AKTUALITET

Shkarkohet drejtoresha e spitalit rajonal të Librazhdit/ Fatbardha Qatja: Gjithçka u bë një ditë para se të pezullohenin punësimet në administratë, nënkryetari i bashkisë është drejtori i ri

r.ll Përditësimi i fundit 4 Mars 2025, 15:39
Shkarkohet drejtoresha e spitalit rajonal të Librazhdit/ Fatbardha Qatja:
fatbardha qatja

LIBRAZHD- Drejtoresha e spitalit rajonal të Librazhdit, Fatbardha Qata është shkarkuar nga detyra me vendim të ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu. Ka qenë vetë drejtoresha e spitalit e cila përmes një reagimi, ka dhënë lajmin për largimin e saj nga kjo detyre. Qatja shprehet se vendimi i ka ardhur në mënyrë të papritur në rrugë postare mëngjesin e djeshëm, pa i dhënë asnjë arsye për çfarë po e shkarkojnë.

Ajo bën gjithashtu me dije se urdhri për shkarkimin e saj është firmosur më 28 shkurt nga ministrja e cila ka emëruar menjëherë pasuesin e saj që përkon një ditë para hyrjes në fuqi të emërimeve të reja në administratë, për shkak të ligjit zgjedhor që ndalon emërimet nga 3 Mars 2025. Pasuesi i saj është emëruar Ermir Sulollari i cili më herët ishte nënkryetar i bashkisë. 

REAGIMI I PLOTË: 

Miqtë e mi. Sot pa pritur dhe papandehur më vjen një shkresë në rrugë “postare” ku kërkohej largimi im rrufe nga puna. As shkak, as arsye. Çudi, as një njoftim paraprak, dhe për më tepër as njoftim që do të bëhej shkarkimi. Si në epokën e “qoftë largut”,ishte kjo maskaradë sot. Nuk është hataja se të përkohshëm jemi madje edhe jeta jonë e përkohshme është. Po përse bëhet ky shkarkim?! Nuk dua ta besoj që dikasteri ministror që unë kam punuar si institucion vartës me ta, të arrijë në këtë derexhe.

Është nënshkruar nga ministrja që më dt 28 shkurt dhe si ka mundësi që vrap e vrap, posta e solli sot më dt.3 mars, që në 8 e 30 të mëngjesit?! A vetëm për mua paska punuar shërbimi postar në ditë pushimi? E gjitha kjo, meqë nga dt 3 mars, fillojnë pezullimet e lëvizjeve në administratë, posta vrap e vrap mbërriti te Spitali Librazhd. Një heqje pa ekuivok besoj bëhet në shkeljet tejet të rënda. Dua të jem transparente. Unë nuk jam drejtor “kapadai” që në rrugë alladhverishe, korruptive kam mbledhur “dhjamë” dhe nëse rri pa punë kam dhjamin për t’u djegur.

Unë nga shteti im vetëm rrogën kam marrë, asgjë tjetër. Meqë më hoqët urgjent nga puna, ku do të ushqehet fëmija im? Unë jam nënë para se të jem drejtuese apo punonjëse. Ti si shtet, ku mendon se do të jem unë nesër?! Të më flakësh në rrugë? Ky është #EKZEKUTIM. Në emër të kujt? Dhe pse?! Pse qenkam problem?! Pse punoj? Pse nuk korruptohem? Pse zbatoj ligjin?! Çfarë mund të pres më pas kësaj? E gjitha për t’ iu bërë qejfi dikujt që e kam shkelur në kallo me drejtësinë time, me korrektësinë time duke zbatuar ligjin.

Përpos kësaj, mirënjohëse pafund stafit të Spitalit Librazhd& Prrenjas. E privilegjuar për 1 vit e 5 muaj, që kemi punuar dhe kemi ndarë çdo sfidë bashkë. Konsiderata për #JU meriton një status tjetër në një moment sa më të afërt. Ermir Sulollari emërohet Drejtor i Spitalit Librazhd. Sulollari mbante postin e nën kryetarit të bashkisë Librazhd.

fatbardha qatja spitali i librazhdit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë