt në vijim, janë instaluar sisteme ngrohjeje dhe ftohjeje, një tjetër domosdoshmëri që i mungonte konvikteve të Qytetit Studenti.

Projekti do të finalizohet pas katër fazash, me rindërtimin e plotë të 19 godinave të "Qyteti Studenti 1” dhe me akomodimin e mbi 3000 studentëve./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë