AKTUALITET

Shkak, përafrimi i legjislacionit shqiptar me BE-në, shtyhet deri në 2025 ndalimi i importit të mishit të derrit nga Brazili

M.B. Përditësimi i fundit 17 Shtator 2024, 09:18

Shkak, përafrimi i legjislacionit shqiptar me BE-në, shtyhet deri

TIRANA- Ndalimi i importit të mishit të derrit nga Brazili, për shkak të përafrimit të legjislacionit shqiptar me BE-në, do të shtyhet deri në fund të 2025-s. Kompanitë përpunuese të mishit (EHW, KMY, HAKO,FIX, TONA) në letrën dërguar Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Biznesit, përveç heqjes taksës 10% të importit të mishit, kërkuan edhe shtyrjen e ndalimit të importit të mishit të derrit nga Brazili. Në letër kompanitë pohojnë se mishi i derrit është lënda e parë kryesore për industrinë përpunuese, por për fat të keq mundësia e tregut vendas për të furnizuar ndërmarrjet përpunuese është zero.

“Në këto kushte burimi kryesor i furnizimit ka qenë importi nga Brazili. Sot çmimet e blerjes në Europë, SHBA dhe Kanada janë rreth 35-38% më të larta se ato të tregut brazilian. Për pasojë, mbyllja e importit nga Brazili do të çonte në një rritje të ndjeshme të kostove të prodhimit dhe rritje të çmimeve të produkteve në masën 10- 20%”, veçohet në letër.

Në kuadër të përafrimit të legjislacionit europian për anëtarësimin e vendit në BE, ligji për kontrollet zyrtare i planifikuar të miratohej brenda vitit 2024, është shtyrë të përfundojë brenda vitit 2025. Zbatimi i ligjit të ri për kontrollet zyrtare përfshin angazhimet e Shqipërisë për ndryshimin e marrëveshjeve tregtare me vendet jashtë BE-së, përfshirë edhe mishin e derrit që importohet nga Brazili. Sipas Ministrisë së Bujqësisë në takimin bilateral në Nëntor 2023, Komisioni Europian bëri të ditur se jo vetëm legjislacioni i acquis të BE-së do të transpozohet i plotë në legjislacioni kombëtar por edhe implementimi i tij duhet të jetë i njëjtë me shtetet anëtare përpara ditës së anëtarësimit.

“Shqipëria u angazhua në Takimin Bilateral se Marrëveshjet me vendet jashtë BE-së që përmbajnë “dispozita tregtare” do të ndryshohen ose anulohen në përputhje me afatet e përcaktuara në legjislacionin për marrëveshjet ndërkombëtare.

Këtu përfshihet edhe importi i mishit të derrit nga vende jashtë BE-së të cilët nuk kanë stabilimente të miratuara nga BE për eksport të mishit të derrit në vendet e BE-së dhe do të aplikohet pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për kontrollet zyrtare, sqaroi për Monitor Ministria e Bujqësisë. Për shkak të politikave të mbrojtjes së tregjeve, veçanërisht të tregut gjerman që është ndër prodhuesit më të mëdhenj të mishit të derrit, BE ka ndaluar importin e mishit të derrit nga vendet jo anëtare.

Mishi i derrit që importohet nga Brazili, vjen nga stabilimente të licencuara nga vende jo anëtare. Ndërsa në pikat hyrëse në vend kryhen kontrollet laboratorike me bazë risku sipas modelit të BE-së. Po ashtu qëllimi i përmirësimit të legjislacionit shqiptar ka në fokus rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit. Një nga prioritetet është përafrimi i standardeve të sigurisë ushqimore me ato të përcaktuara në legjislacionin e BE-së.

“Kjo do të thotë që jo vetëm standardet tona të prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe tregtimit të produkteve ushqimore do të rriten dhe do të jenë të njëjta me ato në BE-së por edhe kontrolli, për të garantuar konsumatorin për sigurinë e produkteve që konsumojnë, do të pësoj të njëjtin proces për gjatë të gjithë zinxhirit ushqimore nga ferma në tavolinë. Në këtë kuadër, të gjitha marrëveshjet që përmbajnë “dispozita tregtare” që Shqipëria ka aktualisht me vendet jashtë BE-së por që nuk janë në të njëjtën linjë që ndjek BE-ja, duhet të rishikohen”, sqaron Ministria e Bujqësisë.

Në fillim të vitit 2025, do të filloj një projekt i BE-së për sigurisë ushqimore, ku një ndër mbështetjet që do i japë Shqipërisë do të jetë edhe vlerësimi, kategorizimi dhe përditësimi i standardeve të stabilimenteve ushqimore. Nga ana tjetër sipas Ministrisë së Bujqësisë, ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për operatorët e biznesit ushqimor për përmirësimin e standardeve dhe sjelljen e tyre në standardet e kërkuara nga BE-ja për eksportin e produkteve që ata prodhojnë.

Për muajt janar-gusht sipas të dhënave të INSTAT, importet e grupit “Mish dhe të brendshme të ngrënshme” u kryesuan nga të hyrat e mishit dhe të brendshmeve të ngrënshme nga Brazili. Importet e Brazilit zunë 28% të totalit të 7-mujorit. Importet e mishit nga SHBA zunë 20% të totalit të importuar. E ndjekur nga importet e Greqisë me 19% të totalit dhe Italisë me 10%. Ndërsa e importet e ardhura nga shtetet e tjera europiane si Polonia dhe Gjermania pesha e tyre ishte përkatësisht 4% dhe 3%./ Monitor

mish

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë