27 vatra në mbarë vendin, situatë kritike në Dibër dhe Dajt
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit ...
Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një ate...
Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Mësohet se ...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar gjatë natës në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit....
Një analizë e thellë e zhvillimeve të fundit politike zbulon një prapaskenë të errët që përfshin nivelet m&e...
Situatë alarmante paraqitet në zonën e Trodhnes në njësinë administrative Ulëz të Bashkisë Mat ku zjarri vijon t&...
Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Mirditë. Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa nuk dihen r...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka bërë me dije se ka vënë në pranga dy punonjës policie. Mësohet se i arrestuari i parë është inspektori me inicialet L.T i cili u vendos në pranga pasi shkaktoi një aksident nën efektin e alkoolit. I arrestuari është me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mirditë. Ai akuzohet për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Punonjësi i dytë i policisë i vënë në pranga është inspektori me inicialet J. R. me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Gjirokastrës. Mësohet se ai është vënë në pranga pasi ka shkelur urdhin e mbrojtjes ndërsa i ka vjedhur ish-bashkëshortes një një valixhe ku ndodheshin një sasi prej 5 milionë lekësh. Nga kontrolli i banesës së tij në qytetin e Gjirokastrës, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 287 fishekësh pistolete të tipit TT, një dorezë metalike, një krehër me 7 fishekë dhe 1 palë pranga.
Njoftimi i plotë i MP-së:
AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie. Agjencia e Mbikëqyrjes policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor L.T., me detyrë Paturllë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mirditë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit në “Rugën e Kombit” është përplasur me një automjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkolit rezultoi pozitiv. Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Gjirokastrës, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja”, “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ish- bashkëshortja ka denoncuar punonjësin e policisë për shkelje të urdhërit të mbrojtjes, duke i vajtur në banesë dhe gjithashtu i ka marrë një valixhe ku ndodheshin një sasi prej 5 milionë lekësh. Pas marrjes së kallëzimit, u kryen veprimet hetimore dhe nga kontrolli në banesën e shtetasit SH. A. (kunati i punonjësit të policisë J. R.) u gjend valixhja dhe një portofol me shumën prej 8 000 Euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vazhdim të veprimeve nga kontrolli i banesës së tij në qytetin e Gjirokastrës, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 287 fishekësh pistolete të tipit TT, një dorezë metalike, një krehër me 7 fishekë dhe 1 palë pranga. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka nisur që në orën 10:00 seancën gjyqësore me dyer të mbyllura ku po shqyrt...
alexander kasanof TIRANË- Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof ka marrë pjesë në ceremonin&eum...
makina e kevin hajrullës VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku u plag...
Foto VLORË- Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi në Sarandë dhe Delvinë. Mësohet se nga ky o...
Arrestimi TIRANË- Një 42-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardh...
Arrestimi SHKODËR- Një 36-vjeçar është vënë në pranga. Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur pasi ai ishte i...
Foto ilustruese TIRANË- Ndërhyrjet në banesa në funksion të eficiencës së energjisë dhe të mbështetura ng...
Foto TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jet&...
foto ilustruese VLORË- Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, nga nj&eum...
banka TIRANË- Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshë...