AKTUALITET

Shkodër - VOA: Policia po dëshmon mungesë efektivteti në luftën ndaj kanabisit

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 11:27

Shkodër - VOA: Policia po dëshmon mungesë efektivteti në

Pas një hetimi disa mujor, për kultivimin e bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, ekzekutuan gjatë ditës së dielë masat e sigurisë për 13 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shkodrës.

Ndaj tyre janë administruar prova dhe fakte, që ngrenë dyshime se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative “Ana Malit”, fare pranë qytetit të Shkodrës dhe pikëkalimit kufitar të Muriqanit, në kufirin me Malin e Zi.

Zyrtarët e policisë së Qarkut të Shkodrës akuzohen se kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masat e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 11 punonjësve të policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Mes tyre janë zv/drejtori për hetimin e krimit, ish-shefi i komisariatit të policisë Shkodër, aktualisht me detyrë shef i rendit në DVP Tiranë, shefi i sektorit të policimit në komunitet si dhe shefi i sektorit për hetimin në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Shkodër.

Një masë më e rëndë sigurimi u dha nga gjykata për Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, Pëllumb Shpati dhe Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet, inspektorit Taulant Kurtaj. Për ta, gjykata mori masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për shkak të dyshimeve për shpërdorim të detyrës, e kryer në bashkëpunim si dhe “Përkrahje te autorit të krimit”.

Në janar të këtij viti, shefit të seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës, Pëllumb Shpatit, ju vendos në banesë lëndë shpërthyese ‘tritol’ nga persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale, ndërsa zoti Shpati dhe familjarët e tij deklaruan se ngjarja kishte lidhje me detyrën si shef i seksionit të krimit.

Përfshirja e 13 zyrtarëve dhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës dëshmon mungesën e efektivitetit të policisë në luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër, Malësi të Madhe, Vau Dejës dhe Pukë.

Rajoni i Shkodrës vazhdon të mbetet një nga zonat më të prekura nga kultivimi i bimëve narkotike. Në mars, në afërsi të qytetit të Koplikut u zbuluan 27 sera me rreth 8000 fidanë të bimës narkotike cannabis sativa. Ndërsa në muajin qershor u zbuluan edhe 6 sera të tjera me cannabis në zonën e Velipojës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë