AKTUALITET

Shkatërrohet rrjeti i trafikut në Reggio Emilia: 9 urdhër-arreste, mes tyre 8 shqiptarë

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 12:29

Shkatërrohet rrjeti i trafikut në Reggio Emilia: 9

Policia italiane në Reggio Emilia ka ekzekutuar në orët e agimit një urdhër paraburgimi paraprak të lëshuar nga Gjykatësi i Hetimeve Paraprake në Gjykatën e Bolonjës, me kërkesë të Drejtorisë Antimafia të Distriktit të Bolonjës, ndaj nëntë personave, tetë me origjinë shqiptare dhe një italian, të dyshuar për konspiracion kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Operacioni u krye nga Skuadra Fluturuese e Policisë së Reggio Emilia-s, në koordinim me Shërbimin Qendror të Operacioneve të Policisë Italiane, si dhe me mbështetjen e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, i cili aktivizoi rrjetin e Interpol-it për shpërndarjen e urdhër-arresteve në nivel ndërkombëtar, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare.

Arrestime dhe kontrolle po zhvillohen në disa provinca italiane, përfshirë Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, si dhe jashtë Italisë, konkretisht në Francë, Spanjë dhe Shqipëri, falë bashkëpunimit me policitë përkatëse, veçanërisht me Departamentin e Policisë Kriminale të Shqipërisë. Operacioni, i koduar “STURL ONE”, është vazhdim i hetimeve të mëparshme TREXIT 2019 dhe BLACK MAMBA, të cilat në vitet 2021 dhe 2022 kishin çuar në ekzekutimin e 35 masave kufizuese. Këto hetime zbuluan ekzistencën e disa organizatave kriminale aktive në provincën e Reggio Emilia-s, përfshirë dy grupe të strukturuara me shtetas shqiptarë, të përfshira në furnizimin masiv me kokainë.

Sipas hetuesve, një nga organizatat drejtohej nga një shtetas shqiptar me banim në Itali, i cili udhëtonte shpesh jashtë vendit dhe kishte rolin kyç të ndërmjetësimit për sigurimin e drogës në rajonin Emilia-Romagna që prej vitit 2018.

Grupi kriminal ishte i pajisur me burime të mëdha financiare dhe logjistike, duke importuar kokainë, hashash dhe marihuanë nga Amerika e Jugut, Evropa Veriore dhe Spanja, të fshehura në kamionë me produkte bujqësore dhe të shpërndara më pas në të gjithë Italinë përmes korrierëve. Për komunikim, të dyshuarit përdornin platformën e koduar SkyECC, e instaluar në telefona të posaçëm me vlerë mijëra euro.

Analiza e bisedave të përgjuara, të siguruara përmes një Urdhri Hetimor Evropian, lejoi rindërtimin e aktivitetit kriminal dhe identifikimin e roleve të secilit anëtar, duke çuar në ngritjen e 44 akuzave penale. Sipas autoriteteve, vetëm gjatë gjashtë muajve monitorim, organizata arriti të lëvizte mbi 200 kilogramë kokainë dhe rreth 1,000 kilogramë hashash dhe marihuanë, duke përfituar miliona euro.

Në total, 15 persona janë nën hetim, ndërsa gjatë operacionit u kryen dhjetëra kontrolle me pjesëmarrjen e rreth 50 efektivëve të policisë. Paralelisht, në provincën e Brescias, një shtetas maroken u arrestua në flagrancë, pasi iu gjetën mbi 2 kg marihuanë, 1 kg hashash dhe 5,800 euro cash, me dyshimin për shpërndarje droge. Autoritetet italiane e konsiderojnë operacionin një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës dhe një shembull të bashkëpunimit efektiv policor mes vendeve evropiane dhe Shqipërisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?