AKTUALITET

Sherri për bllokimin e rrugës, procedohen protagonistët! Disa të arrestuar për dhunë, vjedhje dhe drogë në Tiranë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Shtator 2025, 16:36

Sherri për bllokimin e rrugës, procedohen protagonistët! Disa

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht katër persona, përfshirë edhe një femër, të cilët u konfliktuan fizikisht gjatë mosmarrëveshjes për bllokimin e rrugës së makinës. Gjithashtu, është proceduar kujdestarja e akuzuar për dhunë ndaj një të mituri si dhe është shoqëruar në spital shoferi i cili bllokoi trafikun në Paskuqan. Sipas policisë, ai ishte i dehur.

Arrestimet dhe procedimet e 24 orëve të fundit: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. R., 32 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën 30-vjeçarit, një sasi Cannabisi, ndërsa 32-vjeçarit, një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin E. Ç., 27 vjeç, pasi u kap jashtë banese, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. L., 35 vjeçe, kujdestare në një qendër rezidencale për fëmijë, pasi dyshohet në bazë të disa pamjeve filmike të publikuara në një portal, ka konsumuar elementët e veprës penale”Keqtrajtimi i të miturit”. Vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me rastin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. M., 25 vjeç, pasi ka kallëzuar përfaqësuesi i një objekti kulti, se e ka përndjekur dhe ka penguar besimtarë të hynë në objekt. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin Sh. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. I., 27 vjeç, F. P., 21 vjeçe, S. H., 22 vjeç dhe R. K., 30 vjeç, pasi dyshohet në bazë të disa pamjeve filmike të publikuara në një portal, se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, në rrugën “Hysni Gërbolli”, si dhe i kanë bllokuar me automjete, lëvizjen, njëri-tjetrit. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi R. K. ka dëmtuar automjetin që përdorte 27-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A., 52 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur bashkëshortin e vajzës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobtëa, ka kanosur me mjet prerës, fqinjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. H., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar babanë e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin E. L., 48 vjeç, pasi ka kallëzuar një 52-vjeçar, se për motive të dobëta, e ka kanosur dhe goditur. Si pasojë, 52-vjeçari është dëmtuar lehtë. Punohet për kapjen e shtetasit E. L., si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasin V. C., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;

-arrestuan shtetasin A. R., 50 vjeç, pasi motomjeti që dyshohet se drejtonte pa leje dhe në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale;

-arrestuan shtetasen E. P., 24 vjeçe, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. H., 84 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;

-arrestuan shtetasin I. V., 35 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte pa leje dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi P. Gj., i cili është në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 44-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Pas publikimit të një videoje në një portal, në të cilën shfaqet një shtetas që pengon qarkullimin në zonën e liqenit të Pakuqanit, nisën verfikimet e nevojshme, në përfundim të të cilave rezultoi se shtetasi që shfaqet në video, H. K., 34 vjeç, i ka kryer këto veprime, në gjendje të dehur. Ai u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme, dhe më pas në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë