Rama nxjerr në terren makinat e ujit që mori nga Erdogani për të dhunuar protestuesit
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...

Kapacitetet e përpunimit dhe menaxhimit të mbetjeve po përkeqësohen nga viti në vit, teksa të dhënat zyrtare tregojnë se depozitimi në landfille është mjeti kryesor i menaxhimit.
Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se sasia e mbetjeve urbane në vend ka ardhur duke u rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërkohë që kapacitetet e përpunimit dhe riciklimit mbeten të kufizuara, duke nxjerrë në pah rolin e dobët të incineratorëve.
Në vitin 2024, në Shqipëri janë menaxhuar gjithsej 862.241 tonë mbetje, me një rritje prej 2,14% krahasuar me vitin 2023.
Çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kg mbetje në vit. Mbetjet për banor janë rritur me 9 kg gjatë 2 viteve të fundit (nga 351 kg në 2023 në 360 kg në 2024).
Riciklimi i mbetjeve ka mbetur pothuajse i pandryshuar, ndërsa depozitimi në landfille vazhdon të dominojë si metoda kryesore.
Përbërja e mbetjeve urbane ka ruajtur të njëjtën strukturë ndër vite, me rritje të lehtë të plastikës dhe metaleve. 89,5% e mbetjeve janë mbetje familjare dhe te ngjashme me to (771 mijë tonë).
Mbetjet organike përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit (57,3%), ndërsa plastika dhe letra/kartoni janë kategoritë pasuese (rreth 9–10% secila).

76,3% e mbetjeve u depozituan në landfille, teksa vetëm 18,8% e mbetjeve u ricikluan. Të dhënat tregojnë se vetëm 4,9% u dogjën për energji. Raportimet tregojnë se hedhjet jashtë landfillit janë reduktuar ndjeshëm, duke mbetur vetëm në 0,02% të totalit.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 u menaxhuan rreth 820 mijë tonë mbetje, ndërsa në vitin 2023 kjo shifër u rrit në 844 mijë tonë dhe në 322 kg në 2024. Edhe mbetjet jo urbane shënuan rritje graduale, nga 34 kg në 2022 në 38 kg për banor në 2024.
Të dhënat tregojnë qartë se prodhimi i mbetjeve urbane po rritet më shpejt se kapaciteti për menaxhimin e tyre. Ndërtimi i incineratorëve do të duhej të ulte gradualisht këto shifra duke garantuar trajtimin e mbetjeve dhe reduktimin e volumit që shkon në landfille. Por rritja e pandërprerë e treguesve tregon se inceneratorët nuk e kryen funksionin e tyre, por nga ana tjetër dogjën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.
Të dhënat e viteve të fundit konfirmojnë një përkeqësim të situatës në menaxhimin e mbetjeve, duke e bërë gjithnjë e më urgjente zbatimin e alternativave si ndarja në burim, riciklimi real dhe përdorimi i teknologjive efikase për përpunimin e mbetjeve./ Monitor
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një 15-vjeçare është vetëhedhur nga kati i ...
Apeli i Posaçëm i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për Denis Brajoviç. Bajri, i cili is...
Një sherr i dhunshëm u regjistrua në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku disa persona, të dyshuar si nipat e ish-deputetit...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në një subjekt minerar në Bulqizë, ku një punëtor ka ...
Një 60 vjeçar nga Erseka është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Gramoz, në tokën greke. Sipas të ...
Një i shumëkërkuar nga Policia e Kuçovës dhe i akuzuar se furnizonte me armë grupet kriminale në Lushnjë, u arrestua...
Policia ka njoftuar se ka nisur procedimin në gjendje të lirë të shtetasit Z.E., për shkak të dhunës psikologjike që kis...
Një 48-vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë për tre vjedhje të ndodhura në Durrës, Lushnjë...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kish...
Kriza në Qytetin Studenti shpërtheu hapur këtë javë, duke ekspozuar dështimin e qeverisë Rama përballë mijëra ...